Politikë

  • Zëvendësministri i Jashtëm i Austrisë Michael Linhart zhvilloi sot një vizitë në Tiranë ku, si Përfaqësues i Kryesisë së OSBE-së për vitin 2017, nënvizoi rolin kyç të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për mbështetjen e procesit të reformave në vend.
  • Zv/presidentja bullgare vizitë në
    Shishtavec,pritet me këngë e valle

    Mes këngësh e vallesh është pritur zv/presidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova në Shishtavec të Kukësit, ku jeton komuniteti bullgarë.  VIDEO  FOTO

  • Buxheti, Kryemadhi: Qeveria
    s’ka plan ekonomik për varfërinë

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme një tryezë diskutimi në lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale. E pranishme në këtë takim, Monika Kryemadhi, tha se mazhoranca aktuale nuk ka një program qeverisës apo plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.   VIDEO

  • Takimi në Bruksel,reagon Rama:
    Reformat, rrugëtim i vështirë! 

    Duke shpërndarë njoftimin e plotë të takimit të KSA, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se ky këndvështrim vlen për të gjithë ata që thonë se nuk jemi në rrugën e duhur pse nuk do të shohin apo gabimisht e kanë menduar si të lehtë këtë rrugë. Sipas tij, të bësh shtet është e lehtë ta thuash, po duhen përpjekje të mëdha ta bësh.

  • Deputeti demokrat thirrje me
    gazetarin e shkarkuar nga Berlusconi

    Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, duket se është i shqetësuar nga hapësirat televizive që zënë ministrat e qeverisë në televizionet shqiptare.

  • Manjani sulmon Mogherinin:S'i
    intereson kanabizimi i Shqipërisë

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas përgjigjes që dha sot nga Brukseli zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, për akuzat ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. ​Manjani sulmon Mogherinin, e cila nuk pranoi të komentojë këtë rast, duke thënë se respekton punin e gjyqësorit. 

  • Drejtësia,Italia ofron mbështetje,
    Gjonaj: Dy grupe pune për ...

    Në takim u diskutua rritja e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë. Palët nënvizuan vullnetin për të vazhduar në rrugën e bashkëpunimit të ngushtë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe të prioriteteve në fushën e drejtësisë. Ministrat u dakordësuan për hartimin e një Memorandumi Bashkëpunimi të një kuadri të gjerë në fushën e drejtësisë. VIDEO

  • Rritja e çmimit të ujit, PD:Ogur i
    zi, UKT humbje marramendëse

    Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 44%, vendim që u zyrtarizua një ditë më parë nga Enti Rregullator. Anëtari i djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, e ka cilësuar këtë rritje një ogur të zi për qytetarët. VIDEO

  • Zbardhet takimi i KSA: Vettingu
    kyç për integrimin e Shqipërisë

    Këshilli i Stabilizim dhe Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të 9-të më 15 nëntor 2017. KSA konstatoi Raportin e vitit 2016 të Komisionit për Shqipërinë, i cili njohu përparimin e vendit drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe vazhdimin e progresit përgjithësisht të qendrueshëm në pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të aderimit. 

  • Task-Forca kundër krimit, Lu në
    zyrën e Ramës në Kryeministri

    Ambasadori amerikan, Donald Lu ka mbërritur në këto momente në Kryeministri, ku mësohet se po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama. 

  • Pasuria 5,5 mln €, kryebashkiaku
    i Pukës: Ja si i kam bërë!

    Gazeta Shqiptarja.com, në një shkrim të sajin dje, kishte marrë në vëzhgim deklaratat e pasurive të disa kryebashkliakëve të vendit, ku spikaste ajo e kryetarit socialist të Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, me mbi 5,5 milnionë euro, i cili rezulton një ndër kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri.

  • Sekretarja e PD sulmon Bashën
    e Ramën:S'janë të zotët për ...!

    Sekretarja e Organizatave Partnere në Partinë Demokratike, Valbona Mezini, ka sulmuar hapur kryedemokratin Lulzim Basha. E tronditur nga fotoja e një vogëlushi nga miniera e Bulqizës, e cila është kthyer në virale në rrjet, Mezini nuk kursen me sulme as Ramën dhe as Bashën. 

  • Evoluimi i nofkave të Ramës për
    Berishën, Nanon, Metën, etj

    Edi Rama iu rikthye edhe një herë etiketimeve dhe paisonit të tij të vjetër për vendosjen e nofkave gjatë një emisioni televiziv dje, për personazhet kryesorë të politikës.

  • Çështja 'Tahiri', Mogherini pyetet
    në Bruksel,por ja si përgjigjet

    Zyrtarja e Lartë e BE, Federica Mogherini, është pyetur për lajmin e bujshëm në Shqipëri e më gjerë, atë të akuzave për implikimin e ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës. Gjatë një konference për media nga Brukseli pas takimit me ministrin Bushati, Mogherini u pyet nga një gazetare në sallë për këtë çështje dhe nëse ka vullnet politik për të mbrojtur Tahirin, i akuzuar për përfshirjen në trafik droge. 

  • Mogherini:Viti 2018 unik për
    Shqipërinë,presim hapa konkretë

    Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, i ka bërë thirrje Shqipërisë të zbatojë Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, duke ofruar njëkohësisht dhe mbështetjen e BE për këto reforma të rëndësishme.  VIDEO

  • Integrimi i Shqipërisë, Bushati
    takon Mogherinin në Bruksel

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Takimi kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini.  VIDEO

  • Familjarët e kryebashkiakëve në
    poste shtetërore nga BSH te Albpetrol

    Shqiptarja.com, zbulon emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore. Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore  VIDEO

  • Kryebashkiakët me fabrika
    pallate dhe makina luksoze

    Kryetarët e disa prej 61 bashkive, sfidojnë edhe njerëzit e politikës dhe gjyqësorit, sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme. Fiqiri Ismaili posedon mbi 19 pasuri të tjera të paluajtshme si dhe deklaron dhjetëra mijëra USD të ardhura në vit.Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, rezulton pronarë me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz, në pronësi edhe dy apartamente.  VIDEO

  • Xhaçka: Mjekët me uniformë,
    pranë komuniteteve në nevojë

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka deklaroi sot se mjeket dhe infermierët në uniformë prej dy ditësh po kryejnë vizita mjekësorë në fshatin Bicaj të Kukësit dhe do të vijojnë në të gjitha zonat e thella për t’ju ardhur në ndihmë qendrave shëndetësore për të qenë pranë femijeve dhe të moshuarve të zonës.

  • Vangjel Dule për Himarën: Po
    rrëmbehen pronat, Athina të reagojë 

    Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, që përfaqëson pakicën greke në Shqipëri në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ u shpreh se duhet të ketë një dialog më intensiv mes Greqisë dhe Shqipërisë për një nivel shumë më të lartë marrëdhëniesh mes dy vendeve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv