Politikë
-
Astrit Patozi e cilësoi si të panatyrshëm koalicionin opozitar mes PD dhe LSI, pasi sipas tij njerëzit i bashkon ideja dhe jo bashkimi mekanik. Për Patozin marrëveshja Rama-Basha vazhdon, jo e shkruar, por e heshtur, ndërsa i cilësoi kryeministrin dhe kryetarin e PD si dy ‘sulltanë’.
VIDEO
13 Nëntor 2017, 22:35 -
Patozi: PD në kaos, Basha s'diti
13 Nëntor 2017, 22:22
që të shfrytëzonte çështjen Tahiri
Astrit Patozi u shpreh se PD nuk arriti që të përfitonte nga çështja Tahiri, ndërsa shpjegoi edhe heshtjen e kritikëve brenda partisë kohët e fundit. Ai e cilësoi gjendjen në PD si kaotike, ndërsa Bashën pa ide dhe vizion për të sjellë demokratët në pushtet. Sipas Patozit, Rama e ka përdorur debatin me gazetarët, dorëheqjen e Visho Ajazit dhe cështje të tjera për të larguar vëmendjen nga Tahiri.
VIDEO
-
Lëvizje e re? Patozi: Demokratët
13 Nëntor 2017, 20:58
jashtë PD do të jenë në Kuvend
Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” paralajmëroi një lëvizje re politike, e cila sipas tij duhet që të shkundë sistemin në Shqipëri. Patozi u shpreh se pret një përgjigje nga Lulzim Basha për plaftormën për ringritjen e PD që i dorëzoi grupi i kritikëve, ndërsa nëse nuk do të merret në konsideratë atëherë la të kuptohej se kjo lëvizje brenda PD mund të kthehet në një lëvizje politike.
VIDEO
-
Drejtësia, Vettingu ende pa
13 Nëntor 2017, 19:46
financime, presin buxhetin në janar
Tre organet e vettingut nuk kanë marrë ende fonde nga ministria e financave për të zhvilluar punën e tyre. Pavarësisht kësaj, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të tre institucionet u shprehën të kënaqur me fondet që qeveria ju ka parashikuar për vitin 2018.
VIDEO
-
Rama- ministrave: Mos vononi
13 Nëntor 2017, 19:10
emërimet, kujdes me deputetët
Vjion mbledhja me dyer të mbyllura i grupit parlamentar të PS ku Report Tv mëson se Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave që mos t’i vonojnë emërimet e grupit të deputetëve në të gjitha qarqet e vendit në lidhje me emërimet e propozuara prej tyre
-
“Greqia”, Shehu: Bushati duhej
13 Nëntor 2017, 18:39
të përgatitej, jo këngë e valle
Deputeti i PD, Tritan Shehu e cilëson si të dështuar takimin mes Bushatit dhe Kotzias në Kretë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve. Ai shprehet se ministri i Jashtëm duhet të shkonte i përgatitur, pasi takime të tillë nuk mbahen me këngë dhe me valle.
VIDEO
-
Buxheti 2018, Rama: Kompanitë e
13 Nëntor 2017, 17:22
mëdha t’u shmangen shkeljeve
Kryeministri: Buxheti 2018 është buxheti i rrugës evropiane
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2018, ndërsa sjellë në vëmëndje edhe reformat që do të ndërmarrë kreu i qeverisë për mandatin katër vjeçar.
-
Rama propozon ish-kreun e
13 Nëntor 2017, 17:00
SHISH ambasador në NATO
Ish- kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika është propozuar nga Rama për postin e ambasadorit në selinë e NATO-s. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga kreu i SHISH. Emërimi i Visho Ajazit në postin e ambasadorit në NATO ishte përfolur pas dorëheqjes, si pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit me kryeministrin Rama.
-
Negociatat, Rama: Kapitull të ri
13 Nëntor 2017, 16:32
në marrëdhëniet me Greqinë
Pas fazës së parë të negociatave me Greqinë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të hapet një kapitull i ri mes dy vendeve. Kryeministri u shpreh optimist për bisedimet në Kretë.
-
Rama: Shkarkim kreut të KQZ e
13 Nëntor 2017, 16:24
kryebashkiakut të Mallakastrës
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Shefi i qeverisë u shpreh se ai preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi është dënuar nga gjykata në Itali. Ndërsa grupi i PS ka miratuar kërkesën e Taulant Ballës për nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Zguri. Socialistët e akuzojnë për shkelje në rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Kapllanaj.
VIDEO
-
A iu refuzua viza amerikane?
13 Nëntor 2017, 15:39
Ja si reagon Vangjush Dako
Kryebashkiakut socialisti i Durrësit, Vangjush Dako është pyetur nga gazetaeja e Report Tv, Esjona Konomi në lidhje me lajmin që ka qarkulluar për anullimin e vizës amerikane. Siç duket edhe nga pamjet, Dako nuk ka pranuar të përgjigjet, por në ikje e sipër krah ish-ministrit Bledi Çuçi, thjeshtë ka qeshur.
VIDEO
-
Apeli i fortë i KQZ:3 parti politike
13 Nëntor 2017, 14:55
po shkelin ligjin,ja cilat janë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka bërë apel tri partive politike të depozitojnë raportet financiare për fushatën zgjedhore të 25 qershorit 2017. Në një dalje për media, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, tha se partitë politike PDIU, AAK dhe SFIDA nuk kanë depozituar raportet financiare, edhe pse afati i fundit ishte data 25 shtator.
VIDEO
-
Basha: FBI hetim buxhetit,provë
13 Nëntor 2017, 15:03
për pastrimin e parave të drogës
"Buxheti 2018 duhet të administrohet nga Prokuroria, FBI, DEA si një provë ligjore për paratë e drogës së Edi Ramës". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një dalje për mediat nga selia blu. Basha tha se paratë e drogës do blejnë ekonominë publike dhe private të qytetarëve, duke u investuar në biznese t9 ndershme.
VIDEO
-
Debati/Braçe-Shehajt: Kostumi
13 Nëntor 2017, 14:16
im 30 mijë lekë, i joti 1500 euro
Deputetët e opozitës kanë braktisur debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.
VIDEO
-
LSI votë kundër buxhetit 2018,
13 Nëntor 2017, 14:32
Vasili:Do pastrojë paratë e pista
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbuluar votën e saj për buxhetin e vitit 2018. Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, Petrit Vasili tha në një dalje për media se LSI do të votojë kundër këtij buxheti.
VIDEO
-
Salianji: S'trembem nga dordolecët!
13 Nëntor 2017, 14:17
Ndreu:Opozitë e lodhur e qaramane
Ka vijuar përplasja mes dy deputetëve Ervin Salianji i PD dhe Pjerin Ndreu i PS edhe një javë pas 'sherrit' në Komisionin e Sigurisë. Salianji pretendoi se është kërcënuar nga kolegu Ndreu, dhe për këtë PD iu drejtua Kuvendit me një kërkesë, për përjashtimin e socialistit.
VIDEO
-
Kuvendi rrëzon PD për Ndreun:
13 Nëntor 2017, 13:10
Jo përjashtim për sharje
Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e deputetit socialist, Pjerin Ndreu, me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit. PD kërkoi tmasën më të rëndë disiplinore për Ndreun, me pretendimin se ka fyer e kërcënuar, duke përdorur dhunë, deputetin Ervin Salianji.
-
Manjani: Rama, krye-i pandehur
13 Nëntor 2017, 12:29
për kanabizimin!
Në një postim të tijin në Facebook, Manjani ka trajtuar gjerësisht problematikat politike të kohëve të fundit dhe sheh te çdo çështje komplekse të krijuar së rishtazi, një përpjekje të Ramës për ta zhvendosur vëmendjen nga çështja e kanabisit ose për ta kufizuar atë me rastin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
-
Takimi me Kotzias, Bushati do
13 Nëntor 2017, 12:00
raportojë te komisioni i Jashtëm
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka komentuar përpara komisionit të Jashtëm, takimin e dy kryediplomatëve atij shqiptar dhe grek, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias në Kretë.
VIDEO
-
Zguri:Mjafton fondi për KQZ,
13 Nëntor 2017, 11:32
por ...! Fino:Kërkesat minimale
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka parashtruar kërkesat e tij për institucionin që ai drejton, teksa po flet për buxhetin e vitit 2018. Në Komisionin e Ligjeve, Zguri tha se fondet prej 128 milionë lekë nga buxheti i 2018 për KQZ janë të kënaqshme, ndërsa kërkoi një shtesë me rreth 500 m2 në këtë institucion.