Politikë
-
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se teatri do të nis ndërtimin në vjeshtë dhe se toka e tij nuk do të cenohet asnjë centimetër. Në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë, Veliaj u shpreh se duhet parë si një mundësi punësimi dhe jo favorizim i oligarkëve pasi atyre ua ka 10-fishuar taksat.
17 Korrik 2020, 21:14 -
Varhelyi përshëndet mbledhjen sërish të Këshillit Politik: Ndryshimet e sistemit zgjedhor me konsensus, marrëveshja e 5 qershorit të mos cënohet
17 Korrik 2020, 21:05Gjithashtu shton se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.
-
Këshilli Politik mblidhet të hënën në orën 11:00
17 Korrik 2020, 19:49 -
-
-
Dule në Report Tv: Listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme, jo tani
17 Korrik 2020, 17:08Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriu është pro ndryshimeve kushtetuese por jo tani. Në një intervistë për Report Tv, aleati i Partisë Demokratike shprehet se propozimet e opozitës parlamentare duhet të futen në legjislaturën e radhës, pasi në këto momente ndryshimet kushtetuese janë aventurë. Kryetari i kësaj force politike nuk përjashton mundësinë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në tetor.
-
PD-LSI pranojë të ulen me kusht për 'listat' në Këshillin Politik: Të miratohet sa më shpejt pakti i 5 Qershorit
17 Korrik 2020, 16:49PD-ja thekson se çdo diskutim tjetër, sipas marrëveshjes nuk mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.
-
Diplomacia në kaos/ 30 ambasadorë të Shqipërisë pa mandat, disa prej tyre 9 vite në detyrë jashtë afatit
17 Korrik 2020, 16:2642 % të ambasadave shqiptare me drejtues pa mandat, pa struktura të miratuara dhe me pozicione pune kaotike, KLSH i kërkon ministrit Cakaj të ndërhyjë
-
'Listat' te Këshilli Politik, Hajdari: PD-LSI i refuzuan, por nëse kanë ndryshuar mendje OK
17 Korrik 2020, 16:11Deputetja demokrate u kujton palëve se listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe PD-LSI i refuzuan, por nëse kanë ndryshuar mendje, shton ajo, është dakord.
-
PD: Veliaj zhduk 26 milionë lekë për mobilimin e bibliotekës në Kombinat, që nuk është më funksionale
17 Korrik 2020, 16:04Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun E Tiranës, Erion Veliaj se po zhduk dhe shpërdoron 26 milionë lekë për të mobiluar bibliotekën në Kombinatit, ku sipas Zhupës kjo tashmë nuk ekziston pasi pallati në të cilën ndodhet është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti.
-
-
Hapet loja me 'Listat'/ Mblidhet sërish Këshilli Politik! Rama i pranishëm, i shmanget Basha dërgon Bardhin! Takimi të hënën në 11:00
17 Korrik 2020, 14:55Këshilli Politik nga ku doli drafti i dakordësuar i 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore do të rimblidhet, por këtë herë pas kërkesës së Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për të diskutuar nismën e opozitës brenda parlamentit për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe koalicionet, që u mbështet nga Edi Rama. Takimi do të mbahet të hënën në 11:00
-
-
Listat, Kryemadhi: Rama po rrezikon integrimin, LSI-ja ka planin për të qeverisur vendin
17 Korrik 2020, 14:41Kryemadhi shprehet se ka një plan të qartë për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale.
-
Meta: Situata nga pandemia në Shqipëri është dramatike
17 Korrik 2020, 13:50Një mesazh, Meta kishte edhe për politikën.
-
'Ligji për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar', Tabaku: Po pastrohen paratë e kriminelëve (VIDEO)
17 Korrik 2020, 13:05'Projekti i kryeministrit në ikje u siguron paprekshmëri dhe legalizim të pasurisë gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit."
-
'Nëse bëhen ndryshimet kushtetuese shoqëria futet në krizë', Kume: Çdo ndryshim të diskutohet në këshillin politik
17 Korrik 2020, 12:52Kume thotë se nëse bëhen ndryshimet kushtetuese në kushtet aktuale shoqëria do të përballet me kriza.
-
Tërhiqet PS: Shkeljet që bëri Meta nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar! Opozita parlamentare kundër dhe largohet: E amnistuat për pazar (Ekskluzive-raportet)
17 Korrik 2020, 11:29Mbyllet historia e një viti hetim. Partia Socialiste fal Presidentin Ilir Meta. Të gjithë debatin PS-ja e mbyll duke i rekomanduar Kuvendit që të bëjë një ligj organik për Presidentin dhe ndërhyrje në Kushtetutë për zhbllikimin e mekanizmit bllokues që u krijua në Gjykatën Kushtetuese me emërimet.
-
Xhaçka dhe përfaqësuesja e OKB-së për zhvillimin miratojnë projektin për mbrojtjen sociale: Po hedhim gurin e themelit për jetët tona
17 Korrik 2020, 10:20Projekti ka të bëjë me forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale.
-
Meta dhe Basha kërkojnë që të mblidhet sërish Këshilli Politik për listat dhe koalicionet
17 Korrik 2020, 10:19Lulzim Basha kërkojnë që të mblidhet sërish tryeza e Këshillit Politik për të diskutuar dhe vendosur për nismën për ndryshimet kushtetuese me qëllim hapjen e listave dhe koalicionet.