Politikë

  • Referendumi në Partinë Socialiste do të mbahet 30 ditë pas Kongresit të 19 marsit. Në të njëjtën mbledhje Kongresi, në 19 mars, 1500 delegatët do t’i referohen nenit 74 të ligjit të ri të funksionimit të PS-së, duke votuar kërkesën e kryesocialistit Rama për referendum. Formati i këtij referendumi nëse do të jetë konsultativ ose vendimmarrës, modalitetet e zhvillimit të tij dhe pyetja me të cilën Edi Rama do t’i drejtohet socialistëve për ligjshmërinë e mandatit të tij, do të votohet pikërisht në këtë Kongres.  VIDEO
  • Paloka: S’kemi kushte për Byronë
    Venecia s'ka rrëzuar kërkesat tona

    Pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë e pavarur edhe nga Prokuroria, duket se Partia Demokratike është tërhequr edhe nga kërkesat e saj.  VIDEO

  • Meta: Rritja e shkëmbimeve
    tregtare me rëndësi për vendet tona

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Zyrës Ndërkombëtare të Investitorëve, Maqedonia- Kosova-Shqipëria. Gjatë këtij takimi, Meta theksoi se gjithçka që mund të bëjë Kuvendi, Qeveria dhe komuniteti i biznesit për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, është jo vetëm në interesin e biznesit, por mbi të gjitha të ekonomive të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.
     

  • Meta takon Shpend Ahmetin:
    Të intensifikojmë marrëdhëniet

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me të cilin dolën në konkluzionin e nevojës për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

  • "Integrimi" miraton pa opozitën
    marrëveshjen kufitare me Malin e Zi

    Komisioni parlamentar për Integrimin, ka miratuar sot marrëveshjen ndërkufitare me Malin e Zi vetëm me votat e mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë as sot në mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke vijuar bojkotin e saj prej 3 javësh tashmë.  VIDEO

  • Rama-Meta, takim 60 minuta te
    Kryesia, një ditë para seancës

    Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë zhvilluar sot takimin e përjavshëm në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ende nuk dihen detajet e këtij  takimi i cili ka zgjatur rreth 60 minuta, por ai vjen një ditë para seancës parlamentare.

  • Boçi: Zgjedhjet për rektorët, qeveria
    "kap" zyrtarisht universitetet publike

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cilëson zgjedhjet për rektorët e rinj si nisjen e fushatës së radhës nga qeveria, për kapjen politike përfundimtare të universiteteve. Anëtari demokrat i komisionit parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit, shkruan në rrjetet sociale se ministrja Nikolla para se të shpallte datën 20 prill për zgjedhjet, duhet të bënte publike rregulloren e zgjedhjeve dhe jo draftrregulloren.  

  • Mimoza Hafizi:Jo ne refraktarët e
    PS por ata që s’zbatojnë Statutin

    INTERVISTA/ Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, një prej zërave më të spikatur përkrah Ben Blushit, që kërkon zgjedhje në PS, nuk pranon të quhet grupi refraktar brenda partisë.

  • "Drejtësia", Venecia injoron PD 
    s'reflekton 11 pikat në draftin final

    Komisioni i Venecias publikon opinionin final për Reformën në Drejtësi. Në dokumentin përfundimtar, Komisioni i Venecias ka bërë shumë pak ndryshime në krahasim me opinionin që publikoi në fund të muajit shkurt. Por bie në sy se Venecia ka injoruar një pjesë të propozimeve që ka bërë Partia Demokratike.  VIDEO
    Kontestimet e PD për reformën në drejtësi

  • Lu: 25 vjet marrëdhënie diplomatike
    Shqipëri-SHBA, është vetëm fillimi

    Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka uruar në shqip përmes një video mesazhi, 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në mesazhin e titulluar "Ky është vetëm fillimi", Lu thekson se, "është e vështirë të besosh se vetëm 25 vjet më parë, Shqipëria dhe Amerika nuk kishin marrëdhënie zyrtare". Mund të duket kohë e gjatë, por në historinë e dy popujve është vetë fillimi", shprehet Lu.  

  • SHBA: "Jo" viza për politikanët 
    e korruptuar, shqyrtim rasteve 

    Drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, Thomas Yazdgerdi, apelon për miratimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa humbur kohë. Gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës", zyrtari i lartë i DASH theksoi se mazhoranca dhe opozita e dinë rëndësinë e kësaj reforme, edhe për kursin që Shqipëria do të ndjekë në të ardhmen.

  • Hafizi-të rinjve: Uroj të qeverisni 
     më mirë, ja si i përgjigjet Rama

    Edhe në ceremoninë e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste në Shkodër, kryeministri Edi Rama është ndeshur me kërkesën e zgjedhjeve në PS. Ka qenë deputetja e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi, e cila gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësisë, ka deklaruar se në PS duhen zgjedhje nga organizatat bazë e deri për kryetarin e PS.  VIDEO

  • Rama: PD, si i dehuri i lagjes që shan 
     unë "komunisti" i dytë pas Saliut

    Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste, se përbalt qeverinë dhe reformat. Sipas tij, vendi sot vuan mungesën e opozitës, të cilët, tha Rama, ende s'janë zgjuar, edhe pse dy vite më parë kanë marrë goditjen me votë nga shqiptarët.

  • Çollaku: Rama ende s'ka shkelur në
    Uashington, SHBA mbështet Bashën

    Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, e cilëson vizitën e Lulzim Bashës në Uashington si dëshmi të mbështetjes së qartë amerikane për opozitën shqiptare. Çollaku shkruan në Facebook se kjo vizitë e kryetarit të PD, ndodh në një kohë kur kryeministri aktual Rama ende nuk ka shkelur në Uashington DC.

  • Shenjtërimi i Nënë Terezës, Meta:
    Reflektim i solidaritetit të shqiptarëve

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e datës së shenjtërimit të Nënë Terezës. “Për kombin shqiptar, shenjtërimi i Nënë Terezës përfaqëson një krenari kombëtare dhe një reflektim të vlerave tona të solidaritetit njerëzor dhe të kujdesit ndaj të pamundurve, ndaj shpreh mirënjohjen e thellë për miratimin nga Ati i Shenjtë i datës së shenjtërimit të kësaj nëne të shenjtë”, tha Meta.

  • Kokëdhima 'qahet' në grupin PS:
    Pse më dërguat në Kushtetuese?

    Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima i ka kërkuar llogari grupit parlamentar të partisë Socialiste dhe kreut të tij, Gramoz Ruçi se përse e çuan në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të tij.  VIDEO

  • Meta në inaugurimin e fabrikës së
     përpunimit të qumështit në UBT

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kjo fabrikë e pajisur me linjën e plotë të përpunimit të qumështit dhe e ngritur me kontributin financiar të Bashkimit Evropian është në shërbim të studentëve të këtij universiteti dhe mësimdhënies. VIDEO  FOTO

  • Zgjedhjet e parakohshme, Blushi:
    Jo, prishin koalicionin PS e LSI

    Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi teksa ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i është përgjigjur idesë së ish Kryeministrit Pandeli Majko i cili ka thënë se, nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe parlamenti i ardhshëm ta miratojë këtë reformë.  VIDEO

  • Ambasadorja shqiptare në SHBA 
    bën bashkë "Amerikanët e Tiranës'

    Tashmë 25 vjet miqësi e marrëdhënie diplomatike me SHBA-të pas rënies së komunizmit. Përmes një fotoje postuar në rrjetin social Facebook të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë qene në Shqipëri janë bërë bashkë me ftesë të përfaqësues tonë atje Floreta Luli Faber.

  • Abuzimi 3.4 mln € për HEC
    Ulëz, nisin hetime për Bozdon

    Privatizimi i hidrocentralit të Ulzës në Shkopet, duke shmangur vlerën e investimeve prej 3.4 milion euro, ka bërë që prokuroria e Tiranës të hapë një çështje penale ndaj ish-zv/ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës Enno Bozdo.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv