Shëndeti
-
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja ndau disa nga sëmundjet krysore që prekin kockat dhe shpjegoi shkaktarët e tyre.
13 Shkurt 2023, 12:27 -
Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrjen e rrallë në zemër te i riu, operacioni realizohet për herë të parë në Shqipëri
12 Shkurt 2023, 13:36Mjekët e QSUT ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë. Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës kanë bërë një operacion në zemër te një 27-vjeçar që ka zgjatur rreth 5 orë.
-
Të sëmurët kronikë/ Korça, qarku me numrin më të lartë! Mjekja: Shtohen rastet me tension, diabet dhe tiroide
9 Shkurt 2023, 17:37Numri i të sëmurëve kronikë rritet çdo vit dhe sipas ISHP-së, kjo lidhet kryesisht me plakjen e popullsisë. Ndër qarqet më të prekura janë Korça, Berati, Lezha dhe Gjirokastra. Mjekët sugjerojnë check-up çdo vit dhe shtimin e aktivitetit fizik sidomos tek mosha mbi 50-vjeç.
-
Goditja e mjekes në QSUT, kreu i Urdhrit të Mjekëve: Të ndërmerren masa urgjente për të luftuar dhunën ndaj bluza të bardha
9 Shkurt 2023, 12:51Pas goditjes së mjekes në QSUT nga dy persona, të cilët e dhunuan duke e akuzuar për neglizhencë për mos mjekim e të afërmit të tyre, i cili ndërroi jetë në Infektiv, kreu i Urdhrit të Mjekëve ka ngritur alarmin për mbrojtjen e bluzave të bardha
-
Miratohen kriteret për autonominë spitalore, ministrja e Shëndetësisë: Pagesë për performancë dhe praktika dyfishe për mjekët
8 Shkurt 2023, 15:43Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Qeverisë, ka bërë me dije se është miratuar akti nënligjor i cili përcakton kriterët që do të duhet të përmbushin spitalet për aplikimin e modelit të ri të autonomisë spitalore
-
Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla
8 Shkurt 2023, 15:19Mjekja gjinekologe Mimoza Keta foli në “Rreze Dielli” për problemet dhe komplikacionet që krijohen nga një cikël i çrregullt menstrual, por jo vetëm… Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni?
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, ja recetat më efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie
7 Shkurt 2023, 13:57Cilët janë shkaktarët dhe sëmundjet e fshehura që goja jonë “paralajmëron”?
-
Rritje të rasteve me grip në Shkodër, 2 mijë të sëmurë vetëm në janar! Epidemiologia: Simptoma të ngjashme me COVID-19, zgjat rreth 10 ditë
4 Shkurt 2023, 16:09Afro 70 qytetarë paraqiten çdo ditë për vizita në poliklinikat e Shkodrës, pjesa më e madhe e tyre të prekur nga gripi stinor. Kurba e infektimeve është në rritje, tha shefja e epidemiologjisë, ndërsa situata pritet të vazhdojë deri në mesin e shkurtit.
-
Dita Botërore Kundër Kancerit, Manastirliu: Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit
4 Shkurt 2023, 13:25Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për vaksinimin kundër HPV për mbrojtjen e vajzave ndaj Virusit të Papilomës Humane. Nga Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare, Manastirliu tha se 15 mijë vajza në vit përfitojnë nga kjo vaksinë falas.
-
Gjatë dimrit rriten urgjencat në kardiologji, mjeku: I ftohti ngushton enët e gjakut, sjell komplikacione
3 Shkurt 2023, 18:42Urgjencat kardiovaskulare janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të dimrit si pasojë e temperaturave të ulëta. Në një intervistë për Report Tv mjeku kardiolog Taulant Gishto thotë se mes të prekurve ka dhe mosha të reja, përdorues të rregullt të lëndëve narkotike, alkoolit e duhanit.
-
Virozat e stinës, fluks në spitalin e Gjirokastrës, mjeku: Janë dyfishuar vizitat, gripi më agresiv se vitet e tjera
2 Shkurt 2023, 09:18Spitali rajonal i Gjirokastrës po përballet me fluks të shtuar vizitash si pasojë e gripit dhe virozave që kanë përfshirë mbarë vendin. Sipas mjekut Rovin Laro, këtë vit gripi stinor ka shfaqur simptoma më të rënda se vitet e kaluara.
-
Zgjerohet flota e autoambulancave, Rama: Nga grumbull ‘karrocash’ teneqeje dhe telefonash që nuk përgjigjeshin, Urgjenca Kombëtare kthehet në repart ekselence
1 Shkurt 2023, 14:42Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Urgjencën Kombëtare si “repart ekspelencë të shërbimit shëndetësor shqiptar” pasi flotës së shërbimit i janë shtuar 8 autoambulanca të reja.
-
Virozat e stinës dhe gripi, fluks në Qendrat Shëndetësore të Vlorës! Mjeku: Preken rrugët e frymëmarrjes! Kryejmë deri në 60 vizita në ditë
31 Janar 2023, 17:46Fundi i janarit shënon kulmin e infektimit nga virozat stinore dhe gripi. Situata pritet të mbetet e rënduar deri në mesin e shkurtit. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv në qendrat shëndetësore të Vlorës, aty ku ka një fluks të shtuar të vizitave.
-
Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara dhe të modernizuara për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë: Urgjenca e re gati para sezonit turistik
31 Janar 2023, 16:37Spitali Rajonal i Vlorës ofron tashmë shërbim të modernizuar me teknologji të nivelit të lartë të Dispanserisë dhe Farmacisë, falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit për rehabilitimin e plotë të këtyre mjediseve, ndërkohë që është në zbatim e sipër një tjetër projekt ambicioz, ai i fuqizimit dhe modernizimit të shërbimit të urgjencës që synon të vendosë një standard bashkëkohor për qytetarët
-
Gërhisni natën? Specialisti Ylli Merja tregon sekretet e një nate për gjumë të qetë dhe zero gërhitje. Ja cili është trajtimi ideal përmes bimëve mjekësore
30 Janar 2023, 13:39Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndal në problemet që shkakton gërhitja, jo vetëm në aspektin psikologjik të çifteve por dhe në atë shëndetësor.
-
Cilat janë ushqimet që rrisin humorin?
29 Janar 2023, 21:50Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth por e ka një zgjidhje
-
Report Tv në qendrën shëndetësore në Kombinat, ka shërbim pediatrik 24 orë! Mjekja: Kemi 10 vizita në natë! Simptomat janë gjendje virale dhe temperaturë deri në 39 gradë celsius
28 Janar 2023, 17:57Në qendrat shëndetësore 24-orëshe, fluksi i shtuar i pacientëve me viroza e grip është i pranishëm edhe gjatë natës. Mjekja pediatre e qendrës në Kombinat thotë se shërbimi i ofruar përfshin vetëm një ekzaminim fillestar të të vegjëlve dhe raste me komplikacione nisen drejt QSUT-së.
-
Prej 1 muaji, psikologë edhe në 50 qendra shëndetësore! Psikologia Xhika: Ankthi e mbyllja në vetvete, problemet më të shpeshta! Referimi bëhet nga mjeku i familjes e pediatri
27 Janar 2023, 09:5750 qendra shëndetësore kanë nisur dhënien e shërbimit të psikologut për të gjitha grupmoshat. Ankthi, luhatja e humorit apo mbyllja në vetvete, kanë qenë disa nga problemet për të cilat qytetarët kanë kërkuar ndihmë gjatë këtij muaji të parë, ndërsa referimi bëhet nga mjeku i familjes dhe pediatri.
-
Mjeku Senad Halluni në krye Spitalit të Shkodrës, merr postin e titullarit
25 Janar 2023, 16:19Senad Halluni, është emëruar drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës. Mjeku i njohur ka pranuar propozimin që i është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë këtë pozicion të rëndësishëm për banorët jo vetëm të Shkodrës por të gjithë veriut të vendit.
-
Neurokirurgjia në QSUT në ‘pikë të hallit’, pa staf, ilaçe e protokoll mjekësor! Në mbrëmje 1 infermier, në reanimacion vetëm 2! Neuroanestezisti: Kirurgët ikin se shteti s’i mbron
23 Janar 2023, 17:38Spitali i neurokirurgjisë në QSUT realizon ndërhyrje të vështira, në mungesë të punonjësve të nevojshëm. Në mbrëmje në pavijone shërben vetëm një infermier, duke mos u ardhur dot në ndihmë pacientëve. Problem mbetet mungesa e medikamenteve dhe e protokollit mjekësor.