Sociale
-
6 Qershor, 07:58
-
Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në Sarandë
6 Qershor, 07:51 -
-
-
-
Lushnjë/ Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit
6 Qershor, 07:26 -
Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në Tiranë, kurban edhe për personat në nevojë! Spahiu: Paqe e begati
6 Qershor, 07:02Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kremtojnë këtë të premte Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit mijëra besimtarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin, ndërsa Report Tv udhëtoi drejt Laknasit, ku në një thertore bëhej gati kurbani për njerëzit në nevojë, simboli i kësaj feste.
-
‘Një mbi një dritaret’, mbyllet në Berat edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për fëmijë, trupa teatrale Shkodër merr çmimin e parë
5 Qershor, 18:24Ky festival bëri bashkë artistë të vegjël nga 6 qytetet: Berat, Dimal, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Kukës, të cilët përformuan çdo natë në skenë me shfaqjet e tyre. Artistë të moshës 5-15 vjeç u ngjiten në skenën e qytetit muzeal për 4-netë me radhë, duke dhuruar emocione të papërshkrueshme për spektatorët.
-
105 vite nga Lufta e Vlorës, ekspozitë fotografike në Muzeun Historik për të rënët
5 Qershor, 17:56Viti 1920 konsiderohet si një ndër vitet më vendimtare në historinë e Shqipërisë. Përveç Luftës së Vlorës, në këtë vit historik u mbajt edhe Kongresi i Lushnjës, ndërsa Tirana u shpall për herë të parë kryeqytet i vendit.
-
Mot i keq në Dibër, era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet segmenti Sofraçan–Shupenzë (VIDEO)
5 Qershor, 17:42Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë zonën e Dibrës pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve
-
Skena e teatrit 'Pirro Xëci' në Pogradec gjallërohet nga fëmijët, rikthehet festivali 'Xinxifilo'
5 Qershor, 17:25Qëllimi i festivalit është të mbajë gjallë një traditë të vjetër të qytetit, që i ka dhënë gjithmonë hapësirë artit për fëmijë, por edhe të nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin kulturor mes trupave pjesëmarrëse
-
Ekipi i mundjes në Kukës shkëlqen në arenën ndërkombëtare, trajneri Canaj: Mungon mbështetja nga pushteti vendor
5 Qershor, 17:03Trajneri i ekipit, Ali Cenaj, bën të ditur se aktualisht janë rreth 60 sportistë aktivë në të dy stilet, një numër i konsiderueshëm që e vendos Kukësin në një pozitë të veçantë në hartën kombëtare të mundjes.Sipas tij, ky ekip përfaqëson një nga bazat më të rëndësishme të prurjeve për Federatën Shqiptare të Mundjes.
-
Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia
5 Qershor, 16:45Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët të aplikojnë në Fondin e Komunitetit për vendosjen e ashensorëve të rinj në pallate, me financim 100% për të moshuarit dhe pensionistët. Qëllimi i fondit është përmirësimi i ambienteve të përbashkëta në banesat në bashkëpronësi përmes bashkëpunimit me qytetarët.
-
Shoferi keqtrajton gomarin në Gjirin e Lalzit, e tërheq me litar pas makinës (VIDEO)
5 Qershor, 16:51Një shofer është filmuar duke tërhequr një gomar me litar pas makinës në rrugët e Gjirit të Lalzit. Kafsha, e lidhur pas automjetit, detyrohet të ecë në asfalt nën diell, pa asnjë kujdes për mirëqenien e saj.
-
Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri, Xhemal Xherri: Më shumë se 280 fole në Lagunën e Nartës, numri më i madh në Ballkan
5 Qershor, 16:44Menaxheri i projektit për mbrojtjen e shpendëve të egër tha se janë më shumë se 280 fole ku janë vendosur flamingot në Lagunën e Nartës. Xherri tha se me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për shkak të zhurmave ata edhe mund të largohen.
-
Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH: Të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit! Zoti e begatoftë popullin tonë drejt paqes dhe mëshirës (VIDEO)
5 Qershor, 13:07Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
-
'Blindohet' Tirana para ndeshjes me Serbinë, policia tregon planin e masave! 2000 forca në terren dhe bllokime rrugësh, kamera inteligjente e kontrolle në kufi
5 Qershor, 11:27Policia e Shtetit ka hartuar plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri - Serbi (7 qershor, ora 20:45).
-
VIDEO/ ‘Defender Europe 25’, anijet e helikopterët e Forcave të Armatosura ‘pushtojnë’ brigjet e Durrësit! Stërvitje edhe me dronë
5 Qershor, 11:12Një operacion i simuluar u zhvillua këtë të enjte rreth 6 milje larg Portit të Durrësit, ku morën pjesë forcat detare shqiptare dhe aleatet, në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare "Defender Europe 25".
-
FOTOT/ Flamingot folezojnë për herë të parë në Shqipëri, një mrekulli në zemër të Lagunës së Nartës
5 Qershor, 09:48Për herë të parë, flamingot kanë nisur të folezojnë në territorin tonë. Organizata "Protection and Preservation of Natural Environment in Albania", shkruan se janë regjistruar plot 281 fole me vezë, të cilat pritet të çelin së shpejti.
-
VIDEOLAJM/ Sezoni turistik, fluks emigrantësh në portin e Vlorës
5 Qershor, 08:30Ka nisur në portin e Vlorës fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve dhe turistëve për të kaluar pushimet verore në Shqipëri
