Sociale

  • Kur plotësohen elementët e rëndësishëm të një qyteti turistik bregdetar me struktura që janë vendosur në shërbim të banorëve dhe pushuesve, atëherë ditët e pushimit mund të zëvendësojnë lodhjen e gjithë vitit. Në rast të kundërt ato lënë pas lodhjen për të shtuar edhe pakënaqësinë e fillimit të një sezoni të vështirë. Në një qytet si ai i Himarës përveç bukurisë së detit që ndez shkëndijat në sytë tanë nuk mund të mos kemi parasysh të sjellim atë çka ofrohet për turistët shqiptarë e të huaj. VIDEO 
  • Rritja e çmimit të ujit, Veliaj:
    Tirana do ketë furnizim 24 orë

    Falë investimeve që Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime do të kryejnë në 5 vitet e ardhshme, qytetarët kryeqytetas do të marrin furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Me këtë do të marrë fund edhe situata e emergjencave për ujë, si ajo që po kalon aktualisht Tirana. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.  FOTO

  • Vdekja e 3-vjeçares, prindërit:
    Do marrim hak ndaj mjekëve

    6-muaj pas vdekjes së 3-vjeçares Iza Dërrasa, në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Beratit ku kurohej prej disa ditësh nga virozat, prindërit e vajzës kanë marrë në dorë Raportin e Mjekësisë Ligjore, të ardhur në Prokurori nga Insitituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Pasi janë njohur me konkluzionet që ka nxjerrë ky raport,ku thuhet se nuk mund të përcaktohen shkaqet e vërteta të vdekjes së 3-vjeçares për shkak se kësaj të fundit nuk i’u bë autopsia,prindërit të revoltuar janë kthyer sërish në dyert e Prokurorisë për të kërkuar riberjen e ekspertizës për zbardhen e shkaqeve të vdekjes së 3 vjeçares.  VIDEO

  • 1 miliard lekë për ujësjellësin, por
    fshati Troshan në Lezhë pa ujë

    Dhjetra familje të fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere. Edhe pse kanë kaluar vetëm një vit nga ndërtimi i ujësjellësit të ri për të cilin u harxhuan 1 miliard lek situata vijon të jetë e njëjtë. Në këto kushte një përfasi e banorëve kanë protestuar para Bashkisë Lezhë duke kërkuar që t’ju jepet zgjidhje. Ata thonë se me ujësjellësin e ri janë bërë abuzime, pasi është ndërtuar jashtë çdo lloji parametri teknik.  VIDEO

  • Horoskopi për datën 24 korrik  ​
    Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.

  • Uji është mirë të pihet para
    apo pas ushqimit? Ja përgjigja
     

    Një numër i madh i njerëzve e neglizhojnë konsumimin e ujit. Kur u tërhiqet vëmendja për këtë, ata hutohen dhe nuk mund t’ia gjejnë dot vendin në programin e tyre të të ushqyerit.
     

  • ​Shenjat që tregojnë se ju jeni një
    çift, nga ata prej vërteti ama

    Ngjarjet e rëndësishme në çdo marrëdhënie janë njësoj: Puthja e parë, hera e parë që flini bashkë, hera e parë që thatë “Të dua,” etj, etj, etj. Në rrugëtimin tuaj si njerëz që po njihen ka një sërë shenjash që tregojnë se ju po bëheni një çift prej vërteti dhe se ju presin vite të bukura bashkë.

  • ​Zgjedhim detin për tu freskuar,
    por njihuni me të gjitha dobitë e tij

    Temperaturat e larta, prej disa ditësh janë prezente në vendin tonë. Për ti shpëtuar të nxehtit shumica prej nesh ka zgjedhur të shkojë në det. Epo ndoshta nuk e keni ditur se deti veç freskisë na jep edhe shumë të vlera të tjera të jashtëzakonshme.

  • Modelet e flokëve që ju bëjnë
    të dukeni së paku 5 vite më të reja

    Modeli i flokëve luan një rol shumë të rënsësishëm në pamjen tuaj fizike. Duke pasur parasysh disa truke dhe hile të thjeshta, ju do të dukeni 5 vite më të reja sesa mosha që jeni realisht.

  • ​“Lufta kundër mushkonjave”,
    dezinsektohet bregdeti Vlorës

    Nis faza e tretë e aksionit për dezinsektimin kundër mushkonjave në zonat bregdetare në qarkun e Vlorës. Dje është bërë dezinsektimi në zonën e Nartës, duke plotësuar këtë fazë për asgjësimin e insekteve. VIDEO

  • Horoskopi për datën 23 korrik  ​
    Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.

  • Si të rrisni nivelin e hormonit të
    lumturisë përmes këtyre mënyrave

    Serotonina është neurotransmetues, një lajmëtar kimik në trurin tuaj që shumica e shkencëtarëve ia atribuojnë ndjenjave të lumturisë. Duke nxitur prodhimin e këtij lajmëtari ju do të ndiheni më mirë, por çfarë duhet të bëni për të arritur këtë gjë do ta mësoni më poshtë!

  • Këto 8 materiale kancerogjene
    duhet ti largoni nga shtëpia

    Një numër i madh prodhimesh të cilat i përdorim në shtëpi përmbajnë elemente të cilat konsiderohen se shkaktojnë kancerin, e të mos i përmendin ato të cilat shkaktojnë alergjitë, astmën dhe probleme të tjera.

  • Dasma e vëllait të deputetit Shehu,
    Luan Rama çudit dasmorët/VD

    Pak ditë më parë martesa e vëllait të deputetit të LSI-së Ylli Shehu bëri bujë në media për shkak të mënyrës së organizimit ,marrja e nuses me helikopter dhe të shtënat me armë.

  • Aplikimi në Universitete,Vrapi:Të
    gjithë do të aplikojnë

    Shumë maturantë nga Tirana por edhe nga qytete të tjera të vendit gjatë ditës së sotme kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë mundur të aplikojnë për të fituar të drejtën e studimit në universitete.

  • Vlorë,në shkollën e mesme tregtare
    në matematikë kalojnë15 maturantë 

    Maturantët e shkollës së mesme Tregtare Vlorë, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në gjithë vendin kanë zhvilluar provim e matematikes në daten 17 qershor, por nga 67 maturantë që u futën në provimet e Maturës, në lëndën e Matematikës kalues janë 15 nxënës, ose 22% e nxenesve. 

  • Fier, ndërpriten 185 lidhje të
    paligjshme të ujit, mbi 2500 debitor 

    Në kuadër të menaxhimit për ujin e pijshëm në mbarë vendin, edhe Fieri është bërë pjesë e kësaj nisme.  Gjatë gjithë kësaj jave në këtë qytet ka vijuar prerja e lidhjeve të paligjshme dhe kontrolli i abuzuesve të cilët shfrytëzojnë ujin e pijshëm për lavazhe dhe për të vaditur. Vetëm në një javë, në qytetin e Fierit janë prerë plot 185 të tilla. Për kontrollin e të gjithë pikave të paligjshme është ngritur nje task-forcë e cila do të inspektojë çdo abonent në të gjithë qytetin. VIDEO

  • Mungesa e rojeve në plazh
    institucionet zgjedhin të heshtin 

    Këshilltarja e ministrës së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Ekflodia Laskaj dje deklaroi se plazhet shqiptare janë të pajisur me roje të bregdetit. Ndërkohë ditën e sotme humbi jetën një turiste ruse, vetëm 16 vjeçe.  VIDEO

  • Kamza, qyteti me çmimin më të
    lartë të ujit, Tirana më të ultin

    Tirana është një nga qytetet me çmimin më të ulët të ujit të pijshëm në Shqipëri, edhe pse një pjesë e tij shpërdorohet përmes lidhjeve të paligjshme në zonat periferike, kryesisht nga Kamza dhe Babrruja, për t’u përdorur më pas për vaditje tokash bujqësore. Nga të dhënat zyrtare rezulton se aktualisht Tirana e ka çmimin e ujit të pijshëm 45 lek/m3, ndonëse është qyteti me numrin më të lartë të popullsisë në Shqipëri, rreth 1 milion, ku nevoja për ujë është më e madhe dhe kostoja e mirëmbajtjes së rrjetit është tepër e lartë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv