Sociale
-
AKU thekson se ky plan masash synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët, duke parandaluar rreziqet që mund të lidhen me ushqimet e tregtuara dhe të konsumuara pranë institucioneve arsimore.
8 Shtator, 20:38 -
Kadastra shkon derë më derë, nis nga Palasa trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie
8 Shtator, 20:37Specialistët do të kryejnë matjet në terren, do të verifikojnë dhe saktësojnë dokumentacionin, ndërsa për çdo rast që plotëson kriteret ligjore do të merret vendimi përkatës, i cili do t’i dërgohet qytetarit direkt përmes platformës e-Albania.
-
Vlorë/ Nis shembja e 25 objekteve në Tregun e Orizit, Mersini: Shumica janë pa legalizim! Banorët: I kemi në proces, s’kemi ku të shkojmë
8 Shtator, 15:49Mes objekteve që do të shemben ka edhe ndërtime që nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit, ndërsa për ato që janë klasifikuar do të ndiqet procesi i dëmshpërblimit. Banorët theksojnë s eu është ofruar bonus qiraje, por pa një afat të përcaktuar.
-
'Hasan Prishtina' gati për nxënësit, Bashkia e Tiranës përfundon ndërhyrjet para nisjes së shkollës
8 Shtator, 15:24Në prag të vitit të ri shkollor, gjithçka po bëhet gati që shkolla “Hasan Prishtina” në kryeqytet të presë nxënësit në ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura.
-
Rezultatet e ‘Pisa 2025’/ Shqipëria rritje në renditje, por gjysma e nxënësve 15-vjeçarë janë analfabetë funksionalë
8 Shtator, 13:52Në Bratislavë janë publikuar këtë të martë rezultatet e PISA 2025, ku nxënësit 15-vjeçar, pra që kanë përfunduar sistemin e detyrueshëm shkollor, vlerësohen për njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim. Shqipëria shënon rritje të ndjeshme te piket, por vijon të jetë nën mesataren e OECD-së.
-
Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO)
8 Shtator, 13:43Mjekët realizuan për herë të parë trombektominë mekanike, një procedurë që hap arterien e bllokuar dhe rikthen qarkullimin e gjakut në tru.
-
Të shtunën rikthehen reshjet e shiut, Gjoni: Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe këtë javë
8 Shtator, 12:15Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, tha se edhe pse gjatë fundjavës priten reshje shiu, temperaturat sërish do të jenë me vlera mbi mesataren.
-
Nga kolltuqet e krevatet te mobiljet e vjetra në rrugë, Bashkia e Tiranës vijon aksionin e pastrimit: Mos i hidhni në hapësirat publike
8 Shtator, 10:53Bashkia bën me dije se gjatë javës strukturat e pastrimit kanë ndërhyrë në 11 njësitë administrative duke kryer pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, rrugicave, këndeve të lojërave dhe lulishteve.
-
Del udhëzimi/ Inteligjenca artificiale në klasa, nxënësit dhe mësuesit mund të përdorin ChatGPT! Sfidë shmangia e kopjimit dhe dezinformimi
8 Shtator, 08:10Mësuesit dhe nxënësit do të mund të përdorin mjete si ChatGPT gjatë procesit mësimor, për përgatitjen e materialeve, ushtrimet, përkthimet dhe zhvillimin e projekteve. Udhëzuesi i Ministrisë së Arsimit vendos në fokus përdorimin e inteligjencës artificiale si asistencë, por jo për të zëvendësuar aftësitë njerëzore.
-
Ditë e kthjellët dhe temperatura deri në 36 gradë...parashikimi i motit për sot (VIDEO)
8 Shtator, 07:19Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
-
Bebushi Marios peshon mbi 5.1 kg dhe erdhi në jetë me lindje natyrale, surpriza e bukur në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'
7 Shtator, 16:33Bebi peshon 5.150 gramë dhe është fëmija i tretë i familjes. Mami dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.
-
Dimal/ Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fusha, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet
7 Shtator, 16:18Me dhjetëra fermerë te Dimalit dalin çdo ditë në rrugë për të shitur produktet bujqësore, kryesisht shalqi e pjepër. Ata ankohen për mungesën e tregut dhe çmimin e ulët, 20 lek/kg, me të cilin s’mbulojnë as shpenzimet.
-
-
Prej gushtit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë anëtar i plotë i ‘SafeJournalists’: Ky hap thellon lidhjet me shoqatat e gazetarëve në të gjithë rajonin
7 Shtator, 15:32Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është bërë anëtar i plotë i Rrjetit SafeJournalists që prej muajit gusht. Lajmi është konfirmuar nga vetë AGSH në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare.
-
Zjarret në Himarë/ Vangjel Tavo për Report TV: S'kanë lidhje me 'Paketën e Maleve', po evidentojmë dëmet, qytetarët do të kompensohen
7 Shtator, 14:23Vangjel Tavo hedh poshtë pretendimet që lidhin zjarret me Paketën e Maleve, ndërsa bën me dije se deri tani janë konstatuar dëme në 6 banesa dhe po vijon vlerësimi i humbjeve në ullishte, pemë frutore dhe bletari.
-
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet! Komunitetet fetare bëjnë apel për dialog e solidaritet (VIDEO)
7 Shtator, 12:45Kryegjyshata Botërore Bektashiane festoi 35 vjetorin e rihapjes së selisë së saj që pas rënies së komunizmit. Në mesazhin e tij, kryegjyshi botëror baba Mondi bëri thirrje për bashkëpunim dhe besim. Mesazhe u dhanë dhe nga përfaqësues të komunitetve të tjera fetare në Shqipëri.
-
Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)
7 Shtator, 12:01Ky vit, në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, nis me mbikëqyrje të rreptë me kamera, në kuadër të projektit Smart City. Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha në një takim me drejtorët e shkollave, se ndalimi i celularëve duhet të jetë kategorik, e po ashtu edhe kodi i etikës jo vetëm te nxënësit, por edhe te mësuesit.
-
E hëna nis me temperatura të larta, mot i kthjellët në të gjithë vendin (VIDEO)
7 Shtator, 07:01Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.
-
Ti je produkti i algoritmit më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë
6 Shtator, 22:34Nuk ka programues, nuk ka serverë dhe nuk ka një objektiv të shkruar diku në kod. Ka funksionuar për miliarda vjet, duke prodhuar nga bakteret te balenat, nga dinosaurët te ne. Ti je produkti i algoritmit më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë. Quhet evolucion. Dhe ka një detaj që shpesh e harrojmë: atij nuk i intereson aspak nëse jemi të lumtur.
-
Pastrohet një tjetër vatër mbetjesh në Lumin e Tiranës, Bashkia ndërhyn pranë Urës së Paskuqanit (VIDEO)
6 Shtator, 17:33Bashkia e Tiranës vijon aksionin e pastrimit të lumit, duke larguar mobilje të vjetra, inerte, rroba dhe mbetje të tjera të hedhura në zonë.