Sociale

  • Një foto mjaft interesante e një ceremonie martesore është duke qarkulluar aktualisht në rrjete sociale.
  • Matura, pyetjet e provimeve 
    s’do jenë nga tekstet e shkollave

    Notat nuk kanë lidhje me procesin e korrigjimit të provimeve të maturës. Nëse maturantët nuk kanë bërë përpjekje për të kaluar provimin, për të studiuar, për të investuar tek vetja e tyre, normalisht që do të dalin keq në provim. Kështu shprehet në një intervistë për “Shqiptarja.com” drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi, e cila shpjegon dhe mënyrën se si bëhet përzgjedhja e testeve.

  • Video /Ja si e përjeton 4-vjeçarja
    udhëtimin e saj të parë ajro

    Një udhëtim të çmendur me helikopter ka vendosur të bëjë një prind me vajzën e tij, vetëm 4 vjeçare. Piloti Raphael, president i aviacionit RL- Quebec me kërkesë të vajzës së tij për një shetitje të vogël e mori për të përjetuar fluturimin e saj të parë. 4- vjeçarja, e akomoduar më së miri në sedilien e pasme të helikopterit duket se e shijon në çdo moment çdo çast të udhëtimit.

  • Fotolajm / Giethoorn, qyteti
    pa asnjë rrugë i Hollandës 

    Nëse jeni nga ata persona që e urrejnë trafikun, atëherë vendi i dukur për ju gjendet në Hollandë, në provincën e Overijssel. Sekreti i këtij qyteti të vogël nuk është mospasja e makinave, por mungesa e rrugëve të vërteta. Bëhet fjalë për qytetin e Giethoorn, i njohur si Venecia e veriut, sepse rrugët e vetme në të janë kanale ujore që lidhin shtëpitë me qendrën e qytetit.

  • Videolajm/ Mos u trembni nga ajo
    që mund të gjeni brenda në banane

    E vërtetë ose jo kjo video aktualisht është duke bërë xhiron e botës dhe duke patur klikime pafund. 

  • ​E gjeni dot ku ndodhet plazhi
    më i mirë në Evropë? 

    “Lonely Planet” ka përzgjedhur plazhin “Jaz” në Mal të Zi si plazhin më të mirë në Evropë. Plazhi idilik është një guvë në detin Adriatik afër Budvës dhe cilësohet një nga perlat e vendit tonë fqinj. Në listën e 10 plazheve më të mira të Evropës bëjnë pjesë Portugalia, Franca, Italia, Greqia, Islanda, Britania, Spanja dhe Lituania.

  • Tekstet dixhitale, çelet konkursi
    15 ditor për shtëpitë botuese
    PDF-Udhëzimi i MASH për tekstet digjitale

    Për 15 ditë me radhë shtëpitë botuese do të kenë mundësi që të dorëzojnë projektet e tyre për tekstet dixhitale për klasat e dhjeta. Ministria e Arsimit ka hapur dje konkursin i cili do të mbyllet në 2 korrik ndërsa fituesit do të shpallen në 12 korrik. Tekstet dixhitale do të zbatohen në kuadër të projektit e-learning.  VIDEO

  • Gjimnastja kampione myslimane
    kritikohet për “veshjen” gjatë garës

    Edhe pse i dha medaljen e arit dy herë rradhazi Malajzisë vendit të saj në lojrat  e Azisë Juglindore, sërisht merr kritika të ashpra gjimnastja myslimane.  FOTO

     

  • Udhëtim në liqenin e Komanit 
    ja një nga mrekullitë shqiptare 

    Një udhëtim me varkë në liqenin e Komanit është përshkuar shpesh herë si një nga udhëtimet me varkë më madhështore në botë, duke kaluar nëpër pamjet e mrekullueshme të maleve të thepisura.

  • VIDEOLAJM/ Ja çfarë bën një
    baba për të zgjuar nga gjumi vajzën

    Të zgjohesh nga gjumi në mëngjes është një ndër gjërat më të vështira. Në këtë video shohim përpjekjet e një babai për të zgjuar vajzën e tij 5-vjeçare.

  • Formula për pensionet, si 
    llogariten të ardhurat suplementare

    Sa pension  përfitohet sipas pagave mesatare. Dosja që duhet të plotësohet nga ministritë. Një ish-ushtarak me pagë 70 mijë lekë, që ka 25 vite shërbimi, sipas aktit normativ të miratuar në vitin 2010-t, do të marrë një pension prej 21 mijë lekësh, pa llogaritur shtesat që mund të përfitohet për vitet e shërbimit.

  • Ish-ushtarakët, ja rillogaritja e 
    pensionit për 10 mijë rezervistë

    Që nga viti 1991 deri në 2013-n, ish-ushtarakët janë endur dyerve të gjykatave për të marrë përfitimet që ata pretendojnë. Si do të veprohet me skemën e rillogaritjes sipas pagës së referencës. ISSH: Pensioni për 30 vite punë, 36 mijë lekë. Pagat e referncës.  VIDEO

  • Nishani uron besimtarët myslimanë:
    Harroni dasitë e përditshme

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit. Nishani duke uruar për një “Ramazan të lehtë, mendje të kthjellët, shpirt të kulluar”, presidenti nënvizon se, “Ramazani është Festa që realizon lidhjen mes sakrificës së vullnetshme hyjnore me efektet pozitive tokësore të asaj sakrifice.”

  • Raporti / Shqipëria e fundit 
    në rajon për cilësinë e jetesës

    Zvicra është vendi ku njerëzit bëjnë një jetë më cilësi të mirë. Ndërsa, Kanadaja edhe pse vlerësohet si vendi më i mirë për të jetuar nuk bën pjesë në 10 vendet me jetesën më cilësore. Në renditjen që mat cilësinë e jetesës, të publikuar nga “Numbeo.com”, ku merren parasysh siguria, kujdesi shëndetësor, fuqia blerëse dhe çmimet e konsumit dhe ndotja, Shqipëria bën pjesë tek vendet e rajonit me cilësinë më të dobët bashkë me Maqedoninë.

  • Gjeorgji, tigri i arratisur sulmon 
    për vdekje një person, vritet 

    Në Tbilisi kryqytetin Gjeorgjian ndodhi ajo që gjithkush kishte frikë. Shumë kafshë janë arratisur nga kopshti zoologjik i qytetit për shkak të përmbytjeve të fundit massive..Një nga kafshët e egra të larguara prej kopshtit një tigër i bardhë ka vrarë një njeri.


  • Sot nis Ramazani, Bruçaj:
    Muaj i paqes dhe solidaritetit

    Komunitetit Mysliman Shqiptar ka uruar besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit. Kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj duke uruar agjërim të lehtë, tha se ky është muaji i paqes dhe solidaritetit. “Nesër është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore. Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror”, u shpreh Bruçaj.  VIDEO

  • Video/ Ja ç`duhet të dimë për
    tatuazhet, trendet dhe kujdesi

    Tatuazhet në pjesën më të madhe të rasteve bëhen për ndjesi estetike duke vizatuar trupin  me figura që simbolizojnë karakterin dhe personalitetin njerëzor, familjar e shoqëror. Megjithatë, tatuazhet sot mund të shpjegohen si pjesë përbërëse e kulturës, modës apo dhe nevojës estetike.

  • Të mësosh të vishesh me stilin 
     e rrugës, ja tendencat e fundit

    Këto veshje nuk është e thjeshtë ti gjesh kudo. Moda nëpër rrugët e Firences gjendet në çdo vend madje edhe në rrugë. FOTO

  • Spanjë, 50-vjecari vdes pasi piu një 
    gotë verë në lokal....me detergjent

    Një 50-vjeçar humbi jetën pasi kërkoi një gotë me verë të bardhë në një bar në Spanjë. Brenda gotës në të vërtetë kishte detergjent për lavastoviljen (makinën larëse të enëve të kuzhinës). Tragjedia ka ndodhur ne Vinaros të Spanjës.

  • Fotolajm/ Qentë që respektojnë
    radhën më shumë se njerëzit! 

    Kjo foto tregon qentë që presin në radhë për të marrë ushqim. Qetësia e tyre është stoike. Fotoja është publikuar në rrjetin social “Reddit”, ku vihet në pah disiplina mbresëlënëse të anëtarëve të vegjël të akademisë së policisë në Kinë. Siç edhe shihet në imazh, qentë janë rreshtuar në vijë të drejtë ndërsa në gojë mbajnë enën me të cilën do të marrin ushqimin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv