Sociale
-
Dita e parë e aplikimit për naftën falas nisi me radhë të gjatë në Lushnje, Fier e Korçë. Fermeret kanë afat deri më 11 prill, por nxitojnë të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet për të mos rrezikuar djegien e afateve. Nga ana tjetër disa fermere shprehen se nuk dinë të përdorin sistemin online në e-Albania.
20 Mars 2023, 12:25 -
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars 2023, 10:57Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rënë që marrin inerte në kodrat e qytetit te Mamurrasit është bllokuar prej 5 ditësh. Banoret e lagjes 'Demokracia' kanë vendosur barriera në rrugë dhe vijojnë të qëndrojnë aty përgjatë 24 orëve duke penguar lëvizjen e kamionëve.
-
Sazan Guri: E përcolla të ndjerin
20 Mars 2023, 09:51Sot datë 19 Mars - ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë.
-
Deutsche Welle: Shqipëria, mes një boom-i dhe stabiliteti turistik
19 Mars 2023, 22:25Për ata që fluturojnë nga qendrat gjermane dhe austriake, pamja e parë e Shqipërisë është zakonisht mali i Dajtit që lulëzon mbi Tiranë. Hija që hedh në të gjithë kryeqytetin përputhet në mënyrë të përkryer me misterin që përfshin vendin në shumicën e mendjeve.
-
Vendrritja e Tulipanit shqiptar u shpall 'Monument Natyre', por sfidat për mbrojtjen janë të mëdha
19 Mars 2023, 19:37Tulipani shqiptar është e vetmja specie bimore shqiptare me ketë status në Listën e Kuqe të Unioni Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN). Profesor Lulëzim Shuka e vlerëson pozitivisht vendimin e qeverisë për shplljen “Monument Natyre” të vendrritjes së tulipanit shqiptar.
-
-
Ministri i Jashtëm i Vatikanit drejton meshën e shenjtë në Rrëshen: Të kontribuojmë për përmirësim në shoqërinë shqiptare
19 Mars 2023, 18:17Ministri i Jashtëm i Vatikanit drejtoi meshën e shenjtë në Rrëshen, në vigjilje të festës së pashkëve. Ai u bëri thirrje besimtarëve për mirësi dhe kontribut për përmirësimin e shoqërisë shqiptare.
-
Nxënësit e Mitrovicës vizitojnë Kullën e Qëndresës në Kukës! Mësuesit: Lënda e historisë të futet në shkollat profesionale
19 Mars 2023, 16:51Kulla e Qëndresës në Kukës është ndalesa kryesore për nxënësit nga Kosova që vijnë për ekskursion në vendin tonë. Mësuesit e tyre, thanë se të rinjtë kanë pak njohuri për eksodin e ’99-ës, pasi lënda e historisë është hequr nga shkollat e mesme profesionale.
-
Konkursi ‘Dhurata Për Mësuesin Tim’, ministrja Kushi: Pjesëmarrje që kapërceu kufijtë e Shqipërisë
19 Mars 2023, 16:17Aktiviteti përmbyllës i Konkursit “Dhurata Për Mësuesin Tim” mblodhi shumë nxënës finalistë, mësues dhe prindër këtë fundjavë në Shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme
-
35 pilotë nga 7 shtete ‘fluturojnë’ në qiellin e Beratit, spektakël parashutash në qytetin historik
19 Mars 2023, 16:0735 pilotë nga 7 shtete fluturuan në qiellin e Beratit, gjatë kampionatit të hedhjes me parashuta “Berati Open Air”.
-
Mbetjet e naftës kërcënim për Parkun Kombëtar të Vjosës! Ndotja nga ‘Albpetrol’ në vendburimin e Gorishtit në Vlorë
19 Mars 2023, 14:00Derdhjet e naftës bruto nga puset e Albpetrol-it në Vjosë konsiderohen krim mjedisor. Ambientalisti Niko Dumani bën thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Energjetikës të marrin masa menjëherë, tashmë që Vjosa gëzon statusin “Park Kombëtar”.
-
Performanca me maskota, karnavalet gjallërojnë Gjirokastrën (VIDEO)
19 Mars 2023, 13:00Karnavalet i dhanë gjallëri Gjirokastrës në fundjavë, ku fëmijët me maska e veshje shumëngjyrëshe performuan në Pazarin Karakteristik.
-
-
Vjosa Park Kombëtar, jehonë në mediat e huaja: Kërcënohej nga 46 diga, tani habitat i sigurt! The Guardian: Moment historik për mbrojtjen e natyrës
19 Mars 2023, 11:49Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë vendimit të qeverisë për shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar. “The Guardian” e cilëson moment historik për mbrojtjen e natyrës. Media franceze e sheh si shpëtim të një habitati për speciet e rrezikuara. Ndërsa media gjermane e sheh si triumf të natyrës përballë interesave ekonomike dhe politike.
-
Multivitaminat si sfiduese të plakjes, shtohen përdoruesit, katërfishohen importet drejt Shqipërisë! Nutricionistja për Report Tv: Kini kujdes nga efektet anësore
19 Mars 2023, 08:50Që prej kohës së pandemisë, në vendin tonë janë 4 fishuar importet e multivitaminave. Shumë qytetarë madje i përdorin ato pa kriter, por për nutricionisten Arlinda Garuci, marrja e vitaminave pa recetë, mund të shkaktojë dëme nëse merren me tepri.
-
E diel e bukur sot, moti i kthjellët dhe me diell në të gjithë vendin
19 Mars 2023, 08:05E sotmja do të jetë një e diel me mot shumë të mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë një fundjavë të bukur. Vendi do ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.
-
‘Thahet’ për ujë lagja ‘Demokracia’ në Mamurras, banorët: Jemi harruar nga shteti, detyrohemi ta blejmë çdo ditë
18 Mars 2023, 18:53Mbi 2 mijë banorë të lagjes “Demokracia” në Mamurras të Kurbinit vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm pasi linja e ujësjellësit ka dalë prej dekadash jashtë funksionit. Ata apelojnë pushtetin vendor të zgjidhë sa më shpejt problemin e tyre, pasi kostoja e blerjes së ujit është e papërballueshme për ta
-
Kukës, 70-vjeçarja kujdeset vullnetarisht për lulishten e qytetit (VIDEO)
18 Mars 2023, 18:01Rrallëherë ndeshim qytetarë të përgjegjshëm, si nënë Hatija, me të cilin do t’ju prezantojmë sot. Ajo është 70 vjeç dhe kujdeset vullnetarisht për lulishten në qytetin e Kukësit, duke u bërë shembulli më i mirë edhe për të rinjtë
-
‘Fli i qetë në parajsë’, aktivistet e revoltuara protestojnë pas ngjarjes së rëndë ku gruaja hedh qenin nga kati i 6-të i pallatit në Tiranë
18 Mars 2023, 17:37Një grup aktivistesh ka protestuar sot një ditë pasi në Tiranë një grua ka hedhur nga ballkoni qenin e saj. Pamjet u shpërndanë masivisht në rrjete sociale ku gruaja hodhi nga kati i gjashtë i ballkonit të saj qenin. Me thirrjet ‘Fli i qetë në Parajsë’ dhe ‘Monstër’, aktivitet reaguan e shprehën kështu zemërimin e tyre.
-
Eloen, 8-vjeçari nga Berati i pasionuar pas mekanikës, riparon kamionë (VIDEO)
18 Mars 2023, 16:37Në shkollë merr nota të mira, ndërsa pasdite ndihmon babain në servisin e makinave. Është Eloen Kaja, vogëlushi nga Berati që ka pasion mekanikën dhe kur të rritet ëndërron të bëhet pjesë e industrisë së automjeteve
