Sociale
-
Shtëpitë e rindërtuara në lagjën e re në Zall Herr janë thuajse në përfundim dhe shumë shpejt do të jenë gati të presin familjet e prekura nga tërmeti. Lagjja e re është një hapësirë e urbanizuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për komunitetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë zona do të marrë një vlerë të shtuar, falë investimit që po bëhet aty
1 Gusht 2022, 13:57 -
Rruga e lumit të Vlorës, drejt Jonit pa kaluar në Llogora! Aksi Vlorë-Qeparo, 105 km përshkohet për 1 orë e 20 minuta
1 Gusht 2022, 13:02Rruga e Lumit të Vlorës, e hapur sëfundmi e ka shkurtuar me një orë distancën nga Vlora drejt plazheve më në jug, Borsh dhe Qeparo, duke shmangur kthesat e Llogorasë. Report Tv me gazetarin Armand Xhelili ju sjell të plotë itinerarin, duke u nisur nga bypass-i e deri në bregdetin jonian
-
Regjistrimet në klasë të parë dhe të dhjetë, Ministria e Arsimit për Report Tv: Do vlerësohet situata për hapat e mëtejshëm
1 Gusht 2022, 13:0031 korriku ishte afati i fundit për regjistrimet në klasë të parë dhe të dhjetë, procedurë e cila kryhet elektronikisht në e-albania. Për shkak të problematikave si pasojë e sulmit kibernetik ndaj platformave qeveritare online, Ministria e Arsimit pas interesimit të Report Tv sqaron se do të vlerësohet situata me regjistrimet e deritanishme në bazë të së cilave mund të merren hapa të mëtejshëm për personat që nuk u regjistruan dot.
-
Leximi dixhital i pasaportës në aeroportin e Rinasit, nga sot qytetarët shmangin kontaktin me policin! Procesi i ri zgjat 15-30 sekonda
1 Gusht 2022, 07:22Terminali i ri në aeroportin e Rinasit sjell teknologji të re në kalimin e pasaportave që nuk merr më shumë se 30 sekonda kohë. Nga dita e sotme, qytetarët do të shmangin kontaktin me policin në 8 portat e reja hyrëse të terminalit të ri dhe do të bëjnë leximi dixhital të pasaportës në barrierat dixhitale.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperatura arrin në 37 gradë celsius
1 Gusht 2022, 07:12Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-21 gradë , në mesditë do të jenë me rritje duke luhatur 32-33°C ne veri deri në 34-37°C.
-
Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ecim krah për krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit në BE
31 Korrik 2022, 12:07Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, të cilit i tha se në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, dy vendet do të ecin krah njëra tjetrës. Ata diskutuan edhe rreth realizimit të aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë, në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës
-
Parashikimi i motit për sot
31 Korrik 2022, 07:20Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mestare të pasura nga reshje shiu në veri dhe veri-lindje pasdite
-
Bubq, shtëpitë e reja të rindërtimit pa ujë të pijshëm! Banorët mund të furnizohen vetëm me autobotë kundrejt pagesës
30 Korrik 2022, 20:41Banorët e lagjes së re fshatit Bubq në Bashkinë Krujë, konkretisht banuesit në lagjen e re prej 6 muajsh kanë pasur probleme me furnizimin e ujit. Banorët thonë se gjatë kësaj kohe janë detyruar ta blejnë ujin e pijshëm, ndërkohë problemi ka ardhur nga një defekt me në pompën e ujësjellësit.
-
Rreziku që vjen nga tatuazhet, mjekja: Sjellin infeksione deri tek hepatitet apo HIV/AIDS! Kujdes nishanet, disa bojëra janë kancerogjene
30 Korrik 2022, 17:35Edhe pse janë bërë trend, tatuazhet rrezikojnë shëndetin për shkak se disa bojëra janë kancerogjene. Mjekja dermatologe Monika Fida bën thirrje për të mos mbuluar nishanet, dhe thotë se ka rrezik për përhapjen e infeksioneve nga më të lehtat e deri tek hepatitet dhe HIV/AIDS-i.
-
Shkëputet energjia elektrike, krijohet fluks automjetesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë
30 Korrik 2022, 16:53 -
Festivali i këngës labe në Vlorë, 31 grupe të polifonisë në garë për fitoren! Sot priten të jepen tre çmime
30 Korrik 2022, 16:06Për herë të parë po zhvillohet në Vlorë festivali folklorik “Kënga Labe", ku marrin pjesë 31 grupe të polifonisë, ndërsa fituesit pritet të shpallen mbrëmjen e sotme.
-
Nuk do të pinë 10 ditë ujë, besimtarët bektashinj nisën sot “matemin”
29 Korrik 2022, 14:55Besimtarët bektashinj kanë hapur sot matemin, agjërimin e tyre 10 ditor në nder të dëshmorëve të Qerbelasë që për shumë ditë me radhë kanë qëndruar të pangrënë dhe nuk konsumonin ujë. Rregullat janë që duhet të konsumojnë produkte të tokës, pra fruta perime por jo ujë
-
Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Shqipërisë, policia: Në Rinas dhe Kakavijë janë shtuar sportelet, masa për të eliminuar vonesat
30 Korrik 2022, 14:38Fundjava e fundit e korrikut dhe vendi futet në muajin gusht i cili pritet që të ketë edhe numrin më të madhe të turistëve. Që prej ditës së sotme është vënë re një fluks i madh me turistë, vizitorë e emigrantë në hyrje, në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavijë.
-
AKSHI: 10 orë operacion mirëmbajtje në faqet qeveritare online! Nga ora 14:00 deri në 23:59 mund të ketë vështirësi në akses
30 Korrik 2022, 13:34Duke filluar nga ora 14:00 e ditës së sotme në mesnatë mund të hasni vështirësi në aksesimin e faqeve qeveritare online. Kjo për shkak të një operacioni mirëmbajtjeje nga ana e AKSHI-t. Kjo ndërhyrje është në vazhdën e masave të marra për përballjen me pasojat e sulmit kibernetik.
-
15 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Kthejeni në mision për ta bërë vendin tonë më të mirë
30 Korrik 2022, 13:0015 shtetas të rinj, 11 prej të cilëve nga Kosova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, Veliaj uroi secilin prej tyre për këtë rrugëtim të ri.
-
I dëmshëm për shëndetin, AKU masa për bllokimin e produktit ‘Tortilla Chips 125 g’: Nuk duhet konsumuar
30 Korrik 2022, 12:05Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar konsumatorët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë patatinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, pasi është konstatuar prania e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë. AKU thotë se janë marrë të gjitha masat për bllokimin e produktit.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
30 Korrik 2022, 07:45Moti do të jetë më kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite
-
Rezervuari i Thanës pa ujë, rrezikohet vaditja e Myzeqesë! Inxhinieri: HEC i banjës nuk po sjell kuotat e mjaftueshme
29 Korrik 2022, 21:28Të mbjellat e fermerëve të Myzeqesë rrezikojnë të mbesin pa vaditje për shkak të prurjeve të ulta në Rezervuarin e Thanës. Inxhinierët thonë se niveli i ujit është në pikë kritike, dhe nëse nuk merren masa brenda javës ndërpritet vaditja. Sipas tyre shkak për mungesën e ujit është HEC-i i Banjës pasi nuk po lëshon kuotat e ujit të parashikuara në kontratën koncesionare
-
'Vallja e Yjeve' mbahet për 4 ditë në Pogradec! E bija e Lasgush Poradecit: Festival i cili përjetëson vlerat
29 Korrik 2022, 16:59Vallja e Yjeve është festivali që do të shfaqet për 4 netë në qytetin e Pogradecit, në nder të shkrimtarit Lasgush Poradeci. Nata e parë e tij startoi mbrëmjen e djeshme nën moderimin e dyshes së Ina Gjonçit dhe Kastriot Ramollarit.
-
Projektligji/ Gjobat për ndotësit e mjedisit do të rriten me 30%, rreth 2 mln lekë për ata që i djegin vetë plehrat
29 Korrik 2022, 16:04Ngrihet struktura e posaçme për mbrojtjen e mjedisit! Qeveria propozon të ashpërsojë me 30% gjobat për të gjithë ata që ndotin mjedisin, transportojnë mbetje në kundërshtim me ligjin dhe që i djegin ato pa kriter. Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik rrit edhe vlerën e gjobave për të gjithë ata që përdorin, prodhojnë dhe importojnë qese plastike njëpërdorimshme që prej 2 muajsh në vend janë të ndaluara.
