Sociale
-
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, me një postim në rrjetet sociale drejtuar kryepralemenatres , Lidita Nikolla, i kërkon që në mënyrë simbolike, ndërtesa e Kuvendit të ndriçohet me ngjyrën portokalli përgjatë fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
26 Nëntor 2022, 18:33 -
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33Sot shënohen 3 vite nga tërmeti tragjik që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019. 51 persona humbën jetën, ndërsa mbetën të plagosur rreth 1 mijë qytetarë të tjerë. Shumë banorë në Durrës, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë e Tiranë, mbetën pa strehë, ndërsa qeveria është ende në procesin e rindërtimit.
-
Ikmet Mino, mjeshtri i vozave të drurit në Këlcyrë: Qeveria duhet të mbështesë artizanët e rinj që tradita më mos zhduket
26 Nëntor 2022, 16:08Tradita qindravjeçare e punimit të vozave të drunjta në mënyrë artizanale nuk është zhdukur në Këlcyrë. Prej vitesh, Ikmet Mino e ushtron këtë zanat të trashëguar nga gjyshërit dhe apelon të rinjtë të kthejnë sytë nga punimet arizanale.
-
110-vjetori i Pavarësisë/ Orkestrat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të NATO koncert bamirësie për Ukrainën në Tiranë
26 Nëntor 2022, 15:32Orkestra frymore të ushtrisë shqiptare, në bashkëpunim me atë të Kosovës dhe vendeve të tjera të NATO, në veçanti ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojnë më 3 dhjetor në Tiranë një koncert bamirësie për Ukrainën
-
‘Kompjuteri nuk ha mik, por disa duhet të mbarojnë punë më herët’, Kadastra me aplikacion të ri: Shërbim brenda 48 orëve, me pagesë më të lartë
26 Nëntor 2022, 11:51Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë. Deri tani ky shërbim u është bënë në dispozicion noterëve dhe nis javës tjetër për të gjithë qytetarët.
-
‘Kampioni në Shkollën Time’/ Ministrja Kushi dhe Lorik Cana takojnë nxënës të shkollës 9-vjecare ‘1 Qershori’ në Tiranë
26 Nëntor 2022, 11:38Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Kampioni në Shkollën Time” ka vijuar në shkollën "1 Qershori" në kryeqytet.
-
VIDEO/ 'Gjama e Burrave' në ceremoninë mortore të babë e bir që humbën jetën nga rrjedha e ujit në Malësinë e Madhe
26 Nëntor 2022, 09:29Në ceremoninë mortore të babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët humbën jetën pasi rrjedha e ujit u mori makinën, u krye riti i 'Gjamës së Burrave'. Momentin e këtij rituali mortor ka ndarë në rrjetin Facebook, ambientalisti Sazan Guri.
-
SPECIALE/ Punë dhe udhëtime, trendi i ri i të rinjve shqiptarë
26 Nëntor 2022, 09:23Ikja dhe kthimi janë moda e re zgjedhjes që bëjnë kryesisht të rinjtë shqiptarë.
-
Temperatura deri në 15 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
26 Nëntor 2022, 07:15Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Temperaturat minimale do të luhaten 0-7 gradë, temperaturat maksimale do të jene 7-9°C në veri, 12-15°C në zonën e ulët dhe bregdet.
-
Dhuna në familje/ Mbi 4 mijë denoncime në 2022-n, 6 gra humbën jetën! Avokatja: Ka indiferentizëm nga shoqëria, vetëm viktima denoncon
25 Nëntor 2022, 21:03Me moton “Të bashkuar për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave e vajzave”, në Tiranë u çel fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës. Avokatja Rezarta Agolli thotë se rastet janë shtuar ndjeshëm, kryesisht nga problemet sociale. Këtë vit mbi 4 mijë gra kanë denoncuar ndërsa 6 prej tyre humbën jetën
-
‘Black Friday’ edhe në Shqipëri, ofertat deri në 70% joshin konsumatorët! Produktet më të preferuara elektroshtëpiaket dhe veshjet
25 Nëntor 2022, 19:48E Premtja e Zezë, është aplikuar në shumë biznese edhe në Shqipëri. Ofertat deri në 70% joshën mjaft konsumatorë, teksa produktet më të preferuara ishin elektroshtëpiaket dhe veshjet
-
Zgjatet sezoni turistik! Fluks të huajsh edhe në muajin tetor, 22.3% më shumë se një vit më parë
25 Nëntor 2022, 17:58365.227 shtetas të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për muajin tetor. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, tregojnë se turizmi në vend ka vijuar edhe gjatë muajve të vjeshtës
-
Filmi i animuar me 2 djem homoseksualë në kinematë e Tiranës, reagon PD: Propagandës ‘Sorosiane’ po i vjen fundit
25 Nëntor 2022, 17:46Partia Demokratike e konsideron transmetimin e filmit të animuar me 2 djem homoseksualë të cilët dashorhen me njëri-tjetrin si pjesë të ‘propagandës sorosiane’ që ka nisur që me përdorimin e termave “Prindi 1 dhe Prindi 2”.
-
Producenti i njohur amerikan, Angelo Doc Velasquez vlerëson Tiranën si qytetin më të sigurt për turistët: Ndihem i mirëpritur kudo që shkoj
25 Nëntor 2022, 16:52Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim producentin e famshëm amerikan, Angelo Doc Velasquez i cili vjen në kryeqytetin shqiptar për festivalin “Kënga Magjike”. Veliaj në shenjë mirënjohjeje i dhuroi artistit amerikan, “Kullën e Sahatit të Tiranës”.
-
6 gra humbën jetën nga dhuna në familje, Manastirliu: Të bashkohemi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave
25 Nëntor 2022, 14:44Në Ditën Botërore të Eleminimit të Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me organizatat e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri çelën fushatën e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore. Ministrja e Shëndetësisë: Rrisim 30% finacimin për Fondin Social për, për të zgjeruar shërbimet mbështetëse për grate dhe vajzat viktima të dhunë
-
Superjahti më i madh me vela në botë, 'Black Pearl' ankorohet në Portin e Durrësit (FOTO)
25 Nëntor 2022, 10:08Njihuni me vizitoren e radhës ne Portin e Durrësit. Një ndër superjahtet më të mëdha me vela në botë, ‘Perla e Zezë’ 106 metra i madh është ankoruar në Portin e Durrësit në kalatën 5 të Terminalit Perëndimor
-
Përmirësohet situata në Lezhë! 880 ha tokë bujqësore të përmbytura, tërhiqet uji nga banesat
25 Nëntor 2022, 08:36Me përmirësimin e kushteve të motit, edhe në Lezhë duket më e qetë situata e shkaktuar nga reshjet e ditëve të fundit.
-
Kthjellime dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme e premte 25 nëntor
25 Nëntor 2022, 07:20Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë orëve të para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.
-
‘2 djem dashurohen dhe shpëtojnë botën’, filmi i animuar shkakton debat në Tiranë! Koalicioni ‘Pro Familjes’: Ndikon tek fëmijët! Kinemaja në Tiranë shtyn shfaqjen
24 Nëntor 2022, 14:46Filmi vizatimor ‘Botë e mrekullueshme’, ku në qendër të skenarit, dy djem që dashurohen, shpëtojnë botën, me shumë gjasa do të hapë debate pro dhe kundër. Kësaj here ishin të rinjtë e ‘Pro Familjes dhe Jetës’ ata që kundërshtojnë një film që sipas tyre promovon homoseksualitetin.
-