Sociale
-
Besimtarët bektashinj kanë hapur sot matemin, agjërimin e tyre 10 ditor në nder të dëshmorëve të Qerbelasë që për shumë ditë me radhë kanë qëndruar të pangrënë dhe nuk konsumonin ujë. Rregullat janë që duhet të konsumojnë produkte të tokës, pra fruta perime por jo ujë
29 Korrik 2022, 14:55 -
Fluks hyrjesh në pikat kufitare të Shqipërisë, policia: Në Rinas dhe Kakavijë janë shtuar sportelet, masa për të eliminuar vonesat
30 Korrik 2022, 14:38Fundjava e fundit e korrikut dhe vendi futet në muajin gusht i cili pritet që të ketë edhe numrin më të madhe të turistëve. Që prej ditës së sotme është vënë re një fluks i madh me turistë, vizitorë e emigrantë në hyrje, në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavijë.
-
AKSHI: 10 orë operacion mirëmbajtje në faqet qeveritare online! Nga ora 14:00 deri në 23:59 mund të ketë vështirësi në akses
30 Korrik 2022, 13:34Duke filluar nga ora 14:00 e ditës së sotme në mesnatë mund të hasni vështirësi në aksesimin e faqeve qeveritare online. Kjo për shkak të një operacioni mirëmbajtjeje nga ana e AKSHI-t. Kjo ndërhyrje është në vazhdën e masave të marra për përballjen me pasojat e sulmit kibernetik.
-
15 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Kthejeni në mision për ta bërë vendin tonë më të mirë
30 Korrik 2022, 13:0015 shtetas të rinj, 11 prej të cilëve nga Kosova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, Veliaj uroi secilin prej tyre për këtë rrugëtim të ri.
-
I dëmshëm për shëndetin, AKU masa për bllokimin e produktit ‘Tortilla Chips 125 g’: Nuk duhet konsumuar
30 Korrik 2022, 12:05Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar konsumatorët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë patatinat e misrit “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”, pasi është konstatuar prania e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë. AKU thotë se janë marrë të gjitha masat për bllokimin e produktit.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
30 Korrik 2022, 07:45Moti do të jetë më kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite
-
Rezervuari i Thanës pa ujë, rrezikohet vaditja e Myzeqesë! Inxhinieri: HEC i banjës nuk po sjell kuotat e mjaftueshme
29 Korrik 2022, 21:28Të mbjellat e fermerëve të Myzeqesë rrezikojnë të mbesin pa vaditje për shkak të prurjeve të ulta në Rezervuarin e Thanës. Inxhinierët thonë se niveli i ujit është në pikë kritike, dhe nëse nuk merren masa brenda javës ndërpritet vaditja. Sipas tyre shkak për mungesën e ujit është HEC-i i Banjës pasi nuk po lëshon kuotat e ujit të parashikuara në kontratën koncesionare
-
'Vallja e Yjeve' mbahet për 4 ditë në Pogradec! E bija e Lasgush Poradecit: Festival i cili përjetëson vlerat
29 Korrik 2022, 16:59Vallja e Yjeve është festivali që do të shfaqet për 4 netë në qytetin e Pogradecit, në nder të shkrimtarit Lasgush Poradeci. Nata e parë e tij startoi mbrëmjen e djeshme nën moderimin e dyshes së Ina Gjonçit dhe Kastriot Ramollarit.
-
Projektligji/ Gjobat për ndotësit e mjedisit do të rriten me 30%, rreth 2 mln lekë për ata që i djegin vetë plehrat
29 Korrik 2022, 16:04Ngrihet struktura e posaçme për mbrojtjen e mjedisit! Qeveria propozon të ashpërsojë me 30% gjobat për të gjithë ata që ndotin mjedisin, transportojnë mbetje në kundërshtim me ligjin dhe që i djegin ato pa kriter. Projektligji i ri i hedhur për konsultim publik rrit edhe vlerën e gjobave për të gjithë ata që përdorin, prodhojnë dhe importojnë qese plastike njëpërdorimshme që prej 2 muajsh në vend janë të ndaluara.
-
Vendimi i qeverisë/ 70 oficerë sigurie më shumë në shkolla për të garantuar mbrojtje dhe siguri për nxënësit
29 Korrik 2022, 14:03Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do të jenë më vetëm në shkollat e mesme, siç kanë qenë nga viti 2018, por edhe në shkollat 9-vjeçare ,e prioritet shkollat me numër të lartë nxënësish
-
Nisin aplikimet për universitet në portalin u-Albania! Maturantët, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve të studimit! Eksperti: Të zgjedhin zanate
29 Korrik 2022, 10:43Kanë nisur aplikimet e maturantëve për universitet në portalin U-Albania. Maturantët kanë të drejtë deri me datë 3 Gusht të zgjedhin 10 degët e preferuara
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
29 Korrik 2022, 07:30Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore të shoqëruara me reshje lokale në zonat malore në orët e pasdites
-
-
-
-
-
Ujësjellësi i ri në Tresh të Lezhës nuk vihet në punë, rrejti elektrik nuk përballon pompat, fshati ‘thahet’ për ujë! Bashkia: Së shpejti do jetë në funksion
28 Korrik 2022, 20:38Ujësjellësi i ri është gati, por banorët e fshatit Tresh në Lezhë vuajnë sërish furnizimin me ujë të pijshëm, problem që vijon prej më shumë se 20 vitesh. Ndonëse i ndërtuar nga e para, ujësjellësi nuk është vënë në funksion pasi rrjeti elektrik nuk përballon fuqinë e pompave.
-
‘Open Cinema’ për herë të parë në Cërrik, për tre netë me radhë, qytetarët ndjenë magjinë e ekranit të madh të kinemasë, në qendër të qytetit
28 Korrik 2022, 20:06Falë bashkëpunimit të Bashkisë Cërrik, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivit Qendror të Filmit Shqiptar, për herë të parë "Open Cinema" zbriti në Cërrik.
-
Kriza e çmimeve prek edhe ujin, rritet 10-30 lekë në markete! Të varfrit konsumojnë ujë çezme
28 Korrik 2022, 19:50Kriza e çmimeve ka prekur edhe ujin e pijshëm që tani shitet 5-30 lekë më shtrenjtë në markete e supermarkete. Qytetarët thonë se mendohen dy herë para se ta blejnë ujin, ndërsa kërkojnë rritjen e kontrolleve nga shteti.
-
