Sociale
-
Plazhi i Talës, është një ndër zonat turistike më pak të shfrytëzuara në vend. Numri i pushuesve ka rënë edhe për shkak të pandemisë, por mungojnë edhe investimet. Pushuesit shprehen se ka hapësirë të bollshme për plazh publik, por nga ana tjetër bashkia nuk ka marrë asnjë masë për siguruar pastërtinë.
23 Korrik 2020, 17:33 -
OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të ikin dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme
22 Korrik 2020, 20:36Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.
-
'Kullon nga koka tek këmbët', pamjet nga sakrificat e mjekëve në Infektiv, në luftë me COVID
22 Korrik 2020, 20:27Të luftosh me COVID-in në vijën e parë të frontit nuk është një punë e lehtë dhe po ashtu nuk janë të thjeshta rregullat strikte që duhet të ndjekësh për të mbrojtur vetën dhe për të mos u rrezikuar të kthehesh në një burim infeksioni për të tjerët.
-
Fëmija 'fryt' i një përdhunimi, 41-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Nuk u ktheva kurrë në atë shtëpi të mallkuar (VIDEO)
22 Korrik 2020, 19:45Nuk kishte mbushur ende 17 vjeçe asokohe, dhe bie pre e një përdhunimi, dramë kjo që po e përndjek gjithë jetën. Quhet Fatbardha Hoxha, e lindur në qytetin e Lushnjes, dhe historinë e saj të trishtë e rrëfeu në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv.
-
U zhduk 3 ditë më parë, 65-vjeçari gjendet tek Gjiri i Lalëzit! Telefonatat në ‘Pa Gjurmë’ orientuan mbi vendndodhjen e tij (VIDEO)
22 Korrik 2020, 18:42U zhduk nga Durrësi tre ditë më parë gjendet 65-vjeçari. Ali Frakulli u denoncua si i humbur, këtë të martë, në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, ku menjëherë pas publikimit të rastit, mjaft telefonata treguan vendndodhjen e tij në qytetin e Durrësit.
-
Korret gruri i Maliqit, prodhim i bollshëm, çmim i ulët! Fermerët duan subvencione (VIDEO)
22 Korrik 2020, 17:23Maliqi, një ndër hambarët më të mëdhenj të grurit në vend po mbledh prodhimin. Fermerët thonë se i janë rikthyer kësaj kulture bujqësore dhe prodhimi është i kënaqshëm, por problem për ta mbetet çmimi i ulët në treg. Ndjekim raportimin e gazetares sonë, Gladiola Hoxha e cila ka shkuar në Maliq në ditët e fundit të korrjes së grurit.
-
Pas 13 viteve, shenja jete për dibranin! Dëshmia ‘bombë’ në ‘Pa Gjurmë’: E takova vjet në Kopenhagen
21 Korrik 2020, 22:13Taulant Cara nuk arriti të pinte kafen e mëngjesit me vëllanë e tij Gentin, pasi la porosinë dhe shkoi tek berberi. Që nga ai moment nuk u pa më.
-
65-vjeçari me sklerozë i humb gruas nga sytë gjatë pushimeve në Golem, zhduket pa lënë gjurmë
21 Korrik 2020, 22:07Ali Frakulli, një 65-vjeçar u zhduk pasditen së shtunës, më 18 korrik. Ai ndodhej për pushime në Golem të Durrësit, me bashkëshorten dhe vajzën, kur u ngrit papritur nga lokali duke u kërkuar familjarëve se donte të kthehej në Tiranë.
-
I humbur prej dy vitesh, gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Turqi Roland Zeka
20 Korrik 2020, 18:23Mësohet se 27-vjecari, kishte përfunduar në një burg të Sigurisë së Lartë, në provincën Kilis, kufi me Sirinë, arsye kjo që humbi kontaktet me familjen 2 vite me radhë.
-
Pandemia godet në qytetin e gurtë! Për 3 muaj, kalanë Gjirokastër e vizituan 850 turistë nga 90 mijë vitin e kaluar
19 Korrik 2020, 20:51Shumë bujtina e hotele në Gjirokastër janë mbyllur për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e covid-19. Numri i vizitorëve është i papërfillshëm, ku për tre muaj në kala kanë qenë 850 persona. Ndërsa një vit më parë qyteti i gurtë numëronte 90 mijë turistë, kryesisht të huaj.
-
Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë për zhurmat akustike, qytetarët: Boritë na shoqërojnë kudo, janë shqetësuese
19 Korrik 2020, 16:28Boritë dhe zhurmat vijojnë të mbeten shqetësim për qytetarët. ReportTV bëri një vëzhgim në kryeqytet ku ndonëse përdorimi i borive është i ndaluar në zona urbane drejtuesit e automjeteve nuk e respektojnë këtë rregull.
-
Lagjia e harruar në Shëngjin, 220 familje vuajnë mungesën e rrugës dhe ujit! Banorët: Na vjen një herë në javë (VIDEO)
18 Korrik 2020, 17:06Mungesa e investimeve rrugore në një prej lagjeve të Shëngjinit, ka bërë që gati 220 familje të jetojnë thuajse në izolim. Por, krahas mungesës së rrugës këtyre banorëve u duhet të përballen edhe me mungesën e ujët të pijshëm. Kjo jo vetëm ka vështirësuar jetesën e banorëve, por ka penalizuar edhe zhvillimin e turizmit.
-
Lojërat e rrezikshme virtuale, psikologia apel prindërve: Fëmijët kanë nevojë për ajër, hiquni celularin dhe nxirrini në natyrë
18 Korrik 2020, 12:34Pedagogia e psikologjisë Ariana Muçaj në një intervistë me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv tha se kjo lojë përbën rrezikshmëri për fëmijët.
-
Saranda ul çmimet, por turistët mbeten të pakët
17 Korrik 2020, 18:07Numri i turistëve në Sarandë është i ulët edhe pse kemi hyrë tashmë në pikun e sezonit turistik. Kreu u shoqatës së operatorëve, Arben Cipa thotë në një intervistë për Report Tv se janë ulur çmimet me 20 % por sërish pushuesit shihen vetëm gjatë fundjavës në Sarandë.
-
I zhdukur në Greqi prej 2008, të dhëna të reja për të riun nga Elbasani! Në 2010 ka hyrë në Shqipëri me 4 persona
17 Korrik 2020, 17:32Pikëpyetje të mëdha për fatin e të riut nga Elbasani, pasi mjaft informacione kanë mbërritur në emër të Iglin Zdravës, 36-vjecari që u zhduk papritur nga Greqia në gusht të vitit 2008. Dyshimet se hyri në Shqipëri në vitin 2010 ngjallën shpresat tek familjarët, duke ndezur një dritë jeshile për fatin e të riut.
-
Preu biletën nga Gjermani në Paris, zhduket i riu nga Elbasani! Familja e kërkon në 'Pa Gjurmë'
16 Korrik 2020, 22:25Një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’, për 36-vjeçarin nga Elbasani, i cili ka humbur kontaktet nga Gjermania, më 13 korrik të këtij viti.
-
Ujërat e zeza 'pushtojnë' rrugët e fshatit Goskovë, banorët: Frikë nga përhapja e epidemisë (VIDEO)
16 Korrik 2020, 16:34Prej vitesh banorët e Goskovës në Korçë jetojnë mes rrezikut për sëmundje infektive dhe erës së rëndë. Ujërat e zeza kalojnë nëpër dyert e shtëpive të tyre dhe temperatura e larta të verës kërcënojmë me shpërthim epidemie.
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10Me firmosjen e diplomave, studentët e ekonomikut tërhiqen nga dërgimi në gjykatë i çështjes që i la prej 1 viti pa kartonin e masterit. Por nuk do të ndalen për të çuar para drejtësisë, përgjegjësit, rektorin e Universitet të Tiranës Mynyr Koni, dhe dekanin, Dhori Kule. Studentja Ines Mulellari shprehet për ReportTv se kjo situatë duhet të shërbejë si një mësim për drejtuesit e rinj që do të dalin nga zgjedhjet në universitete.
-
U largua për pushime, zhduket 39-vjeçari nga Fieri! Familjarët i drejtohen 'Pa gjurmë': Ka 6 vite që nuk dimë gjë, mjafton të dimë që është gjallë
15 Korrik 2020, 21:57Adriatik Fera u zhduk pa lënë adresë, mëngjesin e 19 korrikut të vitit 2014. Ai u larguar duke thënë se do ikte 10 ditë me pushime, por dy orë pasi u larguar telefonit i doli i fikur, duke shkëputur kështu përfundimisht kontaktet.
-
Pasioni për lulet e shndërroi në Zonjën e trëndafilave (VIDEO)
15 Korrik 2020, 20:25Lulet për të janë bukuria e çdo ambienti. Kjo është historina e zonjës Valbona Bodlli në zonës e Tiranës së Re, e cila në një rrëfim për Report Tv thotë që pasionin për lulet dhe kultivimin e kulturës së tyre ,e ka shndërruar një motiv të përditshëm pune nga e cila nuk do të heqë dorë kurrë edhe pse kanë kaluar më shume se 30 vite.