Sociale
-
Për herë të parë këtë vit janë vendosur kanoet në liqenin e Shkodrës por edhe në lumin Buna, si një mundësi për të ushtruar një sport të ri dhe për të shijuar bukuritë e natyrës. Report Tv ndoqi guidën unike duke sjellë pamje të zambakëve dhe shpendëve të rrallë që mund të shihen gjatë lundrimit në liqenin më të madh në Ballkan.
7 Korrik 2020, 16:50 -
Regjistrimet në shkollë, Drejtoria Arsimore për Report TV: Evitoni radhët, nuk humbisni shkollën për dokumente
7 Korrik 2020, 15:53Drejtoria Arsimore në Tiranë ka reaguar pas fotove të publikuara nga Albana Vokshi, sipas të cilët pindërit presin në radhë për të regjistruar fëmijët. Për ReportTv, Fiqiri Cifliku, përgjegjës në drejtorinë e arsimit parauniversitar thotë se askush nuk do të humbë shkollën për efekt dokumentacioni.
-
Një tjetër virus i rrezikshëm në Kinë, çfarë po ndodh?
7 Korrik 2020, 11:43Disa viruse te reja duket se po i kanosen sërish njerëzimit, duke rritur edhe më shumë frikën në popullatë. Për të folur më shumë në lidhje me virusin aktual të cilin po vuan pothuajse e gjithë bota, por edhe lajmet që po qarkullojnë për viruset e reja ishte i ftuar ambientalisti Sazan Guri.
-
Burrat kryefamiljarë shpenzojnë në bare dhe restorante, gratë investojnë te shtëpia
7 Korrik 2020, 08:10Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qeverisën” nga gratë e çojnë buxhetin mujor për investime dhe te mira në shtëpi.
-
REPORTAZH/ Me peshkatarët në liqenin e Ohrit, për 'gjah' në kërkim të koranit
6 Korrik 2020, 21:41Peshkatarët kanë hyrë herët, lindja e diellit i gjen në liqen për të kapur peshkun Koran simbolin e liqenit te Ohrit por dhe specien që për ta kap vlerën më të madhe ekonomike.
-
Veliaj i dorëzon 'Kullën e Sahatit' mjekut me origjinë shqiptare, Panajot Koliomihali: Doktor me zemër të madhe, na ndihmoi gjatë tranzicionit (VIDEO)
5 Korrik 2020, 12:43Në këtë 100-vjetor të Tiranës, Kryebashkiaku i dorëzoi mjekut Koliomihali “Kullën e Sahatit”, si një shenjë miqësie, mirënjohje dhe falenderimi për kontributin që, jo vetëm si arvanitas i mirë, por edhe si doktor me zemër të madhe, ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët, sidomos në vitet e tranzicionit.
-
Korça 'mini' karnavale prej COVID-19! S' ka festë të madhe në qendër të qytetit, por grupe të vogla lagje më lagje
4 Korrik 2020, 21:50Pandemia COVID-19 duket se ka prekur edhe karnavalet e Korçës, të cilat janë një traditë e hershme në këtë qytet. Për shkak të masave Anti- Covid festa e karnavaleve do të jetë më e vogël si nga ana e aktorëve dhe të publikut që do të ndjekë spektaklin që paralajmëron fillimin e sezonit turistik.
-
Dalin datat, nga 29 korriku maturantët zgjedhin fakultetin, ja si do të bëhet regjistrimi (Procedura)
4 Korrik 2020, 15:48Dalin datat e aplikimeve për në universitet, ku maturantët do të kenë mundësi të përzgjedhin nga 10 degë në 3 raunde. Raundi i parë do të nisë më datë 29 korrik dhe zgjat deri më 3 korrik. Para se të nisë aplikimi në raunde, maturantët duhet të paguajnë tarifën e aplikimit.
-
Kruja thahet për ujë, mijëra hektarë toke pa vaditje! Fermerët: Me sytë nga qielli, presim shiun
3 Korrik 2020, 18:57Në gjithë Bashkinë e Krujës janë 10 mijë hektarë tokë, por prej tyre vetëm 10 hektarë pritet të nxjerrë prodhim. Shkak është bërë mungesa e ujit për vaditje. Edhe pse një zonë e pasur me burime e rezervuarve, uji nuk mbërrin tek tokat e fermerëve sepse janë shkatërruar kanalet vaditëse. Banorët dhe agronomët e zonës kanë treguar për ReportTv dëmet e të mëdha që ka pësuar bujqësia këtë sezon.
-
Ndodh edhe kështu, kërkonte djalin në 'Pa gjurmë', i biri e telefonon live nënën
3 Korrik 2020, 18:04Një rast urgjent që u denoncua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ gjeti zgjidhje që në minutat e para të transmetimit live. Kjo ndodhi me rastin e Perikli Lamajt, i cili humbi kontaktet nga Uellsi i Anglisë. Nëna, Gëzime Lamaj ishte duke rrëfyer për të birin dhe një zile telefoni u dëgjua në studio.
-
Konfliktohet me familjen dhe humb kontaktet nga New Yorku, motra e kërkon: Ata mund t’i kenë bërë keq!
2 Korrik 2020, 19:24Shqiptari nga Kosova, Nezir Alija humbi kontaktet nga New York-u më 7 maj të këtij viti. Pasi u denoncua për dhunë në familje, 24 orë më pas ai u la i lirë, por me kushtin që të paraqitej pas dy muajsh në gjyq.
-
E lindi në burg, pas 40-viteve kërkon të bijën! ’Pa Gjurmë’ shfaq imazhin e Migenës! A është ajo vajza që kërkojmë?
2 Korrik 2020, 19:12Zbuloi sekretin e jetës në emisionin “Pa gjurmë”, për të kërkuar të bijën, që e lindi pas hekurave të burgut, Dashurie Begaj përballet për herë të parë me atë, që dyshohet se mund të jetë vajza Migena Begaj, që solli në jetë më 19 shkurt të vitit 1980.
-
Interpol Tirana i njofton për vdekjen e vajzës, çudit live nëna: Pas letrës vajza më mori në telefon (VIDEO)
1 Korrik 2020, 18:15Vajza nga Fieri me emrin Etleva Parangoni u largua nga shtëpia në shtator të vitit 1997. 21- vjeçarja e asaj kohe rezultoi e humbur për familjarët, ku këta të fundit mësuan se ditën që iku, vajza kishte hipur në një makinë me xhama të zinj. Pas afro dy jave, Etleva telefonon nga Milano e Italisë dhe u tregon prindërve se ishte shëndosh e mirë.
-
Skeme e re për aplikimin e maturantëve për universitet/ Ministria e Arsimit 'ndërron mendje', rikthen praktikën e vjetër
1 Korrik 2020, 16:37Ndryshon sërish skema e aplikimit të maturantëve për në universitet. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim të ri ku shpjegon se procedura do të kryhet njësoj si më parë. Ky udhëzim i ri vjen vetëm 4 javë pasi u vendosën ndryshimet e para.
-
Humbi gjymtyrën por jo shpresën, Nik Sherri: ‘Dështimi më i madh në jetë është dorëzimi’
1 Korrik 2020, 12:01Nik Sherri është i riu, i cili me historinë e tij ka frymëzuar edhe të rinjtë e tjerë. Ai ka humbur këmbën për shkak të një aksidenti të ndodhur disa vite më parë, por megjithatë nuk i humbi shpresat për të jetuar dhe për të bërë një jetë si të gjithë moshatarët e tij.
-
E martuan pa dëshirë, përlotet live malësorja: Në takimin e parë i kërkova vetëm të më bënte nënë, sot më la me binjakët në rrugë
30 Qershor 2020, 20:06E la tek dera e prindërve me dy fëmijë të mitur. Ish- vjehrri i komunikon familjes së nuses mos të kthehet më, pasi djali i tij nuk e dashuronte. Kjo është drama e Fullënxa Hidaj nga malësia e Krujës, 40-vjecarja që u braktis pas tre viteve bashkëjetesë. Këtë pasdite në Pa Gjurmë, ajo rrëfeu jetën e saj dhe sfidat që po kalon.
-
Zhduket në 2016, 'Pa Gjurmë' zbulon fotot e fundit të shkodranit Ramadan Arci të shkrepura në Shirokë
30 Qershor 2020, 20:00U zhduk 4 vite më parë nga Shkodra, dyshimet se Ramadan Arci jeton në Fier. Pa Gjurmë publikon fotot e fundit që kishte realizuar me miqtë e tij, pak para se të zhdukej.
-
Jetimi që ndihmon jetimët, kandidat për çmimin ndërkombëtar
30 Qershor 2020, 12:51Alfred Muharremi është i pari shqiptar kandidat për çmimin 'Herman Gmeiner', i cili është një fondacion kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Alfredi i rritur vet në fshatin SOS, pa mbështetjen e familjes, për fat është shëndërruar sot në një shembull për të tjerët.
-
Akademia ICT nga Huawei: Ndërtimi i një ekosistemi për talentet e reja dhe zhvillimin e industrisë
30 Qershor 2020, 09:51Thyerja e hendekut të integrimit të industrisë dhe edukimit në shërbim të kultivimit të talenteve.
-
Breshëri shkatërron të mbjellat në Maliq/ Fermeri në lot: Ç'e pyet unë me këto mbahesha
29 Qershor 2020, 18:35Kanë mjaftuar disa minuta shi e breshër në zonën e Maliqit për të çuar dëm mundin e fermerëve. Prodhimet bujqësore dhe pemëtaria janë dëmtuar rëndë. Fermerët kërkojnë ndihmë financiare nga shteti pasi bujqësia është e vetmja mënyre jetese për ta.