Sociale
-
E hëna e 27 shtatorit do të rikthejë në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga nesër do të nisë zyrtarisht shkolla.
26 Shtator 2021, 21:39 -
A jemi gati për martesat Gay dhe birësimin e fëmijëve? 'Debati i shekullit' edhe në Shqipëri, flasin palët dhe grupet e interesit! Kisha dhe Xhamia kundër, qytetarët të dyzuar
25 Shtator 2021, 16:05Aleanca LGBT në Shqipëri prej vitesh kërkon ndryshimin e Kodit të familjes, që do t’u mundësojë martesën mes së njëjtës gjini dhe birësimin e fëmijëve. Qytetarët në të shumtën e rasteve sillen si të painformuar dhe dalin kundër devijimit nga familja tradicionale. Ndërkohë Kisha dhe Xhamia pavarësisht thirrjeve për të mos bullizuar grupin LGBT kundërshtojnë me forcë devijimin nga plani fillestar i krijuesit, martesës burrë e grua.
-
Rreziqet e jetës në rrjetet sociale, flasin 'blogerat': Herë pas herë ndjehemi të kërcënuar dhe bullizuar! Sociologu: Të rinjtë të ecin me tendencat, por pa degraduar
24 Shtator 2021, 13:56Rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh, duke sjellë sa përfitime, po ashtu edhe rreziqe. Keqpërdorimi i tyre krijon jo pak probleme shpeshherë, siç ishte edhe rasti i të riut Kozak Braçi, i cili u mor peng dhe u dhunua pasi publikoi një video duke ofenduar Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Transmetimi live i videos ku ai dhunohej nga vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, ngriti 'kambanën e alarmit' për mënyrën se si po përdoren rrjete sociale dhe si po degradon rinia.
-
Pasojat afatgjata pas kalimit të COVID, 15 pacientë të shtruar te 'Shefqet Ndroqi'! Mjekja: Po shfaqet kryesisht astma bronkiale
23 Shtator 2021, 14:58Ka shumë njerëz që pasi kanë kaluar virusin vuajnë nga pasojat afatgjate të sëmundjes Covid -19. Spitali “Shefqet Ndroqi” në të cilin aktualisht ka rreth 15 pacientë po shërben për të gjithë ata që vuajnë me post dhe long COVID. Report Tv bisedoi me shefen e klinikës së pneumologjisë, Silvana Bala e cila tregon për situatën e pacientëve që preken kryesisht nga astma bronkiale
-
A duhet t’i shpjegojmë fëmijëve humbjen e personave të dashur? Pediatria Lira Gjika: Po, fëmija ende nuk ka sferë emocionale të zhvilluar
22 Shtator 2021, 11:39T’u shpjegosh fëmijëve humbjen e personave të dashur është një nga vështirësitë më të mëdha të prindërve. Pasi i tremben reagimit të tyre dhe nëse do të jenë në gjendje që ta kuptojnë dhe të merren me atë dhimbje, pavarësisht moshës së tyre?
-
Përse nuk duhet t’i gënjejmë fëmijët? Një manual për prindërit sipas pediatres Lira Gjika
22 Shtator 2021, 11:34Prindërit shpesh stepen para përgjigjeve që duhet t’i japin fëmijeve të tyre për tema të caktuara, duke bërë që shumë probleme, situata që kanë lidhje me fëmijët t’i shpjegojnë nëpërmjet atyre që ata i kanë quajtur ‘gënjeshtra të bardha’.
-
Minatori i vrarë dhe familja e tij si në një Aushvic të viteve 2021
21 Shtator 2021, 13:57Report TV përmes gazetarëve të tij vendosi të hedhë më shumë dritë në jetën dhe në familjen që la pas minatori i vrarë: Dhe tragjedia që zbulohet nga një kamera dhe një mikrofon i ndezur i kalon përmasat e njerëzores
-
Pavarësisht pandemisë, punonjësit e ALBtelecom vazhdojnë traditën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë
17 Shtator 2021, 20:39Kushtet e pandemisë dhe sfida që sjell për të gjithë, nuk i ka penguar punonjësit e ALBtelecom të vazhdojnë traditën e dhurimit të gjakut, në mbështetje të fëmijëve talasemikë. Prej 7 vitesh tashmë, ALBtelecom organizon në ambientet e tij fushatën e sensibilizimit për dhurim gjaku për fëmijët që vuajnë nga talasemia.
-
'Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm', e reja shkodrane rrëfen dhunën dhe dëbimin nga shtëpia, apel për gjetjen e fëmijëve
17 Shtator 2021, 16:05Mesditën e kësaj të premte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh.
-
Nëna i ndërroi jetë gjatë lindjes, 55-vjeçarja me lot në sy: Ajo sakrifikoi jetën për mua, tani dua t'i gjej varrin dhe t’i çoj një tufë lule
15 Shtator 2021, 16:47Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua historia e pazakontë e 55-vjeçares Mirela Gjoni, e cila emrin e vërtetë e ka Dallëndyshe Ahmetaj. Ajo ka zbuluar pas shumë viteve misterin e jetës së saj dhe dy identiteteve.
-
Vlorë, s'ka interes për mësuesinë, disa degë rrezikojnë të mbyllen! Zv/rektorja: Fakulteti i Shëndetit Publik më i preferuari
14 Shtator 2021, 19:36Të rinjtë nuk preferojnë të studiojnë në degët e mësuesisë. ky trend vihet re edhe këtë vit, ku në universitetin e Vlorës disa degë po shkojnë drejt mbylljes. Zv/rektorja tha se Fakulteti i Shëndetit Publik është më i kërkuari, së paku në fazën e parë të regjistrimeve në fakultete.
-
E pabesueshme/ Shërohet nga tumori me mjekime popullore, burri rrëfen kalvarin e vuajtjeve dhe besimin tek doktor Ylli Merja: Më shpëtoi jetën, është Zoti për mua
13 Shtator 2021, 11:33Dukej e paimagjinueshme që të shënohej një histori suksesi me kura natyrale kundër sëmundjeve që deri më tani janë cilësuar si tepër të rënda e të rrezikshme për shëndetin.
-
Shqipëria merr për herë të parë presidencën e sesionit, Manastirliu zgjidhet Presidente e Sesionit të 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën
13 Shtator 2021, 11:36Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve
-
Lakrori me dy petë 'gjallëron' fshatin Polenë të Korçës! Kryebashkiaku: Janë festa që synojnë të promovojnë produktet tipike të zonës
12 Shtator 2021, 21:32Festa e Lakrorit, e shndërroi fshatin Polenë të Korçës, në një nga vendet më atraktive të zonës, duke mirëpritur turistë vendas dhe të huaj. Përveç shijimit të lakrorit me dy petë, pjesëmarrësit parë nga afër edhe mënyrën e veçantë të gatimit të saj.
-
700 mijë shqiptarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID, Manastirliu apelon: Vaksinohuni, mbroni jetë
12 Shtator 2021, 12:54700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.
-
Maturantët dhe 4 ditë afat për regjistrimin në universitet! Mbi 50% e tyre të regjistruar, më e preferuar mjekësia
11 Shtator 2021, 21:08Mbi 50% e maturantëve që kanë aplikuar në universitete janë regjistruar, ndërsa ata që nuk i janë nënshtruar këtij procesi, kanë edhe 4 ditë kohë. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj thotë për Report Tv se degët e Mjekësisë vijojnë të jenë më të preferuarat
-
Linjat urbane përgjysmojnë autobusët në Tiranë! Vëzhgimi i Report Tv, qytetarët 'të patrembur' përballë COVID, grumbull dhe pa maska! I moshuari: Këta marrin vesh veç me kërbaç
9 Shtator 2021, 13:28Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID, mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura nuk po gjen zbatim, e veçanërisht në mjetet e transportit publik. Nga një vëzhgim i Report Tv në Tiranë, shumica e udhëtarëve janë pa maska ndërsa në autobusët urbanë është thuajse e pamundur të ruhet distanca sociale.
-
'Më lejo të bëhem nënë, të lutem mos më braktis'. 45-vjecarja rrëfen pengun e jetës që e mundon prej vitesh
8 Shtator 2021, 17:15Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj.
-
Ardenicë, çelet panairi i parë i agrobujqësisë e kulinarisë
8 Shtator 2021, 16:30Manastiri i Ardenicës është kthyer në një qendër festive, gjatë panairit kushtuar agrobujqësisë dhe kulinarisë.
-
Anglishtja në klasë të parë, 1125 mësues janë në dispozicion për të zhvilluar lëndën! Janaqi: Ora mësimore do të zhvillohet me kreativitet e lojë! Zhapaj: Prindërit shpëtojnë nga kurset private
8 Shtator 2021, 16:07Ministria e Arsimit ka angazhuar 1125 mësues që aktualisht japin mësim për këtë lëndë, por që nga 27 shtatori do u mësojnë anglisht edhe vogëlushëve të klasës së parë, si orë shtesë. Gerti Janaqi, drejtor i Cilësisë në Arsim flet për metodikën që do të zbatohet. Ndërsa për ekspertë të arsimit, psikologë e mësues, ky projekt do të ketë impakt mjaft pozitiv.