Sociale
-
Sipas MeteoAlb, do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në zonat veriore dhe qendrore KU moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare, por vranësira të dendura dhe shira të dobët dhe të përkohshëm do të ketë në zonat jugore të vendit.
2 Shkurt 2022, 07:16 -
Rrëshqitje gurësh në aksin Berat-Skrapar, drejtuesit e mjeteve: Sa herë bie shi jeta jonë është në rrezik, të paktën të pastrohet rruga
1 Shkurt 2022, 13:29Aksi Berat-Skrapar është një nga rrugët më problematike për drejtuesit e mjeteve dhe më të rrezikshme për to për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Sa herë bie shi, kjo rrugë bëhet edhe më kërcënuese për drejtuesit e mjeteve, pasi rrëshqitja e gurëve dhe dherave është edhe më e madhe.
-
Fadromat e IMT nisin shembjen e banesave të tjera te ‘5 Maji’! Banorët: Na hodhën poshtë për 1 min të gjithë pasurinë! Ç'punë kanë me shtëpitë tona ata që u prekën nga tërmeti?
1 Shkurt 2022, 07:54IMT ka nisur mëngjesin e sotëm shembjen e banesave të tjera në lagjen '5 Maji' në Tiranë. Ndonëse aksioni ishte paralajmërua se do të niste në orën 10:00, fadromat e IKMT kanë nisur punën që prej orës 07:10.
-
Temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
1 Shkurt 2022, 07:20Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C.
-
Përballet në ‘Pa Gjurmë ’me dy nëna, babai birësues zbulon të vërtetën live! Surprizohet 36-vjeçari, një zonjë i dërgoi letër, një tjetër hyn në studio
31 Janar 2022, 19:09Emocione të forta këtë të hënë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, kur Gentjan Shahini nga Shijaku, i cili është në kërkim të nënës biologjike, u përball me dy zonja ku secila dyshon se bëhet fjalë për djalin e tyre. U desh publikimi i këtij rasti në program, që të zbulohej emri i vërtetë i nënës biologjike, e cila quhet Evehe dhe nuk ka lidhje me asnjë nga zonjat e dyshuara. Këtë të vërtetë e zbuloi babai birësues i 36-vjeçarit.
-
-
-
-
Iu shembën banesat e tyre, banorët e '5 Majit' sërish në protestë! Bllokojnë kryqëzimin pranë tregut të Medresesë! Banori: Duam kontrata reale, jo premtime! Shoqërohen 5 banorë
31 Janar 2022, 16:57Ashtu siç e kishin paralajmëruar, edhe sot, banorët e '5Majit' u mblodhën në protestë...Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, duke kulmuar me bllokimin e kryqëzimit pranë tregut të Medresesë, për 1 orë.
-
Ndarja e parcelave në plazhe, Ministrja e Turizmit: Subjektet të aplikojnë deri më 27 shkurt! S'do ketë më beach bare pa leje! Problem ndotja, po përballemi me pisllëkun e 30 viteve
31 Janar 2022, 12:56Kumbaro theksoi se subjekte e interesuar kanë kohë deri më 27 shkurt për të aplikuar dhe se nuk do të ketë rihapje të aplikimeve. Aplikimi mund të bëhet online në portalin 'Ealbania', ndërsa ministrja vuri në dukje faktin se të gjitha subjektet që aplikojnë duhet të dorëzojnë një vërtetim se nuk kanë detyrime të pashlyera tatimore.
-
Konflikt për varret mes fshatrave fqinje të Fierit e Vlorës, banorët e Ferrasit: Vijnë dhe i kryejnë varrimet në fshatin tonë, kanë rrethuar rrugën me kangjella hekuri
31 Janar 2022, 11:39Banorët e fshatit Ferras të Fierit dhe fshatit Fitore të Vlorës, fshatra kufitarë, janë në një konflikt për varrezat.
-
Ulen aplikimet për azil në nëntor/ Shifrat pësojnë rritje në krahasim me 2020-n, shumica afganë
31 Janar 2022, 10:46Pas rritjes së fortë në muajin shtator, aplikimet e shqiptarëve për azil shënuan rënie në tetor dhe nëntor, por gjithsesi vijojnë të mbeten në nivelet më të larta pas pandemike
-
Rriten temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
31 Janar 2022, 07:12Sipas MeteoAlb, Shqipëria gjatë orëve të paradites dhe pasdites do të paraqite në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në orët e në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen në gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit tonë.
-
SPECIALE/ Ngrohja Globale, nga shkaktimi i sëmundjeve tek rritja e çmimit të ushqimeve, të gjitha pasojat që i kanosen Shqipërisë! Ja zgjidhjet për të shpëtuar të ardhmen
30 Janar 2022, 20:56Sipas raportit më të fundit të OKB-së për klimën, bota ndodhet drejt një “rruge katastrofale “dhe se ngrohja globale kërcënon “me humbje masive të jetëve të njerëzve.” Shqipëria është e kërcënuar nga ngrohja globale ndonëse është ndër të paktat vende që nuk ndikon ndjeshëm në ndryshimet klimatike.
-
Rihapet rruga Qafë Kashar-Rinas, ARRSH njofton shoferët: Ja segmenti tjetër që do të mbyllet nga data 2 shkurt
30 Janar 2022, 16:01Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se segmenti Qafë-Kashar Rinas do të hapet ditën e nesërme për qarkullimin e automjeteve. Sipas njoftimit të ARRSH-s në datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rinas. Për pasojë ky segment rruge do të qëndrojë i mbyllur
-
Një familje delfinësh 'dhuron spektakël' në ujrat e detit Jon, mahniten peshkatarët
30 Janar 2022, 15:17Një grup peshkatarësh të cilët po ktheheshin nga peshkimi mesditën e djeshme befasohen nga një familje delfinësh. 5 delfinë, ndër këta tre të vegjël ndjek anijen e tyre përgjatë një pjese të udhëtimit
-
Nga çadra në gërmadhë, çifti Çadellaj në Elbasan ende pa strehë pas tërmetit të nëntorit! Të moshuarit: Netët i ngrysim me frikën e vdekjes! Kërkojmë një shtëpi normale (VIDEO)
30 Janar 2022, 15:03Në këto ditë acari, çifti Çalladej nga fshati Trepsenisht i Elbasanit jeton në mjerim. Muret janë të çara, ndërsa shtëpia rrezikon t’i zërë brenda. Ata i kërkojnë bashkisë një shtëpi normale, pasi banesa u është rrënuar nga rrëshqitjet e tokës dhe tërmeti i vitit 2019
-
Operacione në zemër, rritet numri i pacientëve me probleme! 700 vizita nga momenti i çeljes së spitalit Memorial të Fierit
30 Janar 2022, 13:17Sëmundjet e zemrës duket se janë rritur ndjeshëm në rajonin e jugut dhe shumë prej pacientëve me probleme kardiake po i drejtohen Spitalit Memorial në Fier. Në 8 muaj punë që ka ky spital numërohen 700 vizita dhe ndërhyrje në repartin e Kardiologjisë.
-
Fshati Torovicë i Lezhës pa ujë të pijshëm prej vitesh, banorët: Është i ndotur, për të pirë e blejmë ose e mbushim me bidonë në fshatrat e tjerë
30 Janar 2022, 10:10Kjo problematike vijon prej shumë vitesh dhe pavarësisht premtimeve, banorët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ata shprehen se janë të detyruar ta blejnë ujin e pijshëm apo ta mbushin me bidona në zona të tjera, disa kilometra larg fshatit të tyre.
-
Rriten temperaturat deri në 12 gradë celsius, vranësirat 'mbulojnë' verilindjen, ja si parashikohet moti për këtë të diel
30 Janar 2022, 07:18Territori ynë në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Por vranësirat e pakta do të jenë më të fokusuara në zonat verilindore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore.