Sociale
-
Territori ynë në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Por vranësirat e pakta do të jenë më të fokusuara në zonat verilindore, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore.
30 Janar 2022, 07:18 -
Landfill në zonën turistike, sërish protestë në Piskovë të Përmetit! I bashkohen banorëve edhe demokratët Salianji dhe Bejko: Po vritet e ardhmja e zonës
29 Janar 2022, 18:31Banorët e fshatit Piskovë në Përmet kanë protestuar sot sërish kundër ndërtimit të vendit të grumbullimit të plehrave në afërsi të fshatit të tyre. Në përkrahje të tyre sot ka qenë deputeti i PD dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PD Ervin Salianji dhe i deleguari i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko.
-
Fëmijët e Laprakës në protestë, me lot në sy flasin për Report Tv: Kam të gjitha kujtimet këtu, dua të vazhdoj të jetoj në shtëpinë time (VIDEO)
29 Janar 2022, 18:0610 vite të jetës i ka kaluar në shtëpinë e saj në zonën e Laprakës, por këto ditë ka marrë njoftimin se banesa do iu shembet në kuadër të rikualifikimit urban. Në ato muaj ajo ka pasur plot kujtime dhe sot ka një kërkesë që të vijojë të jetojë në shtëpinë e saj. Xhensila Mazreku, vetëm 10 vjeç, mori pjesë në protestën që u zhvillua ditën e sotme në ish-sheshin ‘Shqiponja’.
-
-
Banorët e ‘5 majit’ mblidhen sërish në protestë, u bashkohen dhe ata të Laprakës, për 1 orë bllokojnë ish-sheshin ‘Shqiponja’: Nuk ndalemi, ja ku na keni, na shtypni (VIDEO)
29 Janar 2022, 17:20Banorët e ‘5 majit’ dhe ata të ‘Laprakës’ protestuan ditën e sotme tek ish-sheshi ‘Shqiponja’. Të ulur këmbëkryq në rrugë, për rreth një orë ata bllokuan qarkullimin e mjeteve, konkretisht aksin nga Lapraka drejt autostradës Tiranë-Durrës.
-
Balluku në Qafë Thanë: Të gjitha akset rrugore të hapura për qarkullimin e automjeteve, jemi në teren 24 orë
29 Janar 2022, 16:15Në të gjitha akset rrugore të vendit po punohet për të garantuar qarkullimin pa problematika të të gjitha automjeteve, pavarësisht situatës së motit. Në terren janë të angazhuara një numër i madh mjetesh të rënda dhe punonjësish të cilat kanë bërë të mundur vijimin normal të qarkullimit në të gjitha akset nacionale.
-
‘Nga faqja e zezë e Shqipërisë u kthye në atraksion turistik’, Rama ndan pamje nga Ekopark në Durrës
29 Janar 2022, 15:57Punimet në Ekopark në Durrës vijojnë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pasdite një video nga kantieri, ku duket se tashmë janë ngritur edhe fushat e sportit.
-
Mësimi online i bëri nxënësit dembelë, problematika të theksuara në formim! Rënie më e madhe në shkencat ekzakte! Nxënës dhe mësues: Duhet shumë për të rikuperuar
29 Janar 2022, 15:52Mësimi online por edhe orët e shkurtuara në pandemi ka bërë që nxënësit të mos i marrin seriozisht librat dhe sipas mësuesve ata janë kthyer në dembelë. Rezultatet më të dobëta nxënësit po i shfaqin kryesisht në lëndët ekzakte
-
Çmimi i qumështit fut në krizë blegtorët e Lushnjës! Ankohen fermerët: E shesim me 40 lekë/ litër, grumbulluesit abuzojnë
29 Janar 2022, 12:54Numri i krerëve të lopëve po shkon drejt përgjysmimit. Në fshatin Lifaj të Lushnjes fermerët dhe blegtorët thonë se kanë humbur interesin për mbarështimin e gjetheve për shkak se ka rënë ndjeshëm çmimi i shitjes së qumështit me shumicë. Sipas tyre nga 1200 që kishte ky fshat para 5 vitesh tani kanë mbetur rreth 500 krerë lopë.
-
Turistët e huaj eksplorojnë me kanoe liqenin e Komanit (VIDEO)
29 Janar 2022, 12:18Korporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi pamje nga liqeni i Komanit, ku turistë të huaj shëtisin me kanoe përgjatë liqenit që shtrihet mes kodrave të mbuluara me gjelbërim, shpate vertikale, gryka të thella dhe një luginë e ngushtë, e marrë plotësisht nga lumi.
-
”The Guardian”: Ndjesia befasuese ekzotike e Shqipërisë, destinacion kryesor i britanikëve
29 Janar 2022, 11:07Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar, shkruan Rachel Hall për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”
-
Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Kurt Kola, vuajti 45 vite në kampet e internimit dhe burgjet e komunizmit! Video ku rrëfente krimet që pa me sy
29 Janar 2022, 10:04Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Kurt Kola, ish-i i përndjekur politik në kohën e komunizmit dhe mbrojtës i të drejtave të ish- të përndjekurve. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Bilal Kola, i cili thekson se ndërroi jetë nga pasojat e post-COVID
-
Korça ‘zgjohet’ e mbuluar nga dëbora, qyteti zbukurohet nga bardhësia (VIDEO)
29 Janar 2022, 09:41Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore, erë e fortë si dhe ulje të ndjeshme temperaturash. Sipas informacioneve ka pasur reshje dëbore gjatë natës, ndërsa në zona të veçanta të shoqëruara me erë. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur pastrimin e rrugëve
-
Nga rritja e pagesës së transportit e orëve suplementare, deri tek masat për ngrohjen në shkolla, Ministria e Arsimit sinjale pozitive për zgjidhjen e kërkesave të mësuesve
29 Janar 2022, 09:21Pagesa e transportit, mbajtja në punë e mësuesve në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve, ngrohja në shkolla, mundësia e rritjes së vlerës së orëve suplementare, ishin disa nga kërkesat e ngritura gjatë takimit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri me ministren e Arsimit Evis Kushin
-
A mundet të kemi dikë nga pas për çdo mbeturinë që hedhim? Aktorë e ambientalistë thirrje për pastrimin e Durrësit: Ky qytetërim mijëravjeçar meriton më tepër qytetërim nga ne
29 Janar 2022, 08:52Durrësi prodhon 80 mijë ton mbeturina në vit dhe është e qartë, që jo të gjitha përfundojnë aty ku duhet, ku një pjesë e mirë hidhen në rrugë, qendrat kulture e shtratet e lumenjve. Aktorë e ambientalistë janë angazhuar për ndërgjegjësimin qytetar duke bërë thirrje për pastrimin e Durrësit, mbajtjen pastër të këtij qyteti dhe respektimin jo vetëm të jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe gjësë së gjallë, por edhe vetë këtij qyteti të lashtë.
-
Në një familje, por me mendje të ndara për vaksinimin anti-COVID! Gruaja: Kisha ankth, thash ta provojë njëherë bashkëshorti i pari
29 Janar 2022, 07:47Debati për marrjen ose jo të vaksinës anticovid vijon të jetë prezent në familjet shqiptare. Report Tv sjell dy histori të tilla.
-
Temperaturat ulen lehtë në mesditë, parashikimi i motit për sot
29 Janar 2022, 07:17Vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave kalimtare në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites do të kemi një përmirësim gradual të motit.
-
Shkollat në Vlorë pa ngrohje, pezullohet mësimi! Nxënësit e shkollës 'Pavarësia': Na thanë ikni se është ftohtë
28 Janar 2022, 17:16Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi problemet me ngrohjen në shkolla, por janë nxënësit ata që deklarojnë se as dje nuk kanë mundur të zhvillojnë orët e mësimit për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohësve në klasa. Kronika na njeh me këtë problematikë në shkollën "Pavarësia" të Vlorës.
-
-