Sociale
-
Familja Mamli prej 2 muajsh jetojnë mes frikës dhe ankthit në banesën e cila ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata kërkojnë që t'iu sigurohet një banesë pasi vetë e kanë të pamundur që të gjejnë një të tillë, ndaj janë të detyruar që të qëndrojnë në banesën e dëmtuar.
28 Janar 2020, 17:08 -
A ekziston vërtet 'Dita Ndërkombëtare e Privatësisë'?
28 Janar 2020, 14:15Ndërsa të gjithë thonë se janë të shqetësuar për privatësinë, vazhdojnë të ndajnë detajet më intime të jetës së tyre personale, për të mos përmendur vendndodhjet e tyre në median sociale.
-
Publikohet Indeksi i parë i Barazisë Gjinore, Manastirliu: Shqipëria mes vendeve të Bashkimit Europian
28 Janar 2020, 12:52Në fushën e pushtetit, rezultati i vendit prej 60,9 pikësh është më i lartë se mesatarja e BE-së prej 51,9. Megjithatë, pabarazia gjinore është ende e pranishme në shkallë të konsiderueshme, veçanërisht sa i përket pabarazive në të ardhura, ndarjes gjinore në arsimin e lartë dhe ndarjes së punëve të shtëpisë.
-
Interneti/ Shqiptarët e përdorin për informacione dhe filma, europianët për të marrë e-mail-e
28 Janar 2020, 07:17Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit (të paktën në tre muajt e fundit). Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.
-
Mijëra njerëz nuk do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp, ja arsyeja
28 Janar 2020, 03:00Mijëra pronarë të pajisjeve specifike celular së shpejti nuk do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp.
-
Burri bën burg për dhunë në familje, nëna 'rrëmben' fëmijët e ikën në Itali! Çifti i bashkëshortëve akuza live në 'Pa gjurmë'
27 Janar 2020, 19:06Në rrëfimin që bën në studion e Pa gjurmë, burri akuzon bashkëshorten se jo vetëm i ka ’’rrëmbyer’’dy fëmijët, por ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij, fakt për të cilën disponon edhe një dokument për detyrim paraqitje.
-
U nis në Greqi, përfundoi në Manastir, dëshmia për fatin e të riut: Refuzoi transportin e drogës dhe u qëllua me qytën e armës...
27 Janar 2020, 18:56Episodi i një ngjarje të rëndë të ndodhur në mal, në Manastir, mes Sarandës dhe Gjirokastrës, por edhe telefonata e papritur që bëri me nënën një javë pas zhdukjes, ngre dyshime të mëdha për fatin e 33-vjeçarit Armond Ndreca nga Reçi i Mirditës.
-
2 muaj pas tërmetit,e moshuara jeton ende në çadër: Ndërtova vetë një barake, nuk e kam marrë ende bonusin e qirasë
27 Janar 2020, 16:47Kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ka ende banorë që jetojnë mes të ftohtit në çadër. Një ndër to është dhe nënë Rabija nga fshati Mazhe e Madhe i njësisë administrative Bubq prej 2 muajsh jeton në një çadër, bashkë me të edhe dy djemtë e saj. Për të përballuar të ftohtin, ajo thotë se e ka ndërtuar vetë një barake me llamarina.
-
Fle në tokë në mungesë të një krevati për sëmundjen e rrallë...Familja e 50-vjeçarit apel për ndihmë (VIDEO)
27 Janar 2020, 16:44Shkëlqim Tafili jeton mes varfërisë dhe sëmundjes. Ai ka lindur me probleme me gjymtyrët dhe nuk mund të ecë. 50-vjeçari në pamundësi për të pasur një krevat të posaçëm për sëmundjen e tij është detyruar që prej 30 vitesh të qëndrojë përtokë.
-
Vlora, Berati dhe Tirana, qarqet me numrin më të lartë të aborteve
27 Janar 2020, 14:01Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritjes së divorceve dhe aborteve të larta gjithashtu.
-
Mbillen pemë në kodrën që rrezikohet nga erozioni, Veliaj: Të rikuperojmë dëmin ndër vite me pyjet (FOTO)
27 Janar 2020, 13:5997-vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar, nxënës dhe vullnetarë i bashkohen aksionit për mbjelljen e 1000 pemëve në Vaqarr
-
Denoncimi i PD-së: Skandal te Pediatria në QSUT, s'ka mjekë dhe vende, radhët deri në oborr
26 Janar 2020, 20:34Bardh Spahia akuzon për papërgjegjshmëri në urgjencën e Pediatrisë në QSUT.
-
Së shpejti, ligj për shërbimin vullnetar të zjarrfikësve, Shqipëria merr përvojën e Austrisë
26 Janar 2020, 12:35Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sqaroi se disa nga propozimet lidhen për ta mbështetur këtë projekt jo vetëm në hartimin e legjislacionit, por edhe financiarisht.
-
Një ditë në 'Shtëpinë e gjyshërve': Vetminë e mbysim në shoqërinë e njëri-tjetrit...Rrëfimi i një mamie dhe një 'artisteje' (VIDEO)
26 Janar 2020, 11:58Çdo ditë në një nga qendrat sociale në Tiranë, të moshuarit kalojnë disa orë së bashku. Report Tv sjell disa nga rrëfimet e tyre
-
Hapen aplikimet për praktikën e studentëve në Administratë/ KRITERET dhe si bëhet aplikimi
26 Janar 2020, 11:43Praktika zgjatë 3 muaj, 9 mars deri më 9 qershor
-
Mure të çara, suva të rëna... shkolla në Devoll e shkatërruar, fëmijët: Kemi frikë se na bie tavani në kokë (VIDEO)
25 Janar 2020, 22:2646 nxënës të shkollës 9 vjeçare "Sali Zaimi" në fshatin Përparimaj të bashkisë Devoll zhvillojnë mësim mes të ftohtit dhe lagështisë. Godina e kësaj shkolle është tërësisht e amortizuar me mure të çara dhe dysheme të kalbura. Nxënësit thonë se zhvillojnë mësim nën frikë pasi nga momenti në moment tavani mund të shembet.
-
Vlorë/ Fshati Kuç i mbetur në 'vetmi', braktiset nga të rinjtë! E moshuara: Bëjnë gabim, do kthehen një ditë (VIDEO)
25 Janar 2020, 21:18Fshati Kuç në Vlorë dikur me rreth 700 familje sot kanë mbetur më pak se 100. Banorët e mbetur në fshat thonë se të rinjtë nuk duan të qëndrojnë më në aty dhe sipas tyre infrastruktura e dobët e rrugës ka ndikuar në largimin e banorëve. Edhe ata pak të rinj që jetojnë ende në Kuç shprehen se duan të largohen në qytet ose në shtete të huaja.
-
Manastirliu: Qendra e re shëndetësore në Bardhoc të Kukësit do t’u shërbejë 3 mijë banorëve
25 Janar 2020, 14:31Ogerta Manastirliu dje ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës, që është rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
-
Sërish protestë para Bashkisë së Tiranës kundër vrasjes së qenve: Hapni qendër strehimi
24 Janar 2020, 19:38Këta qytetarë e vullnetarë që janë në mbrojte të qenve protestojnë për të disatën herë përpara bashkisë së Tiranës.
-
Punonjësit e stacionit të ujësjellësit në Fier në protestë: Kemi 27 muaj pa marrë rrogat, na gënjejnë ditë për ditë
24 Janar 2020, 17:3917 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem të Fierit kanë dalë në proestë pasi nuk kanë marrë pagat prej 27 mujash. Ata kanë ndaluar punën e tyre duke lënë pa ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakstrës dhe qytetin e Ballshit.