Speciale
-
Dëshmia e James Rubin në Hagë erdhi në një moment kyç për procesin gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vite.
20 Shtator 2025, 13:15 -
SPECIALE/ Nga ndryshimet e shpeshta në kabinet të arrestimet e SPAK-ut në radhët e shumicës, ngjarjet kryesore që shënjuan mandatin e tretë të Ramës (VIDEO)
17 Shtator 2025, 12:15Kryeministri arriti megjithatë, të amortizonte këto goditje dhe të fitonte sërish zgjedhjet, me një rezultat edhe më të thellë, nën premtimin e anëtarësimit të vendit në BE. Një proces i cili shënoi një ritëm të përshpejtuar në 12 muajt e fundit, me hapjen e pjesës dërrmuese të grupkapitujve të negocimit. Në 4 vite, Shqipëria njohu një bum turistik të pashembullt.
-
SPECIALE E REPORT TV/ Ndryshimet e qeverive gjatë 3 mandateve të socialistëve, Rama lëvizi 42 ministra (VIDEO)
10 Shtator 2025, 12:46Kryeministri ndërhyri në mënyrë të shpeshtë për të bërë ndryshime në kabinet. Ai nuk ngurroi të eksperimentonte duke përdorur ekzekutivin si një trampolinë për promovimin e figurave të reja, pa ndonjë karrierë politike. Vetëm një grusht i vogël emrash, ishin pjesë e qeverisë, në të tre mandatet.
-
SPECIALE/ Sukses legjitim i ‘Burrit të shtëpisë’ në Sarajevë! Mediat botërore shkruajnë për filmin (VIDEO)
25 Gusht 2025, 16:41Filmi "Burri i Shtëpisë" ka në qendër të tij historinë e një burrneshe, e cila në fakt nuk është ajo burrnesha tradicionale që jemi mësuar ta shohim gjithmonë, me qeleshe apo në gjak, por është një burrneshë e vendosur në kushtet e një shoqërie moderne të një Shqipërie që ndryshon dita-ditës.
-
BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër! Abazhur me mbetje ndërtimi, vazo e tavolina me riciklimin e plastikës e qelqit! Produktet gati për treg
27 Korrik 2025, 16:38Bashkimi Evropian po financon projekte në Shqipëri për të mbështetur ekonominë qarkulluese dhe tranzicionin drejt zhvillimit të gjelbër, në kuadër të Kapitullit 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Projektet përfshijnë laboratorë biologjikë, riciklimin dhe krijimin e produkteve me materiale të ndërtimit.
-
Morën flamurin e aksionit por festa u kthye në tragjedi, 50 vite nga aksidenti ku humbën jetën tre maturantët tropojanë në Mirditë
27 Korrik 2025, 08:32Autobusi i mbingarkuar me 67 maturantë e mësues, në 31 korrik 1975, në orën 15.50 në Majemalth të Shpalit në Mirditë, le rrugën dhe bie në humnerë. Të mbijetuarit rikthehen për t’I thënë faleminderit mirditorëve që i trajtuan si bijtë e tyre.
-
Ekskluzive/ Report Tv në bordin e helikopterit “Cougar” gjatë luftës me flakët në Delvinë! Beteja e padukshme e pilotëve të forcave ajrore (VIDEO)
26 Korrik 2025, 15:00Shqipëria është vënë nën pushtetin e zjarreve e një pjesë e tyre për shkak të terrenit të vështirë kërkojnë ndërhyrjen nga ajri. Piloti i forcave ajrore, Bedri Kaloshi, mirëpriti në bordin e helikopterit “Cougar” ekipin e xhirimit të Report Tv, në një operacion të vështirë, të fikjes së zjarrit që përpiu 3 fshatra në Delvinë. Nga telefonata për ndihmë deri në lëshimin e pikës së fundit të ujit, materiali në vijim përcjell anën e padukshme të misionit të forcave ajrore.
-
Letrat dhe partitura origjinale e Franz Liszt në Shqipëri, dokumentari për rrugëtimin dhe ruajtjen e veçantë në AQSH (VIDEO)
26 Korrik 2025, 12:58Në Shqipëri gjenden një sërë dokumentesh origjinale që i përkasin kompozitorit të njohur austro-hungarez Franz Liszt. Ato janë ruajtur në një fond më vete në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë dhe në to përfshihen tri fletë auto shkrim të Liszt-it, një partiturë origjinale, si dhe 18 fletë përkthime, historik fondi, akte të dorëzimit të tyre në arkiv nga një familje qytetare shkodrane e dëshmi të tjera.
-
SPECIALE/ Thesaret e Bibliotekës Kombëtare në pritje të një ‘shtëpie’ të denjë! Ruajtja e tyre, sfidë e vjetër deri në ndërtimin e godinës së re (VIDEO)
19 Korrik 2025, 08:03Hapësira që mungojnë, libra që rrezikohen nga lagështira apo rreziku i zjarrit. Këto janë disa problematika me të cilat përballet prej vitesh Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, e cila ruan “thesarin” e saj në godinën e ndërtuar në fillim të viteve ’60-të në ndërtesën e Pallatit të Kulturës.
-
SPECIALE/ ‘Të rri apo të iki’! Sfidat e emigrantëve të rikthyer në fshatrat e Kukësit
13 Korrik 2025, 19:00Fshatrat si Novosej e Përbreg në Kukës i ngjasojnë më tepër një azili të madh të moshuarish ku të rinjtë e kanë të vështirë të gjejnë veten. Prandaj ata shndrrohen në vizitorë të përkohshëm.
-
SPECIALE/ Rikthehet pas 40 vitesh rituali autentik i dasmës hasjane, ndërthurja e riteve shekullore nga shkuesia e deri tek dhënia e një trashëgimtari
6 Korrik 2025, 10:26Nga rrënjët e thella të historisë, në zemër të malësisë së Hasit, në veri-lindje të Shqipërisë u ringjall një ceremoni që kishte munguar mbi katër dekada. Kjo është “Dasma hasjane” me ritet e ruajtura ndër breza.
-
SPECIALE/ Një legjislaturë në tym e flakë! Ngjarjet që shënjuan parlamentin e këtyre 4 viteve (VIDEO)
3 Korrik 2025, 13:303 korriku përmbyll një legjislaturë jo të zakontë të Kuvendit të Shqipërisë. Në 4 vite, salla e Parlamentit u dominua nga një opozitë agresive dhe një maxhorancë që përdori numrat në parlament për fituar jo pak herë betejat politike ndaj pakicës.
-
SPECIALE/ Hapësirat falas në bregdetin e Shqipërisë! Për herë të parë asnjë pagesë edhe në plazhet 'luksoze'
29 Qershor 2025, 10:02Për herë të parë, gjatë sezonit veror 2025 pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë në hapësirat e dedikuara për publikun në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra prej tyre duhet të jenë të lira. Në hapësirën 2.5 metra nga vija e ujit, publiku mund të qëndrojë ose të kalojë pa pagesë. Report Tv sjell një guidë orientuese mbi këto plazhe.
-
Ekskluzive/ Jenny Berggren, anëtarja e vetme e ‘Ace of Base’, që vazhdon të këndojë! Rrëfen për Report Tv 'odisenë' e grupit (VIDEO)
21 Qershor 2025, 11:41Në intervistën për Report TV, Jenny Berggren tregon odisenë e grupit të famshëm në vitet’ 90. “Nëse motra ime, vëllai dhe Ulf vijnë në derën time dhe trokasin e më thonë: Jenny, le ta fillojmë sërish, do t’iu them: Futuni brenda dhe ta diskutojmë!”
-
SPECIALE/ Historia e rrallë e murgut Gerasimos, shenjtori i dytë shqiptar
15 Qershor 2025, 09:56Në Dhrovjan, një fshat i vogël në jug të Shqipërisë fle një histori e rrallë. Ka lindur një shenjtor që duket sikur brenda kufijve të Shqipërisë vetëm fqinjët e dikurshëm të tij e dinë. Report TV sjell jetën e shenjtorit të dytë që ka Shqipëria pas Nënë Terezës.
-
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit
10 Qershor 2025, 07:08Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare flet mbi jetën shpirtërore dhe materiale që shumë prej nesh bëjnë sot. Çfarë kërkojnë të rinjtë dhe si iu përgjigjet Kisha atyre, por edhe të moshuarve dhe të varfërve. Si jemi ne, shqiptarët e 2025 në dallgët e një bote përherë e më globale.
-
SPECIALE/ Në Tiranë arkitektët më në zë të botës, pse Shqipëria është kaq tërheqëse
9 Qershor 2025, 19:32Për tre ditë me radhë, Festivali “Bukë dhe zemër”, bëri bashkë në Tiranë emrat më në zë të arkitekturës botërore. Shumë prej tyre, që ndanë përshtypjet me “Report TV”, e konsideruan një mundësi unike e po aq frymëzuese, ndërsa treguan së çarë e bën Shqipërinë kaq tërheqëse për idetë dhe projektet e tyre.
-
SPECIALE/ Të papriturat e udhëtimit drejt “Lules së Poetit” në Novosej, çifti i të moshuarve filmon me dron bukuritë natyrore të Shqipërisë
8 Qershor 2025, 08:39Për shumëkënd, një pajisje teknologjike e re në moshën 71-vjeçare do të ishte sfidë. Për Hysriun, ishte një mundësi për t’i dhënë krahë pasionit të tij.Ai mësoi shpejt përdorimin e dronit dhe nisi të dokumentonte Shqipërinë nga ajri.
-
SPECIALE/ ‘Shën Mëria e Ujërave’, kishëza disa shekullore e Beratit me histori të madhe! Rrënimi dhe ambiciet për ta kthyer në identitet
1 Qershor 2025, 08:58Kisha quhet Shën Mëria e Ujërave pasi ndodhet pranë ujrave të lumit Osum dhe pranë saj ka qenë një burim uji. Ka qenë një nga kishat më të bukura dhe më e madhe e qytetit të Beratit.
-
SPECIALE/ Çifti nga Gjakova zbulon ‘sekretin’ e marrëdhënies së lumtur: 15 vite udhëtime, natyrë dhe dashuri pa kushte (VIDEO)
31 Maj 2025, 14:16Veton Sylhasi, 55 vjeç, menaxher i projekteve arsimore, dhe bashkëshortja e tij Mërgime, 48 vjeç, ekonomiste, janë simbol i një lidhjeje të veçantë, jo vetëm bashkëshortore, por edhe shpirtërore me tokën, pyjet, malet dhe çdo cep të paprekur të trojeve shqiptare.