Sport

  • Serbët kanë gati një plan për të sulmuar në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi që pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Duket se serbët nuk do rrinë duarkryq dhe po punojnë që të hakmerren pas dronit me flamurin e Shqipërisë etnike që fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri. 
  • Partizani blindon ekstremet e fushës
    Demi rinovon me Hoxhën dhe Racic

    Partizani ka blinduar dy lojtarë kryesorë duke firmosur rinovimin për edicionin e ri. Kështu Presidenti Gaz Demi ka rinovuar zyrtarisht me dy ekstremet e fushës, portierin Alban Hoxha dhe sulmuesi Stevan Racic. 

  • Barcelona “lidh” Neymar deri në vitin 2020

    Barcelona është shumë e kënaqur me sulmuesin brazilian, Neymar, të cilin ka vendosur që ta shpërblejë me kontratë të re. Sipas shumë gazetave, Neymar ka vendosur që ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2020 para se të udhëtonte për t’iu bashkuar kombëtares së Brazilit, nderkohë që njoftimi zyrtar do të bëhet shumë shpejt.

  • Shqipëria ngjitet në vazon e 3
    për shortin e Botërorit të Rusisë

    Tashmë është zyrtare, Shqipëria ngjitet në vazon e 3 për shortin e eliminatoreve të kampionatit Botëror të Rusisë për 2018. 

  • De Biasi: Januzaj u soll keq
    suksesi i Shqipërisë nga uniteti

    Në situata të ndryshme dhe në një moment magjik për Shqipërinë, trajneri italian De Biasi është rikthyer që të flasë sërish për refuzimin që Adnan Januzaj i bëri fanellës kuqezi.

  • Hysaj te Napoli, sot takohen
    dy presidentët për çmimin

    Ekipi napolitan është vënë në kërkim të disa lojtarëve të Empolit, me të cilëve gjendet dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elsedi Hysaj. 21-vjeçari shihet si zëvendësues perfekt për Christian Magjio dhe Camilo Zuniga.

  • Kuçova fiton titullin kampion
    për ndeshjet e lira MMA

    Ekipi i Kuçovës është shpallur fitues i kampionatit të ndeshjeve të lira ndër 7 skuadra nga e gjithë Shqipëria. Kampionati u zhvillua në disa kategori dhe grupmosha që fituan gjithashtu titullin përkatës.

  • FOTOLAJM/ Vajza me shami
    që jeton me pasionin bardheblu

    Pasioni për skuadrën e zemrës jo pak herë shfaqet edhe në veshjet e tifozëve...kjo përgjithësisht në rastet kur ndeshja ndiqet në stadium. Por për këtë vajzë “Tirona” mesa duket është një dashuri edhe më e madhe, aq sa veshja e saj e përditshme është e gjitha e kombinuar bardh e blu, siç është flamuri i skuadrës së futbollit të Tiranës. 

  • Sepp Blatter bëhet pishman, do
    tentojë të qëndrojë në krye të FIFA-s

    Sepp Blatter mund të tentojë për të qëndruar në krye të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), shkrujnë sot mediat zvicerane, transmeton Anadolu Agency (AA). Më pak se dy javë pasi Blatter dha dorëheqjen nga kreu i FIFA-s

  • Video Lajm/Portieri pret penalltinë
    por....Ja pse arbitri e quan gol 

    Shikoni çfarë ndodh në finalen e Kupës skoceze për 14 vjeçarët.
    Portieri e pret penalltinë por nga entuziazmi harron të shohë se çbëhet me topin.. Ndërkohë topi rrotullohet duke u futur në rrjetë dhe si për çudi edhe pas protestave të shumta të lojtarëve arbitri konfirmon atë si gol.
     
     

  • Presidentja e Kroacisë: Dënoj
    vendosjen e kryqit nazist në fushë 

    Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dënoi ashpër shfaqjen e kryqit nazist në fushën e stadiumit ”Poljudi” në Split.
    Dënojmë ashpër kryqin nazist në fushë, gjatë ndeshjes mes ekipeve kombëtare të Kroacisë dhe Italisë. Kroacia ka probleme shumë serioze me huliganët që kanë për qëllim të denigrojnë jo vetëm futbollin kroat, por edhe shtetin e Kroacisë”, thuhet në deklaratën e presidentes kroate.

  • Cana mund të largohet nga Lacio
    babai: Kemi katër oferta në tavolinë

    Kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana po shikon mundësin për t’u larguar nga ekipi i Seria A në Itali, Lacio. Qendërmbrojtësi shqiptar luan me Lacion që prej korrikut të vitit 2011, ndërsa më parë ka luajtur për PSG, Marsejën, Sandërlandin dhe Gallatasarain. “Pas katër vitesh në ekip, është koha për të provuar një eksperiencë të re, edhe pse kontrata me Lacion nuk përfundon brenda 12 muajve”, është shprehur babai i Canës për gazetarët.

  • 0 shans për 'Euro 2016', turpërohet
    Greqia, mundet nga Ishujt Faroe

    Greqia jo vetëm që nuk ka më asnjë shans për të qenë pjesëmarrëse në “Euro 2016”, por tashmë është kthyer në një ekip të kategorisë së dytë. Kombëtarja greke është e fundit në Grupin F me vetëm dy pikë pa gjashtë ndeshjesh. Deri në këtë fazë eliminatorë, Greqia regjistron katër humbje dhe dy barazime, ku dy herë shtë mundur nga Ishujt Faroe, ekip i cili në renditen e FIFA-s gjenden në vendin e 102 (Greqia 25).

  • Kuqezinjtë: Merituam fitoren me 
    Francën. Danimarka vendimtare!

    Entuziazëm ka pasur në kampin e Kombëtares pas fitores ndaj Francës. Protagonistët shprehen njëzëri se e merituan ndërsa Presidenti Duka dhe trajneri De Biasi shikojnë si vendimtare për kualifikim ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës.  VIDEO

  • Fitorja e Shqipërisë ndaj Francës
    Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

    Mediat më në zë të huaja sportive i kanë kushtuar një hapësirë të veçantë fitores së Shqipërisë ndaj ekipit Francez. Disa e lidhin zhgënjimin me praninë e emrave të njohur si Pogba dhe Evra."Pogba dhe Evra të pamjaftueshëm përballë Shqipërisë".

  • Shkëndija rikthen Shpëtim Duron

    Shpëtim Duro rikthehet në bankinën e Shkëndijës një vit pasi u largua drejt Partizanit. Shkëndija dhe tekniku shqiptar kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim 2- vjeçar.

  • Mbyllet “Rally Albania 2015”, Renti
    Sina dhe Ceci shpallen kampionë

    Mbyllet edicioni i 11 i "Rally Albania", fitues për makinat është sërish Renti Sina, ndërsa në kategorinë e motorëve piloti italian, Paolo Ceci. Fundi i etapës së 6 dhe përfundimtare nuk pati surpriza në klasifikimin e përgjithshëm.

  • Baku, aksident në Lojërat Olimpike
    autobusi përplas atletet austriake

    Lojërat Olimpike Europiane kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa disa atlete janë aksidentuar nga një autobus.  Në momentin kur atletet austriake të notit kalonin rrugën u goditën nga një autobus.  VIDEO

  • Shqipëria merr fitoren e parë në
    histori ndaj Francës, shënon Kaçe

    Shqipëria po bën historinë në eliminatoret e Europianit 2016. Kuqezinjtë siguron fitoren e parë në histori përballë Francës në një ndeshje futbolli duke e mundur në stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 1-0. ​‘Shqiponjat’ e drejtuara nga tekniku De Biasi ‘hipnotizuan’ yjet e Francës duke i mundur me rezultat dhe lojë edhe pse ishte thjeshtë një ndeshje miqësore dhe nuk ka vlerë pikësh.   FOTO

  • Miqësorja, tifozët “çmenduri” 
    për një foto me yjet francezë

    Pak orë para se të udhëtojnë drejt Elbasanit ku do të zhvillohet miqësorja Shqipëri-Francë, yjet e kombëtares franceze së bashku me trajnerin Deschamps, kanë bërë një shëtitje relaksuese në kodrat e liqenit artificial.  VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv