Tirana
  • Bashkia e Tiranës nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve, për një paketë financiare në formë granti dhe kredie, të cilat do të shkojnë për realizimin e projekteve me impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë urbane të kryeqytetit.

  • Pas shkollës, në Kodër Kamëz do të ndërtohet edhe një kopsht i ri

    Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin nga themelet e kopshtit nr. 58, një kërkesë e vazhdueshme e banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen, ndërsa theksoi faktin se një zonë e zaptuar më parë po i kthehet banorëve në formën e një kopshti, si investimi më i mirë për fëmijët.

  • Vijon puna për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Bovilla për në Yzberisht

    Ujësjellësi i Tiranës vijon punën për ndërtimin e linjës së transmetimit nga Impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, UKT thekson se po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e veprës hidrike.

  • Motoristët i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: I fortë është ai që lë gjurmë (VIDEO)

    Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, se kushdo që zotëron një mjet të dhurojë pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit. Nismës iu bashkua edhe grupi i motoristëve “Steelwings”, të cilët për çdo motor të tyre, kanë dhuruar një pemë në Tiranë, duke pasuruar kodrinat e Parkut të Liqenit Artificial.

  • Hapen themelet për ndërtimin e kopshtit në Kodër Kamëz

    Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy kate, ndërkohë që  aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

  • Rikandidimi/ Veliaj: Nëse bashkëpunojmë, edhe 4 vitet e tjera do jenë histori suksesi

    Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kryebashkiakëve për objektivat e 2030, si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira midis qyteteve për adresimin e sfidave të shumta që lidhen me ndryshimet klimaterike.

  • Salla e re e koncerteve te Liceu, Ermonela Jaho: Ëndrra u bë realitet

    Artistja shqiptare me famë botërore, sopranoja Ermonela Jaho vlerëson ndërtimin e sallës së re të koncerteve në Liceun Artistik “Jordan Misja”, të inauguruar dje nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

  • Qyteti Smart, Tirana i bashkohet nismës dixhitale

    Në valën e radhës së qyteteve që i bashkohen kësaj nisme, midis Athinës, Londrës, Lionit, Milanos, Vjenës, e shumë qyteteve të tjera të rëndësishme botërore, renditet edhe Tirana, e cila iu bashkua iniciatives globale për të mësuar dhe shkëmbyer ide me këto qytete dhe për të marrë praktikat më të mira prej tyre, si pika reference për projektet që do të zbatohen edhe në vijim.

  • Vullnetarët i bashkohen aksionit të bashkisë për transformimin e zonën e Allgjatës në Vaqarr

    Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan aksionit për mbjelljen e 25 mijë fidanëve të rinj në zonën e Allgjatës në Vaqarr, për t’i kthyer kurorën e gjelbër, të cilën e ka humbur gjatë viteve të tranzicionit.

  • 48 orë në Tiranë, sipas një gazetari italian

    Edhe pse shqiptarët e sotëm janë në shumicë myslimanë (por pak praktikantë), ata festojnë me krenari kujtimin e Skënderbeut i cili iu kundërvu turqve, domethënë popullit që donte të islamizonte vendin.

  • Nis rikonstruksioni i godinës Nr.24 në Qytetin Studenti

    Pas rikonstruksionit të 10 konvikteve të para, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjen për transformimin rrënjësor edhe të godinës Nr. 24 në Qytetin Studenti. Punimet në këtë fazë të parë janë përqendruar në mjediset e përbashkëta, ato higjeno-sanitare, korridore, tarraca dhe fasada e godinës.

  • 'Ora e Tokës'/ Fiken dritat 60 minuta (VIDEO)

    Nga ora 20.30-21.30 dritat u fikën në sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, sheshin “Nënë Tereza”, hyrjen e Bulevardit të Ri. Ora e Tokës është edhe lëvizja më e madhe në botë për ndryshimet klimatike, ku pikënisja e saj ishte në vitin 2007 në Sidnej të Australisë.

  • Instalohen semaforët LED, më shumë lehtësi për këmbësorët

    Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshent, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

  • Organizohet "Kids Athletics"

    Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Atletikës organizuan "Kids Athletics", në mënyrë që të nxisin të rinjtë që të merren me sport. Gjatë shpërndarjes së certifikatave për pjesmarrësit, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje fëmijëve të regjistrohen në klasat sportive.

  • Shoqata 'Devolli' mbjell pemë në Tiranë

    Anëtarët e Shoqatës Devolli së bashku me familjarët e tyre, dhe të shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj mbollën pemë në kryeqytet, duke i bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës. Veliaj e quajti këtë veprim një simbolikë të një Tirane që ka hapur dyert për të gjithë.

  • Gati salla e re e koncerteve te Liceu, ja si duket (FOTO)

    Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky është një premtim i mbajtur në kohë rekord.

  • Jo vetëm rrugët kryesore, në Tiranë nis asfaltimi edhe i rrugicave dhe lagjeve

    Banorët e dy lagjeve në kryeqytet do të mund të lëvizin tashmë në rrugë të aslfatuara. Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira.

  • Nëse universitetet nuk e bëjnë Kartën e Studentit, do ta prodhojë bashkia

    Nëse Universitetet nuk do ta kenë gati kartën e studentit deri në fund të muajit, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit janë të gatshme që ta përmbushin këtë kërkesë të studentëve. Në takimin e zhvilluar me 20 praktikantët e përzgjedhur si vijim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se më shumë se 40 shërbime në Bashkinë e Tiranës ofrohen me kosto të ulët për studentët.

  • Autobusë urban 100% elektrikë dhe hibridë deri në 2030

    Gjatë prezantimit të shërbimeve të reja të aplikacionit “Tirana Ime”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se synohet qe flota e taksive në kryeqytet do të jetë 100% elektrike ose hibride, të cilat do të sjellin më pak ndotje.

  • Edhe bizneset i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet

    Aksionit të mbjelljeve të pemëve sot në zonën e Parkut te Liqenit, iu bashkuan edhe dhjetra biznese e qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të kontribuar për një qytet sa më të gjelbër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv