Top 24
-
Opozita e bashkuar do të protestojë sërish 'me natë'. Burime për Report TV bëjnë me dije për gazetarin Elis Memelli, se protesta e radhës së opozitës do të mbahet më 11 maj në orën 18:30.
22 Prill 2019, 09:31 -
Ish-imami i arrestuar për terrorizëm nga amerikanët në Afganistan, një nga grabitësit e eurove në Rinas (Detajet+FOTO)
22 Prill 2019, 09:38Gati dy javë nga grabitja në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Admir Murataj është arrestuar njëri nga autorët e grabitjes dhe tre bashkëpunëtorë. Të arrestuarit janë Olition Veseli, që ka qenë në pistë në momentin e grabitjes, ndërsa bashkëpunëtorët janë; Aldon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela, nga Elbasani dhe nga Kruja. Aksione në Tiranë, Elbasan, Durrës. Lëshohen 12 urdhër ndalime, pritet ekzekutimi i arrestimeve te tjera. Në kërkim është edhe Eldi Çala, vellai i Klement Çalës, në servisin e të cilit dyshohet se u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin "Hetimi Tatimor".
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Meta: Kurorat e gjelbërta po shkatërrohen nga ndërtime pa kriter
22 Prill 2019, 09:17Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh për ruajtjen e natyrës në ditën ndërkombëtare të tokës. Ai thotë se kurorat e gjelbërta në vendin tonë janë dëmtuar nga ndërtime pa kritere duke e quajtur këtë proces një regres që duhet të marrë fund.
-
Tabela e pagave krahasuese në rajon, Shqipëria i ka më të ulëtat në të gjithë sektorët, edhe në shtet
22 Prill 2019, 08:42Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin, për të gjithë sektorët, si në banka, sigurime, industri, bujqësi, arsim dhe sidomos në teknologji informacioni dhe shëndetësi.
-
Bilanci tragjik, shkon në 300 numri i viktimave nga sulmet që përgjakën mëngjesin e Pashkëve në Sri Lanka
22 Prill 2019, 08:31Sulmet terroriste të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Sri Lanka kanë shkaktuar 300 viktima dhe rreth 500 të plagosur. Ndërkohë deri më tani janë arrestuar 24 persona por nuk dihet ende kush fshihet pas këtyre sulmeve.
-
Zgjedhjet në Maqedoni/ Reka triumfon në komunat shqiptare, Pendarovski e Siljanovska në balotazh
22 Prill 2019, 08:10Ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan zgjedhje për president. Në raundin e parë kryesues duket se është kandidati maqedonas Stevo Pendarovski i ndjekur nga Gordana Siljanovska ndërsa Blerim Reka i vetmi kandidar shqiptar ka udhëhequr në komunat me shumicë shqiptare.
-
Vranësira dhe rritje temperaturash, ja si do jetë moti sot
22 Prill 2019, 07:48Sipas Meteoalb, moti ditën e sotme do të dominohet nga vranësira ndërsa temperaturat do të rriten lehtë në mëngjes por edhe gjatë ditës, duke variuar nga 7 në 25 gradë celsius.
-
Dielli do ju sjellë fat me shumicë/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot
22 Prill 2019, 07:10Beqarët nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin, por gjithsesi do kenë një ditë të mbushur me takime dhe emocione. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor.
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reagon kandidati shqiptar: Elektorati i kapur
21 Prill 2019, 23:00 -
-
-
Grabitja në Rinas/ Policia arreston 4 persona nga Elbasani
21 Prill 2019, 19:59Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit. Mësohet se tre prej tyre janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.
-
Ra nga lartësia e kanioneve të Erzenit, policia shpëton 42-vjeçarin
21 Prill 2019, 19:26Një 42-vjeçar që kishte rënë nga lartësia në kanionet e Erzenit është shpëtuar nga policia pak minuta më parë. 42-vjeçari për shkak të rënies kishte dëmtuar këmbën dhe e kishte të pamundur lëvizjen.
-
Plagosje me armë zjarri në Tiranë
21 Prill 2019, 18:49Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
Emigranti shqiptar në Greqi: Kandidoj për Parlamentin helen që zëri ynë të kumbojë më fuqishëm
21 Prill 2019, 17:14Fatos Malaj, hidhet në betejën elektorale për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin grek, në zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë ose (më e vona) në vjeshtë 2019. Malaj kandidon me “ngjyrat” e Lëvizjes për Ndryshim-KINAL (ish-PASOK) në zonën e parë elektorale të Athinë (A’ Athinë).
-
Nis numërimi për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, ku renditet kandidati shqiptar
21 Prill 2019, 16:15Këtë të dielë qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar për presidentin e ri. Në këto zgjedhjet presidenciale garojnë tre kandidatë mes të cilëve edhe shqiptari Blerim Reka. Dy kandidatët e tjerë janë Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët presidencial i partive të koalicionit qeveritar dhe Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.
-
Tre aksidente në vend/ 11 të plagosur, mes tyre dhe një familje me tre fëmijë të mitur
21 Prill 2019, 14:52Tre aksidente janë shënuar ditën e sotme në vend, të cilat fatmirësisht kanë qenë pa viktima dhe kanë shënuar vetëm dëme materiale. Aksidentet kanë ndodhur në Korçë, Fier dhe Lushnje duke shënuar një bilanc prej 11 personash të plagosur.
-
Treni i Pashkëve, një traditë e veçantë e fëmijëve në Lezhë
21 Prill 2019, 13:43Treni i pashkeve u mbush me femijë, vezë e ushqime dhe udhetoi pergjatë gjithë qytetit. Kjo ishte mënyra e zgjedhur për të bërë pjese të festes të gjithe qytetaret pavarsisht besimit.
-
Vdes punëtori i nxjerrjes së gurëve dekorativë në Tomorr, bie nga mali me kamion
21 Prill 2019, 13:13Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident në punë, ndodhur ditën e djeshme. 36-vjeçari Besnik Sali udhëtonte me kamion kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar së bashku me kamionin që ishte ngarkuar me pllaka guri.
-
Papa 'vajton' për sulmet në Sri Lanka...Pagëzon për Pashkë 8 shqiptarë
21 Prill 2019, 12:48Në meshën e mbajtur për Pashkët në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françeku ka dhënë mesazhe paqeje dhe shprese. Ati i shenjtë u ndal tek sulmet e ndodhura në Sri Lanka gjatë Pashkëve, duke shprehur dhimbjen për viktimat. Gjatë meshës Papa Françesku pagëzoi edhe pesë burra dhe tre gra nga Shqipëria, Ekuadori, Indonezia, Italia dhe Peruja.
