Top 24
-
Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë socialisti Alket Hyseni, ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, Gjergj Koja dhe Nard Ndoka. Në fokus të debatit mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Nard Ndoka tha se Meta po vë një standart tjetër në raportin qeveri-presidencë. Hyseni thotë se Meta kërkon të bëhet faktor me një guxim të marri.
11 Janar 2019, 15:41 -
Meta kërkoi hetime për certifikatën e sigurisë së Cakajt, DSIK: Verifikuam! Është i parrezikshëm
11 Janar 2019, 15:03Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e një komisioni hetimor që do të bëjë verifikimet mbi veprimtarinë e DSIK në lëshimin e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn. Reagon DSIK, që sqaron se pajisja e tij me certifikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i propozuar i Jashtëm Cakaj është konsideruar i parrezikshëm.
-
Papërgjegjshmëri apo injorancë? Ja si zëdhënësi i Metës fabrikoi të pavërtetën për Gent Cakajn (Video)
11 Janar 2019, 15:05Si mundet që një president, që supozohet të përfaqësojë insitucionin më të lartë, më serioz dhe më të besueshëm në vend, të kthehet në një shpërndarës fjalish të nxjerra jashtë konteksti, si të ishte një zgjatim i atyre portaleve që e prodhuan këtë lajm të rremë sipas të cilit, Cakaj ishte shprehur pro korrigjimit të kufijve? Është e pafalshme që një ish redaktor dhe drejtues medieje si Blushi, përveçse bëhet megafon i deklaratave të deformuara, nuk e merr mundimin ta shohë deri në fund intervistën, ku Cakaj, përkundër asaj që shkruan Blushi, deklaron se “ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht”.
-
Masakra e Elbasanit/ Lleshaj: Policia po punon për të zbuluar autorët
11 Janar 2019, 14:41Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për herë të parë edhe për masakrën e Elbasanit. Ministri tha se policia po heton për të zbuluar autorët. Lleshaj paralajmëron lëvizje në radhët e Policisë. Lleshaj ka komentuar edhe situatën në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë. Lleshaj tha se prezencën e policisë në e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar.
-
Digjitalizimi/ AMA shtyn afatin deri në 1 shtator 2019 për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën
11 Janar 2019, 14:35E parashikuar për në datën 15 janar 2019, digjitalizimi për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës është shtyrë për në datën 1 shtator 2019 për shkak se nuk është siguruar sasia e mjaftueshme e dekoderave të tipit DVB-T2
-
Protesta/ Përplasja e studentëve me efektivët, Kryemadhi: Policët harrojnë që paguhen me paratë e qytetarëve
11 Janar 2019, 14:16Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe dekanateve të fakulteteve që të distancohen nga dhuna dhe politika e "korruptuar" e kryeministrit Edi Rama.
-
Vidhen 3 automatikë dhe 3 granata në Pashaliman, prangosen 5 ushtarakë
11 Janar 2019, 14:16Grabiten armë në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Brenda në depon e armëve janë grabitur 3 armë automatike, 3 granata dhe një sasi municionesh luftarake. Ende nuk dihet se si grabitësit janë future në ambientet e këtij reparti ndërkohë që vijojnë hetimet nga policia ushtarake.
-
Kukës, i bllokuar nga bora në fshatin Tërshenë, familjarët e 50-vjeçarit të sëmurë apel për ndihmë
11 Janar 2019, 13:56Për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe reshjeve të dendura të dëborës një 50 vjeçar i sëmurë në fshatin Tërshenë të Kukësit, ka kërkuar ndihmën e ambulancës për ta transportuar në spital pasi ndodhet i bllokuar.
-
FOTO/Liqenet e Komanit dhe Fierzës nën 'pushtetin' e akullit dhe dëborës
11 Janar 2019, 13:46 -
Protesta, Rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim, shtyhet afati për tarifën
11 Janar 2019, 13:41Rektorati i Universitetit të Tiranës është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur t'u bëjë thirrje studentëve të rikthehen në auditore për të nisur procesin mësimor, duke iu garantuar edhe të drejtën e tyre për të protestuar. Gjithashtu, rektorati njofton edhe shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve.
-
I rrezikohej jeta/ Shtatzëna 41-vjeçare nga Burreli transportohet me helikopter në Tiranë, lind fëmijën e tetë (VIDEO-FOTO)
11 Janar 2019, 13:00E mbërritur me urgjencë në maternitetin e Burrelit, gruaja shtatzënë, ka shfaqur komplikacione shëndetësore të cilat i rrezikonin jetën asaj dhe mjekët vendosën dërgimin e saj në Tiranë. Shtazëna është transportuar me një helikopter në maternitetin "Koço Gliozheni" në kryeqytet ku edhe ka lindur, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ajo dhe foshnja.
-
Mediat në Shqipëri/ Ish-zyrtarja e PD 'gozhdon' Bashën: Je jashtë realitetit, bëhu serioz, nuk je në Hollandë
11 Janar 2019, 13:02Ish-zyrtarja e Partisë Demokratike Valbona Mezini i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të ndalet me premtimet e tij për revolucion në media, pasi realiteti sipas saj shfaqet me probleme tejet kardinale.
-
Pas KLGj, KLP dhe garës për SPAK drejt konsituimit edhe KED
11 Janar 2019, 12:35Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet që më 15 janar të nisë përzgjedhjen e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa një tjetër rend dite i KED-së është edhe hapja e garës për inspektorin e lartë të drejtësisë, i cili me ndryshimet ligjore kontrollon funksionimin e të gjithë sistemit.
-
Kjo është intervista (e plotë) që pengoi Gent Cakajn të bëhej ministër i Jashtëm (VIDEO)
11 Janar 2019, 12:22Një intervistë e Gent Cakajt dhënë për gazetarin Baton Haxhiu në Kosovë është bërë shkak që presidenti Ilir Meta të refuzojë dekretimin e tij si ministër të Jashtëm.
-
Pajisi Gent Cakajn me certifikatë sigurie brenda 24 orëve, Meta kërkon hetim parlamentar për DSIK (Shkresa)
11 Janar 2019, 12:25Presidenti i Ilir Meta kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për DSIK, pasi ky institucion ka pajisur me certifikatë sigurie Gent Cakajn brenda 24 orëve.
-
VIDEO/Përplaset fizikisht me efektivin e policisë, studenti me lot në sy kërkon drejtësi: Fati mbetet jetim në Shqipëri
11 Janar 2019, 11:37Një student nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës që u përplas në orët e mëngjesit me një efektiv policie, teksa po mundohej të ngujohej sëbashku me një grup tjetër brenda sallave të auditoreve, kërkon që të merren masa ndaj policit në fjalë.
-
'Djali im nuk hyri në universitet se s'kishte mik'/ Rama rrëfen historinë e Gregut: Bëri një vit punë
11 Janar 2019, 11:51Kreu i qeverisë tha se ai nuk kishte arritur të shpallej fitues në Universitet pasi sipas tij nuk kishte mik dhe ishte detyruar të priste një vit për t'u bërë pjesë e universitetit, vit gjatë cilit ai kishte punuar.
-
Një grup studentësh ngujohen në fakultete, Rama: Po pengohet mësimi, kërkojnë gjëra që s'do bëhen kurrë
11 Janar 2019, 11:42Kryeministri Edi Rama sqaroi sërish se ekselentët dhe ata në nevojë nuk do paguajnë tarifë studimi, ndërsa të gjithë tjetër do shlyejnë vetëm 50%. Duke iu referuar ngujimit të studentëve në fakultete, Rama tha se ata po pengojnë zhvillimin e mësimit.
-
Protesta e studentëve/ Universiteti i Tiranës, Policisë së Shtetit: Prezenca juaj është e domosdoshme (Dokumenti)
11 Janar 2019, 11:30Universiteti i Tiranës i ka kërkuar Policisë së Shtetit përmes një shkrese që të jetë medoemos prezente në ambientet e fakulteteve, për ata studentë që kanë filluar mësimin normalisht, pasi situata sipas saj paraqitet e rënduar nga studentët protestues.
-
Prezatohet platforma online për punësimin e studentëve ekselentë, Rama: S'do bëhej pa protestën
11 Janar 2019, 11:18Qeveria prezanton platformën online "Punetembare.al" përmes të cilit do punësohen në administratë rreth një mijë studentë me rezultate të shkëlqyra. Kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve. Ai shtoi se punësimi nuk ishte pjesë e tetë kërkesave, por e ofroi vetë qeveria. Studentët me rezultate të larta do punësohen në bazë të notave, pa pasur nevojë për konkurs.
