Top 24
-
Rreth 300 punojnës të një fabrikë të përpunimit të peshkut në Lezhë kanë protestuar para ambienteve të fabrikës me pretendimin se paga e tyre është nën minimalen e lejuar me ligj.
11 Tetor 2018, 20:47 -
Shkolla e fshatit Frakth në Mat në gjendje të mjerueshme, drejtoresha: Kam kërkuar rikonstruksionin
11 Tetor 2018, 20:39Godina e shkollës 9 vjeçare në fshatin Frakth të Matit është në kushte të mjerueshme. Janë 120 nxënës që ndjekin mësimin në këtë shkollë, por gjendja e kësaj shkolle le për të deshiruar. Drejtoresha e shkollës thotë se ka kërkuar në bashki rikonstruksionin e shkollës, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
-
'Taulanti ka thënë hap gojën', Salianji nxjerr përgjimet e reja, Fredi Alizoti: Po pres Drejtorin e Policisë, mora një pako të mirë...
11 Tetor 2018, 20:25Ervin Salianji publikon katër faqe përgjime të Prokurorisë për Fredi Alizotin. Ky i fundit bisedon në telefon me një person tjetër dhe i thotë se do takojë Taulantin nga Librazhdi.
-
Botohet “Mendimi kritik i një qytetari” i Gilman Bakallit, bashkëshortja: Libri, një formë për të luftuar mungesën e tij
11 Tetor 2018, 20:33Promovohet libri “Mendimi kritik i një qytetari” i pedagogut dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Publicisti u nda nga jeta para dy vitesh, por përmbledhjet e tij shërbejnë për të reflektuar mbi ekzistencën tonë dhe kujtesën e munguar historike, si shqiptarë
-
Masakra e Matit, reagon Basha: Dëshmi e përgjakshme e degradimit të shtetit, mbretëron pasiguria
11 Tetor 2018, 20:25Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për masakrën e Matit dhe thotë se kjo është dëshmi e pasigurisë së vendit dhe tregon se ky është guximi i banditëve që janë të veshur me pushtet.
-
Kush është autori i vrasjes në Mat, ish-kryetari i PS në Shelli i qëlloi punonjësit kur po hanin drekë
11 Tetor 2018, 16:50Autori i vrasjes së dy punonjësve të Bashkisë në Mat dhe plagosjes së dy të tjerëve është Kujtim Koxha. Ai është arrestuar nga policia rreth një orë pas ngjarjes.
-
'Ishin të trembur dhe pa bukë', Sali Lushaj sqaron foton me Babalen dhe Alizotin: Dhe socialistë të ishin do i ndihmoja
11 Tetor 2018, 19:12Lushaj shkruan në Facebook se dy progatonistët që inskenuan audiopërgjimin e Agron Xhafajt 'ishin të trembur dhe pa bukë'. Ai thotë gjithashtu se do t'i ndihmonte ata "edhe nëse do të ishin socialistë".
-
Përballje live mes dy krushkave në ‘Pa gjurmë’/ Mamaja e Marinelës: E rrihnin vajzën, thonin e morëm për prostitutë
11 Tetor 2018, 19:31Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv, janë përballur dy ish krushkat, Gjyle Halili dhe mamaja e Marinelës, Flutura. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të familjes së saj, dhe ka thënë se Marinela është marrë nuse në atë familje me qëllimin për t’a dërguar më pas të punonte si prostitutë.
-
Protestat e opozitës, Braimllari në 45 minuta: Rama do ketë fatin e diktatorëve, do e largojmë edhe me revoltë
11 Tetor 2018, 18:54Deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka folur në ekranin e Report Tv lidhur me situatën politike në vend. Braimllari ka thënë se opozita do të organizojë një sërë protestash të cilat sipas tij do të kulmojnë me largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
-
'U përplas me policinë për Nuhun', SHÇBA akuzon Berishën: Tentativë presioni për të penguar zbardhjen e ngjarjes
11 Tetor 2018, 18:51SHÇBA rrëzon pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës ka pasur një përplasje mes punonjësve të policisë dhe atyre të SHÇBA.
-
'Babalja'/ Inskenoi audio-përgjimin e Agron Xhafajt, arrestohet në Kosovë Albert Veliu
11 Tetor 2018, 17:32Autoritetet kosovare kanë zbatuar kërkesën e prokurorisë shqiptare dhe kanë arrestuar në qendrën e azilit në Shqipëri, Babalen, i njohur ndryshe si Albert Veliu. Veliu akuzohet për kallëzim të rremë bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizotin, pasi kanë inskenuar audio-përgjimin e publikuar nga PD dhe gazetari Jetmir Olldashi në muaj maj.
-
Ikja e paralajmëruar e Fatos Arapit, studiuesit: Ishte poeti më i talentuar shqiptar i shekullit XX
11 Tetor 2018, 17:02Poeti Fatos Arapi ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari Moikom Zeqo edhe studiuesi Behar Gjoka e konsiderojnë, si një nga personalitetet më të rëndësishme të letërsisë shqipe të shekullit XX. Në një ceremoni familjare i është dhënë sot përcjellë sot për në banesën e fundit
-
Barazimi me Jordaninë, flasin futbollistët e Kombëtares: Tani vëmendja për Izrealin
11 Tetor 2018, 16:14Pas barazimit pa gola me Jordaninë në miqësore futbollistët e Kombëtares shprehen se vëmendja tani kalon për sfidën me Izrealin. Ata deklarojnë se janë të përgatitur për të dhënë maksimumin dhe për të marrë tre pikët në këtë takim të rëndësishëm.
-
Mbyllja e lojërave të fatit, efekt tek shoqëria, 68% e 'lojtarëve' fillojnë aktivitetin nga mosha 10-15 vjeç
11 Tetor 2018, 15:34Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur pikat e basteve dhe kazinove, pritet që të ketë një efekt të menjëhershëm mbi shoqërinë shqiptare. Të dhënat e një studimi në Universitetin e Tiranës, tregojnë se ata që luajnë rregullisht në këto pika, e kanë nisur aktivitetin nga mosha 10-15 vjeçare.
-
Rënia e helikopterit në Korçë, grupi EUROSIG dhe INSIG paguajnë c’dëmtimin prej 500 mijë euro
11 Tetor 2018, 15:28500.000 Euro. Kjo është shuma e paguar nga grupi EUROSIG dhe INSIG për cdëmtimin e një helikopteri privat rrëzuar në qytetin e Korçës 5 gusht 2018. Ky mjet fluturimi ishte siguruar nga grupi EUROSIG dhe INSIG në vlerën e 500.000 Eurove. Dëmi u konsiderua “shkatërrim total” dhe shuma e siguruar u pagua nga ky grup për llogari të kompanisë që kishte në pronësi helikopterin.
-
Babalja dhe Fredi Alizoti/ PD: Tre provat që prokurorët ia lanë në dorë Fatmir Xhafajt
11 Tetor 2018, 14:11Nga selia e PD, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe eksperti Gazment Bardhi thanë se tre prova shkencore që mund të vërtetonin autencitetin e audiopërgjimit të Babales dhe Agron Xhafajt prokuroria ia la në dorë vetë ministrit Xhafaj
-
Masakër në Mat për një shuplakë, vriten 2 punonjës të Bashkisë dhe 1 banor pas sherrit për rrugën, kapet autori/VD
11 Tetor 2018, 14:12Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin. 2 punonjës të Bashkisë dhe një banor i fshatit Shëlli, janë vrarë me kallashnikov, ndërsa 1 tjetër është plagosur. Viktimat janë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. Ndërsa është arrestuar autori Kujtim Koxha. Krimi ka ndodhur pas sherrit për rrugën. Autori ishte konfliktuar me viktimat dhe njëri prej tyre e kishte qëlluar me shuplakë.
-
Abuzimet me tenderat e rrugës Tiranë-Elbasan, Apeli nxjerr nga qelia Aksel Qurdukën
11 Tetor 2018, 14:03Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka liruar nga qelia ish-drejtorin e ARRSH, Aksel Qurduka.
-
Banorët e 'Petro Ninit' mbushin bombulat e gazit: Nëse shtëpia prishet, ne vetëflijohemi!
11 Tetor 2018, 13:22Dy familje të Petro Nini Luarasi, pas përplasjes së ditës së djeshme me përmbarimin duke kundërshtuar prishjen e banesës së tyre dy katëshe kanë marrë vendimin se nëse nuk gjendet zgjidhje për pronën e tyre ata do të vetëflijohen
-
Presidenti Meta rikthen sërish ligjin për Teatrin Kombëtar: Paracaktohet firma fituese
11 Tetor 2018, 13:27Edhe pse në ligjin e ri që u miratua nga Kuvendi në shtator hapet gara për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Teatrit të ri, Meta thotë se kjo pikë ka shkelje, pasi paracakton fituesin.
