Ikja e paralajmëruar e Fatos Arapit, studiuesit: Ishte poeti më i talentuar shqiptar i shekullit XX

Atdheu

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.

Një prill i pikëlluar në shpirt.

Atdheu është kryqi, është kryqi.

E mban - dhe të mban ty - në shpirt...

Fatos Arapi është një nga poetët më të talentuar të shekullit XX, që ka pasur Shqipëria, por ai nuk do të jetë më midis nesh. Është shuar në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Tiranë. Shkrimtarët edhe studiuesit që e kanë njohur nga afër, si Moikom Zeqo dhe Behar Gjoka, vdekjen e tij e cilësojnë një humbje të vërtetë për letërsinë, edhe pse poeti kishte kohë, që qëndronte i heshtur në vetminë e tij

 Ai do të mbahet mend si një poet, që pas viteve ‘60 shkëlqen forca e madhe krijuese, fantazia e tij edhe forma moderne e të shkruarit. Pas viteve ‘60 hynë tek poetët që kanë bërë një rinovim, një modernizim të poezisë shqipe. Ai mund të quhet poeti më modern ndër ato vite, që kishte edhe poetë të tjerë, si Agolli edhe Kadare. Të tre bënin një lloj triniteti të kohës së poetëve, kështu klasifikoheshin edhe në vëzhgimet estetike të atyre viteve. Por, ndoshta lirikën intime, atë që quhet lirika e lirikave, e dashurisë edhe e një ankthi ekzistencial për njeriun, tek Fatosi do ta veçoja si një poezi të llojit të vet. Ai ka mbetur një poet në llojin e vet. Poezia e tij është një mrekulli konceptuale për atë, është arritja e tij më e madhe edhe do të hyjë gjithmonë tek poetët më të shquar.

Moikom Zeqo, shkrimtar, poet dhe studiues 

 Në fakt, ai me heshtjen e tij kishte kohë që kishte ikur, nuk ka qenë në mesin tonë, ndonëse ishte gjallë. Fatos Arapi në gjallje foli në dy mënyra me tekstet e tij, që padyshim janë pjesë e poezisë bashkëkohore më të veçantë. Jo vetëm nga fakti, që është i vetmi poet shqiptar, që ka marrë çmimin net “Strugane” apo se studimet letrare të Kosovës emri i Fatos Arapit vendoset në fillim. Foli me heshtjen e tij, pasi kërkoi ndjesë në gjallje për çfarë ëndrrash gjysmake që pati në jetë. Është nga të vetmit që nga koha pa kohë bëri shkëputjen, iku u mbyll në vetvete, nuk komunikoi. Bëri atë që quhet largim në heshtje pa akuzuar askënd. Migjeni hodhi themelet e vargjeve të lira Fatos Arapi e pasuroi këtë proces. Është e vërtetë që shkroi edh për komunizmin, por është një e vërtetë tjetër; Fatos Arapi do të mbetet poet i detit. Është pulëbardha e mbarme e poezisë shqipe, duke fiksuar fytyrën e vetëm si poeti më modern i letërsisë shqipe.

Behar Gjoka, studiues

Në modernitetin e letërsisë shqipe Fatos Arapi do të jetë gjithmonë i veçantë, por ai ishte edhe një njeri shumë i ndjeshëm, madje i vetmi poet që kërkoi ndjesë për të shkuarën 

 Fatos Arapi është ndërgjegjja e vrarë e krijuesit, e poetit dhe e njeriut shqiptar. Ai shqetësohej për marrëdhënien njerëzore, për politikën shqiptare, madje politikën shqiptare nuk e duroi as para edhe as ‘90. Nuk bëri kompromis, këndoi për komunizmin se besoi se ishte një ëndërr e vërtetë, pastaj e kuptoi se nuk ishte e tillë edhe kërkoi ndjesë. Njeriu edhe poeti tek ai ishin në një ekuilibër. Arapi ishte njeri poetik, lirik edhe i sinqertë, edhe poezia e tij ishte po e tillë.

Behar Gjoka, studiues

 Si njeri ishte shumë i komunikueshëm edhe shumë i ndjeshëm. Ndjeshmëria e tij ishte gati proverbiale. Unë jo vetëm që kam pasur miqësi me të, kam shumë veprimtari që kam qenë bashkë me të, madje edhe jashtë shtetit bisedat kanë qenë të pafundme. Unë kam komunikuar shpesh në telefon më të, mbyllja e tij për një kohë të gjatë ishte diçka që nuk e kuptova aq shumë. Komunikimi i fundit ka qenë vitin e kaluar për Vitin e ri, edhe më tha: “Ti Moikom më kujton gjithmonë, të tjerët më kanë harruar’.

Moikom Zeqo, studiues

Por sa është vlerësuar nga institucionet tona poeti

Historia, që personalitete e kulturës nuk vlerësohen në Shqipëri është jo vetëm për Fatos Arapin, por për të gjithë shkrimtarët. Por, si krijues i nivelit të lartë që ishte nuk kanë pasur kujdes, nuk ka pasur një dekorim, nuk i kanë festuar as përvjetorët e plotë. Në atë që quhet historia moderne e letërsisë shqipe, ai padyshim ka një emër të spikatur. Edhe këtë e them me bindje. Fatos Arapi është një këngëtar i hollë, edhe me fantazi i detit, motiveve para për detin në mënyrë moderne i ka shkruar Fatos Arapi. Ishte një njeri që njihte botën njerëzore. Krijoji një antologji të mëvetshme dhe intime, për vlerat që shprehnin edhe mbartnin poezitë e Fatos Arapit.

Moikom Zeqo, studiues

 

Në homazh dhe nderim kushtuar poetit Fatos Arapi, i cili u nda nga jeta në moshën 88- vjeçare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, çeli ekspozitën “Homazh Fatos Arapit” (1930-2018). Fatos Arapi lindi në Vlorë. Në vitin 2014 është botuar pothuajse e gjithë krijimtaria e tij ndër vite në një përmbledhje poetike në katër vëllime : “Më jepni një emër : poezi të zgjedhura 1962-1989”;  “Në kaq pak Tiranë : poezi të zgjedhura 1990-1996”; “Urna e vogël : poezi të zgjedhura 1997-2003” dhe “Një buzëqeshje e pabesueshme : poezi të zgjedhura 2005-2010”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë