-
Preç Zogaj e Mujo Buçpapaj rrëfejnë ‘8 dhjetorin’: Ishte një ditë zgjimi për demokracinë! Në 30 vite humbëm kohë në shumë stacione (VIDEO)
Preç Zogaj dhe Mujo Buçpapaj, dy prej intelektualëve që iu bashkuan studentëve të asokohe, rendisin kujtimet e 8 Dhjetorit, që në memorien e tyre ende kumbojnë si para 30 vitesh.
8 Dhjetor 2020, 17:48 -
E braktisi foshnje, sot lufton për jetën/”Pa Gjurmë” i përcjell nënës lajmin për vendndodhjen e të birit pas 28 vitesh (VIDEO)
Lufton për jetën çdo ditë që prej një viti kur është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë. Mimoza Llanaj, e cila jeton në Greqi nuk ka reshtur së kërkuari djalin, që lindi 28 vite më parë në maternitetin e Fierit.
8 Dhjetor 2020, 17:48 -
Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë/ SHÇBA: Polici ishte në kundërshtim me ligjin! S'ishte në kushtet e vetëmbrojtjes! Është arrestuar (DINAMIKA E NGJARJES)
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pas hetimeve të kryera, ka dalë në përfundimin se polici që vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha, ka vepruar në shkelje të ligjit, pasi nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Referuar njoftimit zyrtar, SHÇBA ka zbardhur të gjithë skemën se si ka ndodhur ngjarja, për të cilën thekson se për këtë ka edhe prova filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
8 Dhjetor 2020, 16:41 -
-
Letër sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmit që lumturohen janë sehirxhinjtë e vuajtjeve
Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetësore solide nuk i përballuan. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti i dashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si dështim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemisë se sistemi nuk dorëzohet...
8 Dhjetor 2020, 14:11 -
Naftë 50% më e lirë/ Vetëm 1500 fermerë të pajisur me NIPT në 2 muaj, zv. ministri i Bujqësisë Kristo në Report Tv: Do të bëjmë fushatë 'agresive' ndërgjegjësimi
Që në tetor Qeveria shqiptare ka dhënë një lajm shumë të rëndësishme për të gjithë fermerët. Kryeministri Rama shpalli projektin e Qeverisë për të hequr nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit.
8 Dhjetor 2020, 13:47 -
-
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Në bazë të shifrave të kësaj jave vendosim nëse do ketë masa shtesë! Shqipëria në 'dritaren e parë' për marrjen e vaksinës anti-COVID
Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo me qëllim parandalimin e COVID-19. Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e tyre të përjavshme kanë bërë me dije se e gjitha do të përcaktohet në varësi të rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus.
8 Dhjetor 2020, 13:07 -
-
Instituti Piepoli dhe Report Tv publikojnë sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë, PD në rritje, votat e LSI-së i kalojnë PS-së
Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli nxjerrin Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste. Në lidhje me rolin dhe qëndrimet e presidentit Meta, shqiptarët e kanë kritikuar shumë, ku shprehen se nuk po mbron Kushtetutën, por interesat personale e partiake.
8 Dhjetor 2020, 11:36 -
-
Aksidenti ku vdiq 22-vjeçarja në Kamëz, 'arrest shtëpie' për shoferen e 'Smartit'! Dy të rejat ishin kunata! Prindërit e viktimës: Marrëdhëniet tona familjare janë sqaruar
Jepet masa "arrest shtëpie" për Denisa Dokun, 19 vjeçaren e cila po drejtone makinën tip "Smart" kur ndodhi aksidenti fatal të shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia" në Kamëz, që i mori jetë 22 vjeçares pasagjere, Alida Spahiu.
8 Dhjetor 2020, 11:01 -
30 vjet nga Lëvizja Studentore/ Basha homazhe në monumentin e Azem Hajdarit, i shoqëruar nga ish-deputetë të PD
Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990. Në këto homazhe ai është shoqëruar nga disa ish-deputetë të PD.
8 Dhjetor 2020, 10:47 -
-
'Po ndryshohet vendbanimi i qytetarëve'/ PD kërkesë të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve! Reagon KQZ, kërkon informacion nga Gjendja Civile
Partia Demokratike me anë të një kërkesë zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e 25 prillit .
8 Dhjetor 2020, 10:07 -
-
Vrasja e të riut në Tiranë nga polici/ Xhaxhai: Është djalë ish-oficeri! Doli për të pirë kafe, s'kishte armë me vete! Ka qenë i sëmurë dhe është kuruar për nerva
Hasan Rasha, xhaxhai i Klodjan Rashës të riut i cili është ekzekutuar me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë, nga një efektiv në Tiranë, në lagjen ku banonte, ka deklaruar se nipi i tij kishte dalë për të pirë një kafe. Sipas tij, i riu nuk ka pasur armë zjarri me vete në momentin që është vrarë, ndryshe nga versioni i policisë të cilët thanë se kanë sekuestruar armën e të 25 vjeçarit të cilët ia ka drejtuar policit.
8 Dhjetor 2020, 09:39 -
Shkeli orën policore, polici qëllon për vdekje të riun në Tiranë! Arrestohet efektivi! Kamerat pranë vendit të ngjarjes të fikura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic, në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë. I riu nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga "Don Bosko" ku është konstatuar në shkelje të orës policore, sipas polici i ka drejtuar armën efektivit, çka ka bërë që ky i fundit të reagojë duke e qëlluar
8 Dhjetor 2020, 06:57 -
Sulçebe në Report Tv: Vaksina anti-COVID të mbron për disa vite, në raste të rralla ka efekt për 6-8 muaj! Pas injeksionit të parë imuniteti fitohet pas 4 javësh
Për profesorin dhe anëtarin e Komitetit për Vaksinën anti-COVID, Genc Sulçebe të gjithë vaksinat e krijuara deri tani, përfshirë Pfizer dhe Moderna, janë të mira dhe të besueshme.
7 Dhjetor 2020, 21:58 -
Një tjetër destinacion rekreativ i shtohet Parkut të Liqenit, fusha tenisi dhe ambiente çlodhëse (FOTO)
Një tjetër hapësirë sportive do t’i shtohet Parkut të Liqenit në Tiranë. Pasi IMT në bashkëpunim me Policinë Bashkiake shembën ndërtesën buzë liqenit, Bashkia e Tiranës vendosi që këtë hapësirë prej 3600 m² të parkut, ta rikthejë në funksion të qytetarëve.
7 Dhjetor 2020, 20:02 -
