-
2 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës, të rinjtë e Korçës dhe Lezhës në protestë! Hidhen gurë dhe shashka drejt policisë! 50 mln lekë gjobë për organizatorët (VIDEO)
Përveç kryeqytetit, protesta masive kanë përfshirë dhe disa qytete të tjera të vendit këtë të enjte për vrasjen e Klodjan Rashës 2 ditë më parë. Në Korçë, protestat kanë agravuar në përdorimin e dhunës ku qytetarët kanë goditur me gurë drejt Drejtorisë së Policisë si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve të fundvitit.
10 Dhjetor 2020, 15:58 -
Kreu i AKU-së për Report Tv: Janë kryer 25 mijë kontrolle! Mbyllen 25 biznese, 5 mijë të gjobitura! Do shtohen kontrollet për festat e fundvitit
Kur ka më pak se 2 muaj në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Bledar Skënderi ka folur me gjuhën e shifrave për punën e këtij Institucioni dhe objektivat për vitin 2021.
10 Dhjetor 2020, 14:07 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ Myslim Murrizi në Report Tv: Kandidoj në 4 qarqe, po diskutojmë koalicionin me Topallin dhe Patozin (VIDEO)
Për zhvillimet më të fundit politike por edhe për ngjarje të aktualitet ka folur për Report Tv, Myslim Murrizi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetares i forcës së re politike "Lëvizja Demokratike Shqiptare". Në intervistën e dhënë për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri, duke u fokusuar në zgjedhjet e 2021 dhe partinë e tij, Murrizi bëri me dije se ai vetë do të jetë kandidat në 4 qarqe dhe se po diskutohen koalicionet me partinë e ish-nënkryetarëve të PD-së, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.
10 Dhjetor 2020, 13:37 -
Protesta për Klodjanin/ Aktivistja Gjikondi për Report Tv: Kur futet politika në mes, zbehet qëllimi dhe komprometohet arritja!
Aktivistja Civile, Brizida Gjikoni, pret nga komunikimi i kryeministrit Edi Rama në orën 18:00, që ai të njoftojë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
10 Dhjetor 2020, 13:37 -
Vrasja e 25 vjeçarit, Veliaj: Duhet bërë drejtësi, ai që ka bërë gabimin të mbajë përgjegjësi! Reagimi i qytetarëve i kuptueshëm, dëmet do i rikuperojmë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inkurajon drejtësinë që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe shprehet se autori duhet të mbajë përgjegjësi. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj iu bashkua dhimbjes së familjes për humbjen e djalit dhe theksoi se reagimi i qytetarëve për ngjarjen është i kuptueshëm, kurse dëmtimet në qytet janë gjëra të parëndësishme, që rikuperohen.
10 Dhjetor 2020, 12:50 -
FOTOT/ Punonjës të shumtë të Bashkisë së Tiranës rikthyen në normalitet qytetin herët në mëngjes
Menjëherë pas protestës së djeshme, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës zbriti në terren për të pastruar qytetin. Ndërsa sot, që në orët e para të mëngjesit, punonjës të shumtë të Bashkisë së Tiranës rivendosën dhe sistemuan të gjitha zbukurimet e dekorit, të vendosura per festat e fundvitit, si dhe zëvendësimin e dyerve e xhamave të thyera të godinës së Bashkisë.
10 Dhjetor 2020, 12:24 -
VIDEO EKSKLUZIVE nga shkrumbimi i 2 lokaleve gjatë natës në Shkodër/ Pronari: S'u bënë hetime! Kuptohet që ishte eksploziv, e jo bombol gazi! Policia: Aksidentale
Pronari i lokalit që u shkrumbua një ditë më parë, Arbis Vjerdha hedh dyshime se shkak i zjarrit nuk ka qenë bombola e gazit, siç është raportuar, por eksploziv.
10 Dhjetor 2020, 12:01 -
-
Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, bëhet konstituimi dhe përcaktimi i relatorëve
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
10 Dhjetor 2020, 11:25 -
Shefja e epidemiologjisë në Elbasan: Nëntori arriti kulmin nga 1100 tamponë, 586 pozitive! Kemi marrë 300 teste të shpejta
Më shumë se gjysma e personave që kanë bërë tampon në Elbasan kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kështu është shprehur shefja e epidemiologjisë Erleta Hila, duke theksuar se sëmundshmëria arriti kulmin në muajin nëntor. Sa i përket testeve të shpejta, ajo tha se kanë mbërritur 300 kitet e para që do të përdoren për moshën mbi 60-vjeç.
10 Dhjetor 2020, 10:26 -
-
-
Protesta e dhunshme për vrasjen e 25 vjeçarit/ Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, nën hetim 2 të Durrësit! Në kërkim këngëtari Stresi dhe 7 protestues të tjerë, 16 efektivë të lënduar
Shpallet në kërkim këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emriin e artit Stresi pasi ka marrë pjesë ditën e djeshme në protestën e dhunshme, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi.
10 Dhjetor 2020, 08:58 -
-
Shkatërrimet dhe dëmtimet gjatë protestës, Bashkia e Tiranës në punë për rikthimin e tij si më parë (FOTO)
Pas shkatërrimit të zbukurimeve,shkuljes së gurëve nga bulevardi dhe dëmtimi dhe vënia flakë e pemëve të krishtlindjeve që u bënë gjatë protestave, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë mobilizuar menjëherë për të pastruar dhe rikthyer sërish qytetin ashtu siç ishte.
9 Dhjetor 2020, 22:25 -
-
S’ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike, faji nuk është kolektiv por personal
Vrasja e 25-vjeçarit nuk ishte krim shterëror i strukturuar dhe i paramenduar, krimi i ndodhur parmbrëmë për shkak të 100 arsyeve, rrethanave unë do e konsideroja tragjedi dhe fatkeqësi të shkëputur, fiks si psiqika e atij polici idiot dhe mjeran që shkrehu armën.
9 Dhjetor 2020, 19:30 -
-
-
-
