-
Rama publikon video nga punimet në rrugën e Arbrit: Për ata që thonë se është investuar vetëm në jug (VIDEO)
Rruga e Arbrit ka qenë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje. Kreu i qeverisë, me anë të këtij investimi, ka zgjedhur që t'u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit.
6 Gusht 2020, 08:05 -
Shpërthimi në Bejrut/ Zbardhen letrat që porti i kishte dërguar qeverisë: Çfarë të bëjmë me nitrat amoniumin? Rruga që ndoqi anija dhe si përfundoi në Liban
Të paktën 135 persona janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat teksa 4000 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ai moment tragjikë që mori qindra jetë njerëzish e që shkatërroi një qytete të tërë, vendi është përfshirë nga një valë pakënaqësie ndaj zyrtarëve të qeverisë, sipas së cilëve neglizhenca e tyre solli pasoja katastrofike.
6 Gusht 2020, 07:51 -
Gazetari libanez në Report Tv: Spitalet të tejmbushur, pacientët transportohen jashtë Bejrutit! Do rritet numri i viktimave
Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut ka shkaktuar reagime të shumta në të gjithë botën. Në një intervistë për Report Tv , gazetari nga Bejruti Abdall Sfeir tregon se situata në terren është e papërshkrueshme, në një kohë kur më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 000 qytetarë rezultojnë të pastrehë.
5 Gusht 2020, 17:38 -
Rimëkëmbja do varet nga largimi i COVID-19, Sejko: Në periudhën Prill-Qershor piku i rënies ekonomike
Familjet dhe bizneset do të përballen me ulje të ardhurash nëse vazhdon kjo situatë e diktuar nga Covid 19. Në këtë përfundim ka arritur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sipas të cilit rrezik për ekonominë paraqet edhe rikthimi i izolimit.
5 Gusht 2020, 17:26 -
-
Anija që shkatërroi Bejrutin i përket një biznesmeni rus, autoritetet libaneze u paralajmëruan për rrezikun e kimikateve
Mediat e huaja kanë shkruar se furnizimi i madh i nitratit të amonit që shpërtheu ditën e djeshme, më 4 gusht në një depo në portin e Bejrutit, u shkarkua atje vite më parë nga një anije mallrash nga pronari i saj rus, biznesmeni Igor Grechushkin.
5 Gusht 2020, 17:05 -
Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK u nxitua me sekuestrimin, ka parregullsi ligjore e proceduriale. Televizionin e ka marrë me kredi, disa prona i ka trashëgimi nga babai
Avokati i biznesmenit, Ylli Ndroqi Albana Qafa ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore të cilat do të jenë në objektin e ankimimit.
5 Gusht 2020, 17:03 -
Speciale/ Zerqani pjesë e 100 fshatrave turistikë, por mungesa e nxënësve kyç shkollën 127-vjeçare! Kryeplaku: Nuk ka asnjë investim
Mbyllet pas 127 vitesh shkolla e mesme e Bashkuar Zerqan në Bashkinë e Bulqizës. Shkak i mbylljes është bërë mungesa e nxënësve. Edhe prindërit nuk shohin asnjë të ardhme për fëmijët e tyre. Ky fshat me histori të dokumentuar që në mesjetë rrezikon të zhduket nga braktisja e banorëve.
5 Gusht 2020, 16:34 -
Rekord infektimesh me COVID-19, 139 persona pozitivë dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
Rekord të të infektuarish me covid-19 në 24 orët e fundit, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 139 persona. Gjithashtu kanë humbur jetën me virusin 6 persona në të dy spitalet COVID. Të shëruar në 24 orë janë 69 persona.
5 Gusht 2020, 16:14 -
Tirana 100 vjet kryeqytet/Arkitekti boton skicat e vilave të viteve 1920-‘59
Arkitekti Andi Papastefani boton në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet një album me 100 skica nga vilat e ndërtuara gjatë viteve 1920-59. Ai na rrëfen edhe ndërtesën më të vjetër, të piktorit Sali Shijaku.
5 Gusht 2020, 15:13 -
Skandali i drejtësisë, trafikantët e liruar terrorizojnë Skraparin! Arratisje si nëpër filma
Ndjekje si nëpër filma, policia arreston 5 trafikant në Skrapar të cilët terrorizuan banorët e zonës dhe jetën e uniformave blu. Mes të arrestuarve është zbuluar se disa prej tyre ishin dënuar më parë, mes të cilëve dhe një femër që duhet të ishte në burg, po drejtësia shqiptare e kishte lënë në masë sigurie “arrest shtëpie”.
5 Gusht 2020, 13:26 -
Gjithçka që nuk dimë për katastrofën në Bejrut, i ngjashëm me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima
Nga shpërthimi mbetën të vdekur 100 persona dhe rreth 4 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një pjesë e ndërtesave janë shkatërruar dhe kudo nëpër rrugë shihen xhama të thyer.
5 Gusht 2020, 11:27 -
Pas sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit, caktohet administratori shtetëror
Pas sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit, Agjencia e Administrimit të Aseteve ka caktuar si administratorin shtetëror të 11 bizneseve dhe 15 pasurive të paluajshtme. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se kjo detyrë i është ngarkuar Arjan Bacit.
5 Gusht 2020, 11:22 -
Ngjarje horror në Bulqizë/ 'Të vetëvarurit' i hapet dy herë varri, familja s'di gjë! Nëna me lot në sy: Të zbardhet e vërteta (VIDEO)
Ngjarja e rëndë e ndodhur më 20 qershor 2020 në fshatin Valikardhë të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë, ku gjeti vdekjen 36-vjeçari Edmond Zogu. Sipas informacionit zyrtar të policisë, dyshohet të jetë vetvarur, por kjo ngjarje ka pasur zhvillime të tjera deri dhe enigmatike për familjarët e tij. Brenda 40-ditëshit nga ceremonia mortore e të riut, varri i tij është hapur dy herë dhe kjo i ka terrorrizuar familjarët duke e konsideruar si një ngjarje horror.
5 Gusht 2020, 11:02 -
-
-
-
'Bejruti qytet fantazmë'! Shkak shpërthimi i mbi 2 mijë ton nitrat amoni në depo që mbahej fshehur për 6 vite! 135 viktima mbi 5 mijë të plagosur
Libani është në zi! Deri më tani janë konfirmuar 135 viktima dhe mbi 5000 të plagosur, teksa bilanci pritet të rritet. I gjithë qyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, që shumëkush e mendoi se ishte një tërmet, por më pas një re e madhe tymi në formën e një kërpudhe pushtoi të gjithë vendin!
5 Gusht 2020, 07:52 -
-
Shkrumbohet shtëpia e 5 anëtarëve në Peshkopi nga shpërthimi i bombolës, plagoset një familjar
Kati i parë i një banese 2-katëshe në qendër të qytetit të Peshkopisë është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të bombolës. 5 pjesëtarët e familjes Deshati, të ndihmuar dhe nga fqinjët e tyre kanë arritur të dalin nga banesa.
4 Gusht 2020, 21:01 -
'Simbol i rilindjes'/ U shemb dy vite më parë dhe mori 43 jetë njerëzish (2 shqiptarë), inaugurohet ura e re në Genova
Italia rihap nesër me 5 gusht urën e re të Genovas, e rindërtuar dy vite pas shembjes së saj duke shkaktuar jo pak, por 43 viktima mes tyre dhe dy shqiptarë. Kryetari i Komunës së Genovas shprehet se kjo urë duhet të shërbejë si shembull rimëkëmbje dhe dështimi në të njëjtën kohë për qeverinë italiane.
4 Gusht 2020, 18:06
