-
Vetëflijimi i nënë e bijë/ Dëshmia e vajzës: Motra u pushtua nga 'demonët'! Kisha Ungjillore: Familja anëtare e jona para 15 vitesh, s'predikojmë vetëvrasjen
Report Tv zbardh dëshminë e Blerta Josifit e cila thotë se sëbashku me nënën kishin mbi 1 muaj që nuk hanin si sakrificë që Zoti të ringjallte motrën. Sipas saj, e ëma ndërroi jetë teksa lutej për ringjalljen e Anisës. Zjarrfikësja dezinfektoi banesën ku dyshohet se kufoma e Anisës qëndroi për 15 muaj. Familja Josifi, sipas Kishës Ungjillore që dolën në një deklaratë për mediat, kanë qenë pjesë e regjistrave të tyre para 15 vitesh.
6 Korrik 2020, 11:11 -
Debati/ Auron Tare: Camaj e Koliqi me UDB-në! Ndreca: Je mediokër! Replikon studiuesi: U shkollove nga ish-anëtarë të Komitetit të Prizrenit
Auron Tare pretendon se dy shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës. Ardian Ndreca e cilëson Taren si megallomanan, ndërsa thekson se historia na mëson se Koliqi dhe Camaj ishin në krahun e drejtë.
6 Korrik 2020, 11:03 -
3 humbje jete! Sot numri më i lartë i testeve, 71 raste të reja me COVID, 9 rëndë, 2 infermiere pozitive, mbyllen konsultat te materniteti i Elbasanit
79 viktima në total/ 71 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë: Rritja e numrit të testimeve nuk ka sjellë rritje të përqindjes së pozitivitetit, e cila mbetet e qëndrueshme. Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 vijon, epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën. 45 të shëruar, preket Bulqiza. Mbyllet sporteli i OSHEE-së në Përmet
6 Korrik 2020, 10:37 -
I riu në Devoll punon 24 orë në bujqësi, i tregon duart Bashës dhe përlotet: Zgjohem që në 4 të mëngjesit... (VIDEO)
Djali i familjes thotë se punon 24 orë në kultivimin e patates, ndërsa tregon edhe duart të cilët i janë varë nga puna. Mediu, teksa dëgjon babain të flasë për vështirësitë që kalojnë, nuk i mban dot lotët.
6 Korrik 2020, 10:36 -
-
Lefter Maliqi akuza dhe ironi ndaj Ramës: Gënjeshtar o gënjeshtar të morën poturet zjarr
Në një postim në 'Facebook', Maliqi përdor e krahason Ramën me mbretin lakuriq. Deputeti i opozitës akuzon kryeministrin Rama për korrupsion, për rritje të papunësisë dhe për zaptim të institucioneve.
6 Korrik 2020, 09:30 -
-
-
-
Vëzhgimi/ Autobusët rinisin pas 4 muajsh, pak pasagjerë, jo të gjithë me maska! Qytetarja: Na grinë taksitë! Policia: 10 ditë sensibilizim, pastaj 5 mijë lekë gjobë
Për korrikun s'ka abone, nisin në gusht/ Pas 4 muajsh, qytetarët do të mund të shkojnë në destinacionet e tyre me autobus. Nga dita e sotme, transporti publik ka rifilluar punën pas arritjes së marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës për të marrë një pagë të dytë lufte prej 40 mijë lekësh dhe ndryshimi i protokollit, dy kërkesat e tyre të panegociueshme.
6 Korrik 2020, 07:18 -
-
-
-
-
-
Kreu i FRPD i hap derën 'gardës së vjetër': Pjesë e historisë së PD! Nesër nisin propozimet e kandidatëve në Lezhë
Nga e hëna Partia Demokratike do të nisë me propozimin e emrave konkretë që do të garojnë nën siglën blu në Qarkun e Lezhës. Këtë e konfirmon në një intervistë për Report Tv, i deleguari i të djathtëve në këtë qark, Belind Këlliçi. Për të prania e përfaqësuesëve të Gardës së Vjetër është vlerësimi ndaj historisë së Partisë Demokratike.
5 Korrik 2020, 16:20 -
-
Të nxitosh për t'u bërë 'kandidat'
Të gjithë mandatdjegurit e Lulzim Bashës, ata që kanë fjetur “gjumë” prej 4 vitesh, dhe nuk kanë recituar asnjë fjalë për votuesit e tyre të zhgënjyer, kanë nisur të nxitojnë. Kanë nisur të bëhen me djersë, u janë sulur podeve dhe ekraneve për të sulmuar kryeministrin, qeverinë, ministrat, investimet, inagurimet, kanë nisur të bëjnë “pis” çdo arritje, a thua se janë mrekullia mbi tokë. Ata që nuk kanë ditur të flasin (madje edhe atyre që u ka ardhur goja 9 vjeç) kurrë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, ata që nuk kanë ditur të flasin një fjalë mbi ligjet apo nenet e tij pasi nuk kanë formimin e duhur intelektual, sot po nxitojnë drejt “fjalimeve” sepse erdhi sahati.
5 Korrik 2020, 15:39 -
Nesër me urban në Tiranë, gjobiten pasagjerët pa maskë! 'Digjet' marsi, shpërndarja e aboneve nis në gusht (VIDEO)
Shërbimi urban rikthehet nga e hëna në 5 të mëngjesit në kryeqytet ndërsa detyrim është mbajtja e maskës. Përgjatë korrikut nuk do të ketë abone, ndërsa ato të muajit mars që u përdorën deri më datë 13 nuk janë më të vlefshme. Nga një vëzhgim i Report Tv rezulton se në linjat ndërqytetëse të cilat janë hapur deri më tani ka ende qytetarë që se mbajnë maskën.
5 Korrik 2020, 13:03 -
Veliaj i dorëzon 'Kullën e Sahatit' mjekut me origjinë shqiptare, Panajot Koliomihali: Doktor me zemër të madhe, na ndihmoi gjatë tranzicionit (VIDEO)
Në këtë 100-vjetor të Tiranës, Kryebashkiaku i dorëzoi mjekut Koliomihali “Kullën e Sahatit”, si një shenjë miqësie, mirënjohje dhe falenderimi për kontributin që, jo vetëm si arvanitas i mirë, por edhe si doktor me zemër të madhe, ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët, sidomos në vitet e tranzicionit.
5 Korrik 2020, 12:43 -
