-
Ahmetaj: Javën e ardhshme nis ndërtimi i të gjitha shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)
Javën e ardhshme do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Vora ku ishte për inspektimin e punimeve për ndërtimin e një shkolle.
8 Korrik 2020, 12:41 -
-
-
-
-
Koduzi: Qeveria pranon dështimin përballë COVID! Duhet të ruhet sistemi shëndetësor, qytetarët të pajisen me maska
Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD në një intervistë për Report TV me gazetaren Danjela Maloku, duke iu referuar një deklaratë të bërë nga Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se qeveria e ka pranuar dështimin dhe tani i ka mbetur vetëm të monitorojë.
8 Korrik 2020, 11:41 -
Dje takoi deputetët, sot kryebashkiakët/ Porositë e Ramës: S'ka pushime, takoni njerëzit në çdo zonë për të marrë 800 mijë votat për mandatin e tretë
Ashtu si e kishte paralajmëruar një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët. Takimi nisi në orën 11:00 dhe ka zgjatur për rreth 3 orë, ku në fokus ishte fushata zgjedhore 2021.
8 Korrik 2020, 11:00 -
Vengu: Ulen tarifat për anijet e mallrave! Vendosen kamera termike për matjen e temperaturës së pasagjerëve në Portin e Durrësit
Në portin e Durrësit janë vendosur kamera teknike për të matur temperaturën e pasagjerëve. Ata që vijnë nga Italia dhe rezultojnë me temperaturë do të detyrohen të futen në karantinë. Ndërsa sa i përket transportit të mallrave, drejtori i portit tha se do të ulen tarifat për anijet.
8 Korrik 2020, 10:55 -
68 raste të reja dhe 2 humbje jetë nga COVID-19, rritet numri i pacientëve të intubuar! 'Infektohet' Spitali i Traumës, 5 bluza të bardha të prekura në Spitalin Elbasan
Situata me koronavirusin në vendin tonë vazhdon të jetë e njëjtë prej disa ditësh. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësirë raporton se dy pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar 83 numrin në total të viktimave, ndërsa janë regjistruar 68 raste të reja.
8 Korrik 2020, 10:32 -
Pas anulimit të takimit në Washington, emisari amerikan Grenell mbështet liderët e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Më 10 korrik, përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen virtualisht në një samit të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel
8 Korrik 2020, 09:46 -
-
-
ISHSH, AKU e policia e Vlorës në aksion! Kontroll në bare e restorante për respektimin e masave anti-covid
Sipas kreut të ISHSH-së do të ketë gjoba nga 100 deri në 1 milionë lekë për rastet e shkeljes së urdhrit. Ndërsa masa administrative do këtë edhe nga policia për grumbullim të paligjshëm.
7 Korrik 2020, 22:49 -
COVID-i në Shqipëri/ Alimehmeti: Të gjitha masat duhet të zbatohen! Gjata: Të veprohet me Izolimin selektiv
Doktor Arben Gjata i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se në vend mund të veprohet me izolimin selektiv siç është bërë edhe në shumë vende të Europës për të përballuar sa më mirë situatën dhe për të ulur numrin e të prekurve.
7 Korrik 2020, 22:34 -
-
Itali/ I vë armën në kokë policit, arrestohet shqiptari me kokainë me vlerë 1 milionë euro në çantën e shpinës (VIDEO)
Arrestohet një 32-vjeçar shqiptar në Sassuolo të Italisë pasi i vuri në kokë pistoletën një polici dhe tentoi ta vriste. 11 policë e pritën para garazhdit të shtëpisë së tij të kthyer në laboraor droge, ku gjeti 3.2 kilogramë kokainë në çantën e shpinës në vlerën e mbi një milion euro në treg.
7 Korrik 2020, 17:25 -
-
Pampuri: Qarkullimi i elitave në PD domosdoshmëri! Basha me lista të parapërgatitura? Zëra që vijnë nga e majta
Janë shtuar zërat në Partinë Demokratike për rikthimin e të ashtuquajturës 'Gardë e Vjetër'. Ish deputetja Orjola Pampuri në një intervistë për Report Tv e mirëpret këtë lëvizje, por konsideroi domosdoshmëri edhe mirëpritjen e emrave të rinj të kësaj force politike. Pas 8 viteve në opozitë, sipas saj selia blu duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.
7 Korrik 2020, 16:38 -
'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend! I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tri palësh!
1 orë e 20 minuta takim në Kryesinë e Kuvendit mes opozitës së re dhe kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore, nuk ka prodhuar asnjë rezultat përtej pritshmërive. Opozita e re nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që janë hapja e listave, vendosja e një pragu për hyrjen në parlament dhe heqjen e koalicioneve para zgjedhore. Të gjendur përballë kësaj rezistence të opozitës së re dhe mungesës së votave për ta votuar marrëveshjen të vetëm në Kuvend, Rama tha se është i gatshëm për një tryezë tri palëshe, mazhorancë, opozita parlamentare dhe jashtëparlamentare për të diskutuar për listat e hapura, por "topin" ia la dy opozitave.
7 Korrik 2020, 14:54 -
Varreza e kohës së bronzit, zbulimi i rëndësishëm në Himarë! Drejtori i trashëgimisë Vlorë: Gërmimet nisën 2 vite më parë, po dokumentohen
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është kryer në Himarë, ku është gjetur një varrezë tumulare që mendohet se i përket shekullit XV para lindjes së Krishtit. Në një deklaratë për mediat drejtori i Trashëgimisë tha se aktualisht po kryhet dokumenti dhe konservimi i materialeve të gjetura e më pas do të procedohet me shfaqjen e tyre për publikun.
7 Korrik 2020, 14:24 -
Vetëflijimi i nënë e bijë, dëshmia e pastorit Muça si i njoha unë: Pas këtij akti qëndrojnë sektet satanike! Vajzat u thonin shoqeve se kishin tjetër qëllim në jetë
I ftuar në Report Tv, pastori i kishës Ungjillore Fitor Muça dëshmon se si i ka njohur vajzat e familjes Josifi. Ai tha se pas kësaj ngjarje të rëndë ka një indikator të jashtëm që ka bindur tre femrat e familjes Josifi të kryejnë këtë akt që është jashtë çdo logjike njerëzore, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet nga ato sekte që e kanë në doktrinën vetëflijimin. Vajzat kishin 6 vite që nuk shkonin më në Kishë, ku sipas pastorit largimi ishte një zgjidhje e tyre me dëshirë, jo se kishin pasur ndonjë konflikt me ndonjë përfaqësues apo besimtare tjetër.
7 Korrik 2020, 14:04
