-
Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë
Lufta në Ukrainë, e cila ka nisur që prej 24 shkurtit është futur në ditën e 100. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, pasi nuk do të përfundojë këtu. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se lufta është e pajustifikueshme, ndërsa BE do të vazhdojë të mbështesë Kievin.
3 Qershor 2022, 07:38 -
Intervista emocionuese e Zonjës së Parë të Ukrainës: Djali më pyet për të atin, ne jemi të fortë, mos u mësoni me dhimbjen tonë
Që nga fillimi i pushtimit rus, zonja e parë ukrainase ka qenë e fshehur me dy fëmijët e saj. Një pyetje e vështirë që djali i saj 9-vjeçar vazhdon të bëjë është se kur do të përfundojë lufta, tha Olena Zelenska në një intervistë ekskluzive për ABC News.
2 Qershor 2022, 22:14 -
Operacion ‘blic’ në Elbasan, policia në kërkim të personave të rrezikshëm kriminalë
Policia e Elbasanit po zhvillon një operacion blic në qytetin e Elbasanit. Policia po ushtron kontrolle të befasishme qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike apo për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
2 Qershor 2022, 22:13 -
Si e shpenzoi Ilir Shaqiri çmimin 100 mijë euro?
Ish-banori i ‘Big Brother Vip’, Ilir Shaqiri ka treguar së fundmi në një intervistë sesi e harxhoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Shaqiri u shpreh se gjysma e parave shkoi për bamirësi dhe gjysma tjetër për familjarët e tij. Sipas tij, kjo bamirësi do bëhet shumë shpejt konkrete pasi do dhurohen 2 shtëpi për dy familje që kanë nevojë.
2 Qershor 2022, 21:26 -
Shqipëri, Bujqësia e prekur nga kriza, Ekspertët: Të rriten subvencionet
Bujqësia në Shqipëri mban një peshë të lartë në strukturën e ekonomisë, me 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shkallë punësimi rreth 40% të fuqisë punëtore në vend. Por edhe pse ka këtë peshë, gati sa trefishi i rajonit, sektori bujqësor ka produktivitet të ulët dhe nuk i plotëson nevojat në vend. Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, vetëm 14% e 350 mijë familjeve fermere kanë mbi 2 ha tokë dhe konsiderohen me potencial prodhues.
2 Qershor 2022, 21:21 -
Rritja e çmimeve, studentët dorëzojnë peticion me 5 mijë firma në kryeministri: Duam bonus 10 mijë lekë ose ngrihemi në protestë
Lëvizja për Universitetin dorëzoi në kryeministri një peticion me 5 mijë firma studentësh, të cilët kërkojnë bonus mujor 10 mijë lekë, si mbështetje për krizën e çmimeve. Ata i lanë vetëm 10 ditë afat qeverisë që t’u miratojë kërkesën, ose paralajmërojnë protesta masive.
2 Qershor 2022, 20:17 -
-
Dialogu Kosovë- Serbi, Vuçiç takon Lajçak: Vazhdojmë bisedimet nëse përmbushen detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit
Përmbushja e detyrimeve sipas marrëveshjes së Brukselit mbetet një pikë kyçe për çdo bisedim të mëtejshëm, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
2 Qershor 2022, 17:59 -
Broja lë pas COVID-it, kombëtarja e pret në grumbullim! Islanda kundërshtari i parë, kuqezinjtë bilanc negativ
Në ditën e 7 të përgatitjeve për ndeshjet në Ligën e Kombeve kombëtarja ka marrë një lajm të mirë. Armando Broja është rikthyer të stërvitet dhe pritet shumë shpejt të bashkohet me kuqezinjtë në Durrës. Ndërkohë sa i përket kundërshtarit të parë, Islandës, kuqezinjtë kanë një bilanc negative, por ndeshja e fundit është fituar me shifrat 4-2.
2 Qershor 2022, 15:10 -
Garda Mbretërore e Norvegjisë performon në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Veliaj: Paqja asnjëherë nuk duhet marrë si e mirëqenë
Garda Mbretërore e Norvegjisë, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, performuan dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. E konsideruar si një nga më të mirat në botë, performanca e tyre u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit.
2 Qershor 2022, 14:03 -
Rama drejton debatin në OKB: Çdo kriminel lufte të japë llogari, meritojnë fundin e Millosheviçit! Viktimat në Kosovë, Srebrenicë e kudo kërkojnë drejtësi
Teksa drejtoi debatin për llogaridhënien në OKB, kryeministri Edi Rama tha se ‘Krimeve të luftës duhet t’i themi kurrë më’. Rama tha se i detyrohemi mijëra viktimave të masakrës në Srebrenicë, por edhe 20 mijë grave të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë, teksa theksoi se krimet në Ukrainë duhet të ndëshkohen.
2 Qershor 2022, 13:44 -
Sezoni turistik, vijnë 1200 vizitorë britanikë përmes portit të Himarës! Rama: Do të vijnë 5000 turistë të tjerë në javët e para të qershorit
1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në vendin tonë përmes portit të Himarës. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama duke thënë se do të vijnë edhe 5000 turistë të tjerë për të vizituar bregdetin tonë në javët e para të qershorit.
2 Qershor 2022, 12:55 -
-
-
-
-
-
Shpëtoni blegtorinë shqiptare!
Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit, që sjellin në tavolinat tona shishet me qumësht, kos, paketat e gjalpit, djathit, etj., kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor 2022 në të gjithë vendin dhe në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë. Rreth 55 artikuj të qumështit, të gjalpit, djathit, kosit, etj., do të rriten nga 10 deri në 50 për qind!
1 Qershor 2022, 17:49 -
Biznesmeni Samir Mane takim me studentët, këshilla dhe ide për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, u prit nga mbi 120 studentë dhe stafi i një Universiteti privat në Tiranë, me ftesë të këtij të fundit për të zhvilluar një një Forum të Hapur me tëmë “Nga Student në Sipërmarrës, Rrugëtimi për të Ndërtuar një Biznes të Suksesshëm”.
1 Qershor 2022, 17:10 -
Nis në Tiranë Java Kulturore Italiane, ndizen ‘Ndriçuesit e Puglias’! Ambasadori Bucci: Jetët tona mbushen me simbole, na presin 7 ditë feste
Ndezja e ndriçuesve të Pulias – ose siç njihen ndryshe ‘le luminarie di Puglia’ - dje në mesnatë, në pedonalen e Kalasë së Tiranës, shënoi fillimin e “Javës së Kulturës Italiane”, me 54 evente kulturore, artistike dhe sociale. Në shoqërinë e ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi miqësinë mes dy popujve dhe premtoi se Java e Kulturës Italiane do të jetë një javë për të mos u humbur në Tiranë.
1 Qershor 2022, 15:44 -