-
-
-
-
-
-
-
SPAK në 2021 konfiskoi 4 hotele, 41 raste në proces! Vrasjet e muajit janar 2022 njëjtë me një vit më parë, ulen plagosjet e shtohen armëmbajtësit
Gjatë 2021 përmes ligjit antimafia dhe me kërkesë të SPAK janë dhënë 14 vendime sekuestrimi, janë konfiskuar 4 hotele, trojet e të cilave i janë kthyer shtetit dhe janë sekuestruar mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit.
16 Mars 2022, 22:39 -
Çfarë do të nënkuptonte falimentimi i Rusisë?
Agjencitë e vlerësimit thonë se Rusia, pas pushtimit të Ukrainës, ndodhet në prag të pamundësisë për t’i paguar obligimet qeveritare. Për më tepër, udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka paralajmëruar se falimentimi rus nuk është më një “ngjarje e pamundur”.
16 Mars 2022, 22:04 -
-
-
-
-
-
Kriza energjetike/ Ndreca publikon në ‘Repolitix’ foto nga Fierza pothuajse e tharë: Qeveria ka shfrytëzuar në maksimum burimet që të mos rrisë kostot e importit
Kriza energjetike ka bërë që qeveria të shfrytëzojë në maksimum burimet për prodhimin e energjisë në mënyrë që të mos rrisë kostot e importit për energjinë. Kështu ka deklaruar juristi Plarent Ndreca në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa ka publikuar foto të hidrocentralit të Fierzës i cili duket pothuajse i tharë.
15 Mars 2022, 22:25 -
-
Rritja e çmimit të naftës, peshkatarët në Durrës: Do shtrenjtohen produktet e detit
Rritja e çmimit të naftës po jep ndikim negativ në sektorin e peshkimit edhe pse karburantin e blejnë pa akcizë. Pronarët e peshkarexhave në Durrës thonë se për shkak të kostos së shtuar do të rritet dhe çmimi për produktet e detit.
15 Mars 2022, 17:11 -
Serbia do të na furnizojë me grurë, Rama me biznesin e vogël: Ballkani i Hapur funksionon! Pas bordit për naftën, do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë
Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar ditën e sotme pikat e Paketës së Rezistencës Sociale përfaqësuesve të biznesit të vogël, se si qeveria do t'i mbrojë ata përballë pasojave që po sjell lufta. Ai tha se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj kanë zero taksa, si asnjë biznes tjetër në rajon apo Europë.
15 Mars 2022, 13:19 -
-
-
Bie nën 100 dollarë fuçia në bursë, Bordi i Hidrokarbureve në vend vendos uljen e çmimit të naftës e benzinës në 211 lekë/litri! Gazi nuk ndryshon
Bordi i Hidrokarbureve vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës dhe benzinës të ulet nga 217 lekë/litri në 211 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit nuk ndryshon duke qëndruar 93 lekë/litri. Bordi do të mblidhet sërish nesër.
15 Mars 2022, 10:46 -
14 vite nga Gërdeci, familjarët me pengun e madh të padrejtësisë! Familjarët kujtojnë viktimat, lot dhe lule në memorialin në qendër të fshatit
Të përlotur, me tufa lulesh në duar familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit janë mbledhur në qendër të fshatit te memoriali, ku janë skalituar emrat e atyre që humbën jetën në fabrikën e vdekjes. Një ritual që përsëritet për të 14-in vit radhazi, por dhimbja u shtohet edhe më shumë pasi përpara drejtësisë nuk është askush. As këtë vit, atje nuk ndodhej asnjë përfaqësues politik.
15 Mars 2022, 08:44