-
Kolltukofagët modernë
Afro 100 vjet më parë, në një fjalim brilant në parlamentin e Shqipërisë, Fan Noli shigjetonte ashpër qeverinë e kohës dhe kryeministrin e saj Ahmet Zogun. Duke sulmuar zyrtarët e fuqishëm të qeverisë që ishin lidhur aq ngushtë me postet e tyre, Noli i quante ata kolltukofagë dhe me ironi shtonte se: “kolltukofagët tanë janë më të fortë se ai trimi i çartur i historianit të lashtë grek, Herodotit
20 Tetor 2021, 13:00 -
Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur në Sarandë, i lidhin familjarët e i marrin 2 mln lekë! Dyshohet për hakmarrje, Thoma Kaçi i hetuar për falsifikimin e shit-blerjeve të 28 apartamenteve
Banesa e një noteri është grabitur në Sarandë, nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa hetimet janë orientuar tek konfliktet e noterit Thoma Kaçi, i cili është hetuar për shitjen abuzive, me firma të falsifikuara të 28 apartamente. Tre muaj më parë prokuroria ka kërkuar dënimin e këtij noteri me 9 muaj burgim për falsifikim dhe shpërdorim detyre.
20 Tetor 2021, 09:30 -
Aksident i rëndë në Sarandë, ‘Benzi’ plagos rëndë 29-vjeçarin që kishte ndaluar në rrugë
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në në Qafë Gjashtë, ku i plagosur ka mbetur një person. Report Tv mëson se i aksidentuari kishe parkuar makinën dhe po ngarkonte disa kova me bojë.
19 Tetor 2021, 22:10 -
-
-
E cilësonte si ‘idhullin e tij’, Xhelal Mziu braktis ‘Foltoren’ në Peshkopi, s’i shkojnë as 2 deputetët e tjerë, Çollaku dhe Çupi! Berisha ka ende shpresa te mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD
Sali Berisha në këtë ‘Foltore’ në Peshkopi, një nga bastionet histoike të së djathtës, është braktisur nga 3 deputetët demokrat. Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi, madje edhe edhe Xhelal Mziu, që e ka cilësuar Berishën si idhullin e tij, nuk i ka shkuar në ‘Foltore’ e ish-kryeministrit, ku qëllimi është i qartë, largimi i Lulzim Bashës, pasi ai zgjodhi të mbante anën e SHBA-së dhe të përjashtonte Berishën, tashmë të shpallur ‘Non Grata’ nga grupi parlamentar të PD-së.
19 Tetor 2021, 17:27 -
FOTOT e laboratorëve të shqiptarëve, shkatërrohet banda e kokainë në Belgjikë, 27 të arrestuar dhe 2.1 ton drogë e sekuestruar! Në operacion edhe ushtria
Një bandë e madhe e drogës u shkatërrua pas 'Operacionit Sky' të zhvilluar nga autoritetet belge ku janë arrestuar 27 persona dhe është sekuestruar sasia rekord e drogës, 1.6 ton me vlerë 80 milionë euro. Policia bastisi 23 vende këtë mëngjes, me mbështetjen e ushtrisë. Rrjeti u shkatërrua pjesërisht falë mesazheve të koduara nga telefonat Sky ECC.
19 Tetor 2021, 16:54 -
-
-
Kryehetuesi i Rusisë merr në dorë çështjen! Misteret e vdekjes në Qerret të 4 turistëve, trupat i tërheq djali i familjes
Rusia ka angazhuar për vdekjen e 4 turistëve në Shqipëri, kreun e Komitetit Hetues, për të marrë çdo informacion nga autoritetet shqiptare që hetimet i kanë nisur për vrasje.
19 Tetor 2021, 08:29 -
Skandali në Fiks Fare/ Tampon fals COVID-i për t’u futur në Burgun e Peqinit!
Emisioni investigativ faktoi me zë dhe figurë se një laborator privat në qytetin e Peqinit lëshon analiza NEGATIVE të Covid 19 pa e bërë fare! Madje, ky laborator kishte një marrëveshje me drejtuesit e burgut të Peqinit se të gjithë personat që donin të takonin të afërmit e tyre në burg duhet t’i kryenin analizat në këtë laborator.
18 Tetor 2021, 23:23 -
Mbyllet përkohësisht Galeria Kombëtare e Arteve, godina do i nënshtrohet rikonstruksionit
Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur përkohësisht dyert për vizitorët pasi godina do i nënshtrohet rikonstruksionit. Ministria e Kulturës njofton se aktiviteti i Galerisë Kombëtare të Arteve do të vijojë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera, ku do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike.
18 Tetor 2021, 21:48 -
Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë
100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.
18 Tetor 2021, 21:45 -
Vjeshta e artë e Tiranës meriton të shijohet
Tirana do ta meritonte të kishte sa më shumë mundësinë të shijonte vjeshtën e saj të bukur. Pas 30 vitesh bërtitje, gënjeshtra e kërcënime, do të duhej që qytetarët e saj dhe të ardhurit të ishin më të qetë. Të linin të shurdhër dhe të pafjalë ata që e torturuan dhe e torturojnë me pamjaftushmërinë shpirtërore të tyre, e t’iu ngjiten kodrave, t’i shpëtojnë sa të munden e të shijojnë vjeshtën që shpaloset kaq bukur te ne
18 Tetor 2021, 20:47 -
Qytetarët mblidhen para kryeministrisë, sërish protestë për rritjen e çmimeve: Nuk jemi të varfër, por të vjedhur! Mjaft me propagandë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Kjo është protesta e tretë radhazi që mbahet për rritjen e çmimeve, një protestë paqësore me thirrje në drejtim të qeverisë, ku i kërkohet ulja e këtyre çmimeve.
18 Tetor 2021, 18:49 -
U kapën me lekë dhe fletë votimi në makinë 3 ditë para zgjedhjeve, SPAK mbyll hetimet për dy eksponentët e LSI-së, i dërgon për gjykim në GJKKO
SPAK ka përfunduar hetimet për Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të cilët akuzohen për blerje votash gatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO. Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
18 Tetor 2021, 16:12 -
Rriten eksportet e mallrave me 33 mld lek në shtator 2021 krahasuar me të njëjtë periudhë të 2020! Zgjerohet deficiti tregtar në vend
Të dhënat tregojnë se në Shtator 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 39,4 %, në krahasim me Gusht 2021. Dhe rritja e importet e mallrave nuk rrinë pas, ku arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,4 %, në krahasim me Gusht 2021.Kjo ka sjellë dhe rritje të defiçitit tregtar.
18 Tetor 2021, 13:15 -
-
Të dhënat e INSTAT/ Rritje e frikshme e aksidenteve fatale të shkaktuara nga gratë! 9.4% vdekje më shumë për 9 mujorin e parë të vitit 2021 por vendi ishte në karantinë
Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duhet thënë se kjo ishte një periudhë ku vendi ishte në pjesën më të madhe në karantinë.
18 Tetor 2021, 12:04 -
EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, Gledis Nano prezanton drejtorët e rinj të Policisë! Rebani Jaupi vendoset në krye të 'Sigurisë Publike', Ardian Çipa shkon në Elbasan
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Nano tha se këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.
18 Tetor 2021, 11:09 -
Unioni i Transportit Publik: Nga sot punojmë me gjysmë kapaciteti të autobusëve! Shkak pasojat ekonomike nga pandemia e rritja e çmimit të naftës, qeveria s'plotësoi kërkesat tona
Unioni i Transportit Publik lajmëron se duke filluar nga sot do të punojë me gjysmë të kapaciteteve të mjeteve urbane. Kjo pasi sipas tyre ato po vuajnë ende pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe rritja e çmimit të naftës i bën ata të pafuqishëm ekonomikisht për të punuar me kapacitete të plota.
18 Tetor 2021, 10:00
