-
Tragjedia e Gërdecit/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet! Ish-ministri i Mbrojtjes u kallëzua nga familja që humbi djalin 7-vjeç
Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.
6 Maj 2021, 10:40 -
'Ligjet' miratojnë raportin: Të ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit! Meta i refuzon sërish: Kam axhendë, shihemi me 10 maj! Manja: Tentativë të djegë afatet!
Për herë të dytë presidenti Ilir Meta refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Ligjeve për shkak të axhendës ndërsa shtoi se ka kohë më 10 maj. Një deklaratë e tillë, cilësua nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja si tenativë e tij për të djegur afatet e ngritjes së komisionit hetimor, pasi data përfundimtare është 9 maji, 4 muaj para përfundimit të legjislaturës më 9 shtator.
6 Maj 2021, 09:38 -
SHBA mbështesin pezullimin e patentave të vaksinave kundër koronavirusit
Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga ligjvënës demokratë dhe më shumë se 100 vende të tjera, por duke zemëruar kompanitë farmaceutike.
6 Maj 2021, 08:43 -
-
100 familje e 30 biznese ngrihen në protestë për sinjalistikën në Korçë: Kemi frikë nga fluksi i makinave pranë terminalit
Mungesa e sinjalistikës rrugore dhe trafiku i rënduar pranë terminalit të linjës së autobuzave kanë bërë që banorët e lagjes 19 në Korçë të ngrihen në protestë duke kërkuar vendosjen e vijave të bardha dhe tabelave
5 Maj 2021, 15:53 -
PD: Kemi dërguar në SPAK kallëzime se u blenë vota me 100 euro në Pukë (Nuk publikon provat)
Partia Demokratike ka njoftuar sot se ka dërguar në SPAK kallëzime për blerjen e votës, që sipas saj janë bërë me 100 euro në zonën e Pukës. Sipas PD denoncimi është bërë më 16 prill në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe lidhet me emra si Tom Doshi, Benet Beci, Marku Marku dhe Gjon Gjonaj.
5 Maj 2021, 14:31 -
Mbyllet shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër, do i nënshtrohet rikonstruksionit për t'u kthyer në muze! Gati në shkurt të 2022 (VIDEO)
Banesa ku ka lindur gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare në lagjen Palorto në Gjirokastër, po i nënshtrohet një rikonstruksioni për t’u përshtatur në një muze. Deri më tani kjo shtëpi ka funksionuar me emrin si Banesa Kadare, ndërkohë që investimi i fundit në të, do t’i ndryshojë konceptin dhe destinacionin final. Bëhet fjalë për një muze që do të ketë të gjithë aksesorët e nevojshëm për t’iu përshtatur kohës dhe kërkesave të të interesuarve.
5 Maj 2021, 13:47 -
-
Pulovra e larë me gjak dhe violina e Qemal Stafës
Kjo është pulovra orgjinale e larë me gjak që Qemal Stafa mbante në trup në momentin kur u qëllua për vdekje të martën e 5 majit të vitit 1942 në orën 09.35 në Tiranë. Pak më tutje dallohet violina që ai e kishte mësuar të luante që fëmijë. Më tej, pasaporta dhe disa libra, mes të cilëve shquhet “Historia e Materializmit”.
5 Maj 2021, 12:51 -
'Defender 2021'/ Nis stërvitja në bregdetin e Durrësit, manovra me makinat amfibë të ushtrisë amerikane, të përfshirë edhe ushtarë të FA (FOTO)
Një ditë pas ceremonisë zyrtare, ka nisur që qytetin e Durrës stërvitja "Defender Eurpe 21". Report Tv sjell foto nga stërvitja, ku siç shihet në qytetin bregdetar janë kryer manovra me makinat amfibë të ushtrisë amerikane, të përfshirë edhe ushtarë të FA.
5 Maj 2021, 11:54 -
U dëmtua nga tërmeti, por nuk lejon pallatin të shembet! Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë, vihet nën hetim
Biznesmeni Muharrem Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputetë të LSI, një person problematik në Fushë-Krujë është vënë në hetim pasi ka kërcënuar sekretarin e Bashkisë në Krujë, Florind Cerhozin. Report Tv ka mësuar Hoçja ka pasur konflikte të vazhdueshme me Bashkinë që arritën kulmin ditën e djeshme, ku arriti që të kërcënonte punonjësin. E gjitha ka nisur kur Hoçja ka shkuar në zyrën e Bashkisë për të kërkuar një vërtetim për taksat vendore, por mesa duket ky dokument nuk i është vënë në dispozicion duke iu rikthyer më pas edhe konflikteve të vjetra.
5 Maj 2021, 11:27 -
-
-
-
-
Humb betejën me COVID aktori i njohur Guljelm Radoja! Përlotet miku i tij, Tafaj: Ka kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografi, kam pasur lidhje të ngushtë me të
COVID-19 ka marrë një tjetër jetë në radhët e artistëve në vend. Aktori Guljelm Radoja nuk ia doli që të fitonte betejën me koronavirusin ku sot mbylli sytë përgjithmonë. Prej gati një muaj ai ishte infektuar me COVID, ku gjendja e tij u përkeqësua për pasojë ditën e djeshme u shtrua te spitali 'Shefqet Ndroqi', por nuk ka mundur ta luftojë këtë virus të pabesë.
5 Maj 2021, 09:20 -
Letra sekrete e Hysni Kapos: Kush është ky Jemin Gjana, që s’pranon të heqë antenën e televizorit të Jugosllavisë…! Ngjarja në minierën e Kukësit
Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Sekret” të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin fillimit të vitit 1973, ku ndodhet një korespondencë në mes Komitetit të Partisë së rrethit të Kukësit dhe Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku bëhet fjalë lidhur me dy ngjarje të rënda të ndodhura në atë kohë në fshatin Vlahen, ku kooperativisti Lush Sokoli me biografi të keqe, gjatë mbledhjes “ku po punohej fjalimi i shokut Enver i tha sekretarit të Partisë: “Unë nuk mundem ta kritikoj Enverin, prandaj po flas për vete”
5 Maj 2021, 08:05 -
25 prilli/ Varhelyi: Pa një Kuvend të plotë s’mund të ecet drejt BE! Rama sërish ftesë PD: Jeni të mirëpritur për të bashkëpunuar pa kushte (VIDEO)
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi i cili solli sot në Shqipëri rreth 5 mijë doza vaksinash Pfizer, lidhur me zgjedhjet theksoi se pret rezultatet përfundimtare të tyre, ndërsa tha se një pa një parlament të plotë nuk mund të ecet drejt BE. Ndërsa kryeministri Rama përsëriti dhe njëherë ftesën për bashkëpunim pa kushte me PD.
5 Maj 2021, 07:47 -
‘Origjina’ e pasurive të sekuestruara nga SPAK, nga dyqani 120 mijë € që i dhuroi motra ish gjyqtarit Fatos Lulo deri te karburanti 250 mijë € i Shkëlzen Selimit
Ish anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese i kamufluan në emër të familjarëve pasuritë që sapo u ka sekuestruar SPAK-u si të paligjshme duke zbatuar ligjin anti-mafia.
4 Maj 2021, 19:26 -
Teknologjia rimëkëmb tregun e punës, eksperti: Kërkohen punonjës të kualifikuar, pagat e programuesve arrijnë deri në 5000 euro
Teknologjia po rimëkëmb tregun e punës në Shqipëri. Eksperti Erald Pashaj thotë se në prill ka pasur një rritje të punësimit, pasi është shtuar shumë kërkesa për punonjës të kualifikuar me njohuri në fushën e teknologjisë. Sipas tij pagat në këtë sektor kanë arritur në maksimum
4 Maj 2021, 19:19 -
Basha takim me kandidatët e 25 prillit: Beteja jonë do vijojë në parlament! Pavarësisht vjedhjes së votave, PD u forcua! Vazhdoni të faktoni shkeljet në zgjedhje
Partia Demokratike do ta vijojë betejën në parlament. Lulzim Basha u ka thënë kandidatëve për deputet të PD të zgjedhjeve të 25 prillit se pasi të shqyrtohen të gjitha provat për zgjedhjet, beteja do të vijojë në parlament. Në të njëjtin mendim duket se nuk ka qenë kandidati i Lezhës që mori mandat Mark Marku, ku sipas të cilit ai kërkon nisjen e protestave në mënyrë të menjëhershme për të treguar se si mbrohet vota.
4 Maj 2021, 17:44
