-
Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik me COVID-19
Gjermania ka larguar Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik, pasi situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch thuhet se Shqipëria nuk është tashmë vend në rrezik me COVID-19.
7 Maj 2021, 14:34 -
Në kërkim të dashurisë së vërtetë, aktori 90 vjeçar rus drejt altarit për të pestën herë
Martesa është konsideruar gjithmonë si kurorëzim i dashurisë së vërtetë dhe disa ithtarë të saj, nuk reshtin së kërkuari atë deri në fund të jetës, njëjtë si aktori legjendar rus, 90-vjeçari Ivan Krasko. Krasko po përgatitet tanimë për martesën e tij të pestë me Natalya Smıkova, 48 vjet më e re se ai.
7 Maj 2021, 13:01 -
'Padia' e parë në KQZ për 25 prillin, LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull, ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës: Na penalizoi karantina për emigrantët
"Vendimi për karantinë të detyruar për të ardhurit nga Greqia e Maqedonia e Veriut synoi të godasë politikisht LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit". Kështu ka argumentuar në ankimimin e parë për rezultatin e zgjedhjeve në KQZ, për Qarkun e Gjirokastrës, LSI, e cila kërkon që të shpallen të pavlefshme në Bashkinë Dropull, gjë që ndikon në rezultatin e gjithë qarkut.
7 Maj 2021, 12:58 -
Juristët për rigjykimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit! Vishaj: Vendimi i SPAK s’është i ligjshëm, kolegji do e rrëzojë! Hoxha: Kërkesa e drejtë, Mediu të provojë pafajësinë
Juristët duket se kanë arsyetime të ndryshme lidhur me kërkesën e SPAK, ndaj Gjykatës së Lartë për rihapjen e çështjes së Gërdecit kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut.
7 Maj 2021, 12:51 -
Humbi betejën me COVID, përcillet për në banesën e fundit Guljelm Radoja, cili ishte amaneti i fundit i aktorit
Është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja i cili nuk ia doli që të fitonte betejën me COVID pas rreth një muaji “luftë” me të. Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë amaneti i aktorit që të mos kishte ceremoni zyrtare.
7 Maj 2021, 11:49 -
Shkodër/ Nasirin 10 vjeç ‘e vrau’ Tik-Tok! Mësuesja: Ishte lider në klasë, jemi të tronditur! Punonjësja sociale: Prindërit të tregohen të kujdesshëm
Në bankën ku ulej 10-vjeçari, tashmë është vendosur një tufë me lule të bardha, dhe mësuesja e emocionuar thotë se ajo e ka pasur nxënës që nga klasa e parë, ndërkohë që shton se ai kishte një sjellje shumë të mirë, duke nënvizuar se në shkollë është theksuar dhe folur për anët negative të rrjeteve sociale. Ajo thotë se ka komunikuar më familjarë të largët të fëmijës dhe ato janë të idesë se tentativa për të bërë një video në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në vdekjen tragjike të 10-vjeçarit.
7 Maj 2021, 10:59 -
Rama për prestigjiozen italiane 'La Stampa': Fati i Shqipërisë është në BE, pengesat vijnë nga Brukseli! E ardhmja e Ballkanit, puna dhe jo populizmi
Në një intervistë median italiane La Stampa, kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendit në BE po ecën me hapa të ngadaltë, për shkak të pengesave nga disa vende anëtare dhe kërkoi ndihmën e Italisë, për të tejkaluar këto pengesa.
7 Maj 2021, 10:48 -
Ndihmuan skafistin të arratisej, burg për 5 rojet bregdetare: Jemi të pafajshëm, shpëtuam 55 persona, shmangëm tragjedinë! Familjarët të përlotur: Shteti të merret me kriminelët
Gjykatën e Vlorës ka caktuar arrest në burg për 5 efektivët e rojes bregdetare që u akuzuan për shpërdorim detyre pasi ndihmuan të arratisej një prej skafistëve Emiljano Likaj 26-vjeç që po transportonte 55 klandestinë, kryesisht sirianë drejt Italisë më 8 janar të këtij viti. Në burg janë lënë Sejfulla Beja 23 vjeç dhe Ardit Alikaj Ardit Alikaj 34 vjeç, Bledar Bufaj 38 vjeç, Roland Çani 54 vjeç dhe Besmir Meçe 26 vjeç
7 Maj 2021, 10:19 -
Donte të divorcohej, Liljana Buzo u vra nga burri ish-polic në prani të djalit! Autori: I kisha thënë s'do ndahesh prej meje! Komshinjtë: U tmerruam, ajo kishte ikur nga shtëpia
Liljana Buzo 54-vjeçarja që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj kur është qëlluar për vdekje. Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.
7 Maj 2021, 09:33 -
98 deputetë i hapin rrugën shkarkimit të Metës, miratohet Komisioni Hetimor! Balla: Koha t'ia heqim këtë turp vendit! Murrizi: Një hajdut më pak, i dha shtetësi kriminelëve e dekorata xhelatëve
I hapet rruga për herë të dytë shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Raporti i 'Ligjeve' për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës është miratuar me votën pro të 98 deputetëve. Kuvendi miratoi gjithashtu edhe përbërjen e Komisionit Hetimor, me kryetar Alket Hysenin dhe nënkryetar Myslim Murrizin.
7 Maj 2021, 07:47 -
Çfarë do të bëjë Presidenti Biden me 6 trilionë dollarë?
Presidenti Joe Biden ishte në Lejk Çarls të Luizianës të enjten në vazhdën e përpjekjeve për të rritur mbështetjen për propozimet e tij me vlerë 2.3 trilionë dollarë të njohura si Plani për Punësim për Amerikanët, ose i njohur ndryshe si strategjia e presidentit për modernizimin e infrastrukturës.
7 Maj 2021, 07:25 -
Koronavirusi, shkon në mbi 572 mijë numri total i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: 15642 në 24 orët e fundit
Ka shkuar në 572226 numri total i vaksinimeve të kryera në vend, ku vetëm 24 orët e fundit janë kryer 5642. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Twitter: “15642 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës ShqipëriaBuzëqesh janë kryer 572226 vaksinime”.
6 Maj 2021, 20:52 -
616-vjetori i lindjes së Skënderbeut, Ambasada e SHBA publikon foton e statujës së tij në Michigan: Frymëzim për të gjithë ne
6 maji është dita e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjerj Kastriot Skënderbeut, ndërsa Ambasada e SHBA ka reaguar, duke publikuar në Instagram një foto të statujës së tij në Michigan.
6 Maj 2021, 20:05 -
Britania publikon nesër listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime, Shqipëria, 1 ndër 3 “top” destinacionet këtë verë
Plazhet e Shqipërisë do të jenë mes destinacioneve kryesore për turistët britanikë këtë verë. Kjo u bë e ditur nga eksperti britanik i turizmit, Simon Calder, një ditë para se Britania të publikojë listën e vendeve ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga 17 maji, pa nevojën e karantinës, megjithëse do të zbatohen testimet para dhe pas nisjes.
6 Maj 2021, 19:01 -
Shkodër, bënte akrobaci për një video për 'Tik Tok', vdes tragjikisht i varur 12-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Gurin e Zi në Bashkinë Shkodër, ku 12-vjeçari Naser Ymeri ka humbur jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social 'Tik Tok'.
6 Maj 2021, 17:40 -
Gjendet pas 4 ditëve në Tiranë, Lirie Manjani, bashkëshorti: E gjeta në trotuar dhe nuk më njohu, më kërkoi vetëm bukë
E humbur që prej datës 2 maj të këtij viti, nga Tirana falë emisionit ’Pa gjurmë’ në Report TV gjendet Lirie Manjani. Pa mbushur ende 24 orë nga gjetja e Sajmir Shijakut, nga një tjetër familje në Tiranë përcjellim lajmin e mirë.
6 Maj 2021, 17:34 -
Vaksinimi masiv i popullsisë kundër COVID/ Shqipëria lë pas BE-në dhe vendet e rajonit, renditet e para në dozat e kryera për 100 banorë në 7 ditët e fundit
Në të dhënat e publikuara në faqen prestigjioze të të dhënave ourworldindata.org Shqipëria është renditur i pari, krahasuar më shumë vende të fuqishme, sa i përket vaksinimit të popullsisë për 100 banorë në 7 ditët e fundit
6 Maj 2021, 17:29 -
Rama në Itali: Erdogan nuk ka asnjë influencë në Shqipëri! BE e vetmja rrugë për vendin! Reformat për brezat e ardhshëm, por të jemi të durueshëm (VIDEO)
Para Samitit Evropian mbajtur në Itali, Rama foli për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE. Me synimin për të lënë larg politikën e brendshme konfliktuale Rama tha se rruga e reformave është për të garantuar mirëqenien e brezave të ardhshëm.
6 Maj 2021, 16:36 -
Rikthimi në auditore, rektori Artan Hoxha: 2 javë konsultime për studentët para provimeve, pedagogët të kenë kujdes me penalitetet
Komiteti Teknik vendosi që studentët të kthehen auditore për të dhënë provimet e fundvitit, ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se dy javë para sezonit ata do të zhvillojnë konsultime. Hoxha gjithashtu tregon se pedagogët janë udhëzuar që të kenë kujdes me penalitete për studentët gjatë sezonit të provimeve
6 Maj 2021, 16:36 -
Videolajm, Voltana Ademi jep lajmin e mirë, Shkodra pjesë e librit të rekordeve ‘Guinness’
Shkodran shënon emrin në librin e rekordeve “Guinness”. Lajmin e ka dhënë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Votlana Ademi e cila e bëri me dije përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, të cilin e shoqëroi me videon e njeriut që e bëri të mundur ketë arritje.
6 Maj 2021, 15:19 -
Tulipani i rrallë shqiptarë mes pasurive botërore, ambientalisti Abdulla Diku: Janë vlerë e jashtëzakonshme, vetëm 250 të tilla në të gjithë botën
Në shqipëri lulëzojnë lule dhe bimë të cilat janë tepër të veçanta. Inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” shpjegoi se cilat janë lulet e veçanta dhe të rralla që nuk rriten në vende të tjera.
6 Maj 2021, 14:15
