-
SPECIALE/ Braktiset fshati i UÇK-së në Shqipëri, Cahani i shpallur ndër 100 fshatrat turistikë ka mbetur me 4 familje
Është një fshat në verilindje të Shqipërisë ku tregohen histori të vërteta trimërie, njihet për burimet natyrore gjeologjike si kromi, hekurnikeli dhe bakri. Vendbanim që nga antikiteti. Ky është fshati Cahan.
29 Shtator 2024, 08:49 -
Antony Blinken: SHBA mbështet plotësisht 'Paktin për të Ardhmen'
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi "Paktin për të Ardhmen" për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të. Tani është detyra e vështirë e bashkimi të vendeve të përçara të botës për të ecur shpejt në zbatimin e 56 veprimeve të marrëveshjes.
24 Shtator 2024, 09:46 -
Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar?
PS nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për herë të tretë, duke mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës për verifikim. Kryetarja e Kuvendit njoftoi se do t’i drejtohet nesër (pra 13 shtator) Komisionit të Venecias për mendim.
13 Shtator 2024, 01:34 -
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
Me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare PS ndezi sot motorët për zgjedhjet parlamentare 2025. Kryeministri qartësoi se në listën e sigurtë do të jenë deputetwt vetwm me njw mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së. Gjiknuri pa qark, caktohet sekretar Organizativ për zgjedhjet. Bushati, Beqaj, Xhaçka, Kodheli e Subashi ikin nga kryesia.
8 Shtator 2024, 07:02 -
U zhvatën gjermanëve 6.1 mln € me Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj! Pjesë e grupit të biznesmenit Amant Josifi
Një tjetër anëtar i grupit të biznesmenit të njohur të Call Centerave në hetim nga autoritetet spanjolle për zhvatjen e miliarda eurove përmes mashtrimit është arrestuar në Dubai. Erlind Cekaj është në gjykim nga GJKKO si personi pas platformave mashtruese të kompanisë së IT “PumaTS/SMCompany” të lidhur me kompaninë “Milton Group”. Sipas SPAK vetëm gjermanëve bavarezë grupi ka arritur tu zhvasë 6.1 mln euro.
21 Gusht 2024, 10:20 -
Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi
Gruri i importuar nga Rusia e Ukraina po mbush tregjet shqiptare, ndërkohë që mundi i fermerëve vendas po shkon dëm. Sipas përllogaritjeve importi i grurit po bëhet me çmim shumë herë më të lartë sesa çmimi me të cilin fermerët vendas po e shesin drithin. Autoriteti i konkurrencës nuk nisi hetim për këtë treg, ndërsa për Report TV thotë se kompanitë po importojnë sepse pretendojnë se gruri rus ka më shumë cilësi.
14 Gusht 2024, 15:33 -
Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime
Prodhimet e fermerëve shqiptarë kanë mbetur stok, ose hidhen nëpër kanale apo shiten nën kosto. Ndërsa importi është fuqizuar duke dominuar nëpër markete. Referuar shifrave në gjashtë muaj vendi ka blerë nga jashtë 597 mijë tonë ushqime, ose trefish më shumë sesa ka eksportuar
10 Gusht 2024, 19:05 -
Mashtruan evropianët përmes ‘Call Center’, SPAK çon për gjykim 2 të pandehur: U zhvatën italianëve 3 mln euro! Me paratë e fituara, blenë pasuri të paluajtshme
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Juel Micin dhe mendim Domin, të akuzuar se përmes Call Center kanë mashtruar evropianët duke u zhvatur shuma të mëdha parash.Sipas SPAK dëmi i shkaktuar nga mashtrimi arrin në 3 mln euro, por ka dhe shumë raste të pakallëzuara
27 Korrik 2024, 14:39 -
Prodhimi i bujkut stok, importi i drithërave rekord, në 6 muaj blemë 143 mijë ton! Braçe: AKU kujdes, po importojmë nga Rusia
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar të merren masa ndaj kompanive që importojnë drithëra nga Rusia, dhe të verifikohet cilësia e mallrave. Sipas tij është absurde që në pikun e korrjes së drithërave në vend, po kulmon importi nga jashtë. Sipas të dhënave të INSTAT në gjashtë muaj është blerë nga jashtë 143 mijë tonë drithëra.
26 Korrik 2024, 18:22 -
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final” për skemën mashtruese me kreditë që zhvatën qytetarët. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, kanë krijuar një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro
19 Korrik 2024, 12:03 -
Francë/ Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit Attal
Mes paqartësish për rrugën drejt një qeverie të re në Francë, presidenti Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal. Ai do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re, por me kompetenca të kufizuara
16 Korrik 2024, 20:03 -
Inceneratori i Tiranës/ 8 urdhërarreste, asnjë i ekzekutuar! Mbështetësi i Ahmetajt me të tjerët pastruan 20 mln euro! SPAK: Zoto e Mërtiri ‘kokat’ e grupit kriminal
Rreth 20 milionë euro janë pastruar nga grupi kriminal përmesë aferës në inceneratorin e Tiranës, ndërsa 8 urdhër arrestet e njoftuara pak ditë më para nga SPAK, nuk janë ekzekutuar. Në njoftimin zyrtare, SPAK thotë se në krye të këtij grupi të strukturuar qëndrojnë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”.
16 Korrik 2024, 13:05 -
SPAK firmosi urdhërarrest, Dashamir Ymeraj pronari i një prej kompanive që kryen evazion fiskal miliona euro me Klodian Zoton! Përdorën firmën e të vdekurës
Një nga personat për të cilën SPAK ka firmposur urdhërarrest është dhe Dashamir Ymeraj rezulton i përfshirë në skemën e evazionit fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.
13 Korrik 2024, 12:53 -
Francë/ Të majtët mundin ekstremin e djathtë! Triumfon Mèlenchon, Macron i dyti, Le Pen zbret e treta! Kuvendi pa shumicë
Humbja sensacionale për Marine Le Pen në balotazh: as këtë herë - madje as me shumicën relative të preferencave në raundin e parë - ajo nuk ishte në gjendje të sillte partinë e saj, Tubimi Kombëtar, në qeveri. Është një triumf i Frontit të Ri Popullor të së majtës, i cili do të krijojë shumë probleme në gjetjen e shumicës qeverisëse. Macron u ngrit sërish. Këto janë verdiktet e votës franceze sipas të dhënave përfundimtare.
8 Korrik 2024, 07:33 -
Policia bën bilancin për qershorin/ 378 persona në pranga, u sekuestrua 52 mln euro pasuri! 93 operacioni anti-drogë
93 operacione ka realizuar policia gjatë Qershoirt, dhe 378 persona për vepra të ndryshme penale, u arrestuan. Në raportin për punën e bërë, midis të tjerash, përmenden asgjësimi i mbi 88 mijë rrënjëve kanabis, 1.3 kg kokaine, sekuestrimin e 52 milion eurove që dyshohet të kenë burim krimin.
4 Korrik 2024, 10:33 -
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Beqajt, zbardh skemën e abuzimit! U bënë 2 tendera për të njëtin konferencë për turizmin, vlera 500 mijë euro! Abuzime dhe me 8 tendera
SPAK zbardh skemën e abuzimit me fondet e BE-së nga SASPAC për të cilën sot i janë vënë prangat ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, 2 po hetohen në arrest shtëpie ndërsa 2 në detyrim me paraqitje. Për një konferencë për të ardhmen e Turizmit u realizuan 2 tendera fiktivë
4 Korrik 2024, 10:06 -
Abuzime me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e bashkëpunëtori i tij Kurtulaj! Në total u firmosën 7 urdhërarreste (EMRAT)
Me vendim gjykate është ushtruar kontroll në banesat dhe zyrat e ish ministrit të Shëndetësisë dhe 6 të tjerëve në hetim si të përfshirë në skemën e përfitimit të fondeve të BE në SASPAC. GJKKO firmosi 7 urdherarreste nga këta 6 janë ekzekutuar.
4 Korrik 2024, 09:08