-
Halimi: S'mora dy rroga
Ministri i drejtësisë, Eduard Halimi deklaron se nuk ka marrë rrogë të dytë nga shteti shqiptar, pasi sipas tij më 4 shtator të vitit 2009 ka hequr dorë nga puna si Avokat i Shtetit. Por, ekspertët e hartimit të Kushtetutës, konfirmojnë se që nga data 2 gusht i vitit 2009, kur KQZ shpalli rezultatin e zgjedhjeve, ministri Halimi ka qenë deputet i Kuvendit, duke rrëzuar kësisoj pretendimet e tij. Katër zv.ministra kandiduan për deputetë pa dhënë dorëheqjen Dy standardet, Kushtetuesja i hoqi mandatin deputetit të PS Ilir Beqja SONDAZH - Gjykoni se ministri duhet të japë dorëheqjen?
Ekspertët e përgënjeshtrojnë
11 Prill 2012, 16:51 -
Doganat: Amnistia mbaron
Duke filluar nga data 1 prill, strukturat e zbatimit të ligjit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave do të zbatojnë masat e parashikuara në legjislacionin doganor për rikuperimin me forcë të borxhit doganor, si pezullimin e aktivitetit ekonomik, sekuestrimin e vlerave monetare, të llogarive bankare, të mallrave, të pasurive të patundshme dhe të tundshme që i përkasin debitorit ose një pale të tretë garantuese.
nga 1 prilli sanksione
7 Mars 2012, 14:52 -
Tiranë, ja lista e 82 vajzave
Gjatë testimit me shkrim për police në Tiranë morën pjesë 475 kandidate femra, të cilat kanë aplikuar gjatë fushatës së posaçme të hapur për rekrutimin vetëmtë kandidateve femra, me synim rritjen e numrit të punonjëseve femra në rradhët e Policisë së Shtetit. Në përfundim të testimit me shkrim u shpallën fituese 82 prej tyre, të cilat grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit
që bëhen police në kryeqytet
10 Dhjetor 2011, 17:23 -
Azilkërkuesit në BE, hetim
Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar me qendër në Tiranë, Gjin Marku dhe Pashko Tom Popaj me detyrë anëtar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër akuzohen se duke shfrytëzuar pozicionin në shoqata kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm, që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azilin. “Bileta shqiptare” për në Tokën e Premtuar belge Sequi: Eshte rritur numri i azilkërkuesve shqiptarë
kreut të Pajtimit të Gjaqeve
2 Dhjetor 2011, 13:38 -
Spanjë, fiton Partia Popullore
Partia Popullore e Mariano Rajoy ka fituar shumicën absolute në parlament, duke e përfunduar epokën e qeverisjes së Partisë Socialiste. Mariano Rahoj, që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Spanjës deklaroi se nuk duhet të priten “mrekulli”, kur qeveria e tij e re të përpiqet ta largoj Spanjën nga kriza e ashpër ekonomike.
Rajoy: Mos prisni mrekulli
21 Nëntor 2011, 09:38