-
-
-
-
Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 mallra, shërbime ose aktivitete që konsiderohen të nevojshme për një standard jetese të përshtatshëm. Mesatarja e BE-së ishte rreth 6.3% në vitin 2024, rreth pesë herë më e ulët se niveli i regjistruar në Shqipëri.
5 Qershor, 09:49 -
Durrës/ Rrëzohet kodra e Currilave, dherat bien mbi pallat! Dëmtohet muri në katin e parë, 25 familje mbeten jashtë banesave (VIDEO)
Një masiv i madh dherash është shkëputur nga kodra e Currilave në Durrës, duke rënë mbi një pallat. Është shembur muri anësor i katit të parë të godinës, janë shkaktuar dëme në një biznes. Banorët e pallatit janë larguar nga banesat. Kjo është një problematikë e vjetër, thanë ata, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga shteti.
5 Qershor, 09:47 -
Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Jetmir Pepës e bosit të ‘Cincos’ (EMRAT)
Në mesin e personave që janë ekstraduar sot është dhe biznesemeni me 3 emra Devit Patrut alias Elidon Skëndaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, i shpallur në kërkim nga SPAK si anëtar i grupit të bosit të ‘Cincos’ Ermir Ndreaj, që mbushën Evropën me kokainë.
5 Qershor, 09:33 -
Vrasja e policit në Maliq/ Violand Braçellari ishte kallëzuar një ditë para ngjarjes nga një çoban, e kishte kërcënuar me vdekje! Sekuestrohen armë e dronë në stan
Autorit të dyshuar të vrasjes së një efektivi policie dhe plagosjes së një tjetri, Violand Braçellari, iu gjetën disa armë në stan pas ngjarjes së rëndë. Policia organizoi operacionin për kapjen pas denoncimit të çobanit të tij. Nga vlerësimi paraprak, AMP nuk gjeti shkelje procedurash nga Policia e Korçës.
5 Qershor, 08:42 -
U vra në krye të detyrës, kolegë e familjarë i japin lamtumirën mes lotësh policit Mekolli! Xhaxhai: E dërguan në operacion pa asnjë mbrojtje! Dyshime se s'kishin antiplumb
Mes dhimbjes u përcoll në banesën e fundit, efektivi i policisë Enea Mekolli që u vra në krye të detyrës. Tejet të zemëruar familjarët i kërkuan llogari Presidentit Begaj, duke i thënë se ‘e keni lënë vendin në duart e kriminelëve’. Ata dolën kundër drejtorit te policise, duke deklaruar se në operacion ishin 6 efektivë, jo 40.
5 Qershor, 08:32 -
Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, humb jetën 20-vjeçari! Plagosen tre të tjerë, makina përfundon e kthyer përmbys (EMRI + FOTO)
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Njëri prej mjeteve, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes. Ndërkohë, automjeti tjetër, një 'Audi' ka pësuar dëmtime të shumta materiale.
5 Qershor, 08:24 -
‘Bread & Heart’/ Rama ndan pamjet nga festivali: Tirana mikpriti yje të arkitekturës botërore e vendase për të 2-in vit radhazi
Rama vlerësoi rolin e zhvilluesve dhe investitorëve në afrimin e emrave më të rëndësishëm të arkitekturës ndërkombëtare në vend, duke nënvizuar rëndësinë e harmonizimit të zhvillimit urban me natyrën dhe hapësirat publike.
5 Qershor, 08:16 -
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton 9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe sanksione të reja ndaj Rusisë, goditje për Trumpin
Dhoma votoi me 226 vota pro dhe 195 kundër për Aktin e Mbështetjes së Ukrainës, i cili kishte mbetur për muaj të tërë pa u shqyrtuar. Një grup i vogël republikanësh iu bashkua demokratëve për të nënshkruar një peticion procedural që detyroi kalimin e projektligjit për votim.
5 Qershor, 07:42 -
-
Senati amerikan miraton kandidaturën e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri! Miratohet me 19 vota pro dhe 3 kundër
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka miratuar me 19 vota pro dhe 3 kundër kandidaturën e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, duke e çuar një hap larg konfirmimit përfundimtar në Senat.
4 Qershor, 23:26 -
‘Zvërneci’/ Ministrja Ismailaj për Report Tv: Ku ishin ambientalistët në 2012 kur peshku gjuhej me dinamit dhe s’kishte asnjë flamingo?
Ministrja Erjona Ismailaj, e cila është një vajzë nga Vlora, ka deklaruar se as nuk mund të mendohet që investimi në Zvërnec do të sillte shkatërrim të florës e faunës. Sipas ministres, mijëra vende pune do të hapen dhe do të krijohen mundësi të shumta për të rinjtë, nga investimi që pritet të realizohet në Zvërnec të Vlorës.
4 Qershor, 22:24 -
Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
Marrëveshja për pranimin e fajësisë vjen muaj pasi ai u akuzua nga prokurorët në Maryland për dyshimin se mbante shënime ditari nga mandati i parë i Trump në Shtëpinë e Bardhë në shtëpinë e tij.
4 Qershor, 21:27 -
Pr.ligji/ Fund profesionit pa rregulla, agronomët me Urdhër! Ministria: Mungesa e ligjit ka cenuar sigurinë ushqimore
Në relacion thuhet se mungesa e këtij urdhri ka sjellë pasoja serioze në disa aspekte nga siguria ushqimore, tek humbjet ekonomike e deri mungesë ndëshkimi kur agronomi nuk jep këshillat e duhura.
4 Qershor, 21:16 -
‘Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash’, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin sportiv të Milanit
Ish-futbollisti i Kombëatares Igli Tare është vënë nën hetim nga SPAK në kuadër të dosjes “Balluku”. Pas këtyre lajmeve mediat italiane shkruajnë se ish-drejtori sportive i Milanit po përballet me kohë të vështira.
4 Qershor, 20:27 -
-
Franca dhe Gjermania me plan të ri për zgjerimin e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë privilegje para anëtarësimit
Parisi dhe Berlini propozojnë që vendet kandidate të kenë akses gradual në përfitimet e Bashkimit Europian, ndërsa pakënaqësitë në Ballkanin Perëndimor po rriten për shkak të ritmit të ngadaltë të negociatave.
4 Qershor, 19:15 -
Rama nga ‘Porto Montenegro’: Investimi që ndryshoi Malin e Zi u bë nga një investitor që iu mbyll dera në Shqipëri! Ta harrojnë ata që s’na duan se na kalon sërish topi huq
Teksa në Tiranë qindra protestues janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në Zvërnec të Vlorës, kryeministri Rama është përgjigjur me një video nga hotel ‘Porto Montenegro’ në Malin e Zi, që sipas kryeministrit është një histori suksesi për këtë shtet.
4 Qershor, 19:08 -
Zvërnec/ Sipërfaqe prej 251 hektarësh, kufijtë dhe shtrirja e zonës ku parashikohet ndërtimi i resortit (VIDEO)
Sipërfaqja prej 251 hektarësh ku parashikohet në ngrihet resorti turistik në Zvërnec, shtrihet në një brez pyjor, që ndan Adriatikun me lagunën e Nartës, në gjatësinë e të cilit, gjenden tre plazhe. Përmes kronikës në vijim, Report TV sjellë për herë të parë një shpjegim për kufijtë e saktë dhe çfarë po ndodh aktualisht në zonën e cila prej ditësh po ushqen një debat të fortë në vend
4 Qershor, 19:06