-
-
Klodian Braho në krye të SPAK për mandat 3-vjeçar, do zëvendësojë Dumanin! KLP e voton me 7 vota, Xholi 3, Gokaj 1, Musabelliu asnjë
Me një rezultat të thellë Klodian Braho u zgjodh si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Procesi 6 orësh ku 4 kandidatët shpalosën platformat e tyre, u ndoq nga afër nga ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë. Krye-prioritet të punës 3-vjeçare, Braho shpalli anti-korrupsionin.
11 Dhjetor 2025, 07:05 -
Champions League/ Arsenali pa rivalë, kryeson me pikë të plota! Man. City përmbys Real Madridin dhe ‘shkarkon’ Alonson, tri pikë për Juven! Humbet Napoli, ndalet PSG
Raundi i gjashtë i fazës së ligës në Champions League zhvilloi këtë të mërkurë nëntë ndeshjet e mbetura. Arsenali mban kreun me 18 pikë të plota.
10 Dhjetor 2025, 22:55 -
'Ja oferta e SHBA-së për Rusinë', pikat e planit për Ukrainën të paraqitur në Kremlin, që Putini e konsideron 'të plogësht' (dhe që për SHBA-të do të përbënte një shkëputje historike)
Nga këndvështrimi i administratës Trump, për Kievin, dorëzimi i asaj që ka mbetur nga Donbasi (rreth pesë mijë kilometra katrorë në Donetsk) teorikisht nuk duhet të jetë shumë i dhimbshëm. Mendohet se në atë pjesë territori nuk kanë mbetur më shumë se 100 mijë banorë, të cilët, sipas Shtëpisë së Bardhë, mund të “sakrifikohen” nga qeveria e Kievit dhe t’i dorëzohen Rusisë në këmbim të ngrirjes së konfliktit.
10 Dhjetor 2025, 22:09 -
-
-
Për të hyrë në SHBA turistët do duhet të zbulojnë pesë vitet e fundit të historisë së tij në mediat sociale
Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, aplikantët për hyrje në Shtetet e Bashkuara në kuadër të Programit të Heqjes së Vizave do të duhet të shtojnë mediat sociale si një "element të kërkuar të të dhënave". Deri më tani, ky regjistrim ka qenë opsional.
10 Dhjetor 2025, 20:12 -
Koçiu nga Brukseli: Shqipëria model për menaxhimin e migracionit dhe bashkëpunimin me BE-në
Koçiu bashkëkryesoi seksionin “Alternativat ndaj migracionit të paligjshëm, fokus tek rrugët e sigurta dhe ligjore dhe riintegrimi i qëndrueshëm”, së bashku me Zëvendëspresidenten e Komisionit Europian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen.
10 Dhjetor 2025, 20:08 -
-
Veton Surroi: Kthesa shekullore e politikës amerikane
Nëse Serbia do ta bënte këtë hap, Rusia do të humbiste njërën prej shtyllave të ndikimit ndaj këtij vendi, gjë që supozohej do t’i lejonte që të shkëputet prej pikave të tjera të ndikimit në sferë të sigurisë dhe politikës së jashtme.
10 Dhjetor 2025, 18:28 -
Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka certifikuar të mërkurën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vetëm një javë pasi dështoi t'ia ndalonte pjesëmarrjen në këto zgjedhje partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
10 Dhjetor 2025, 17:56 -
Akuzohet për pengim të drejtësisë në gjyqin kundër Thaçit, Gjykata Speciale liron me kusht Isni Kilajn
Kilaj - së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun – akuzohen për pengim të drejtësisë në gjyqin për krime lufte kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
10 Dhjetor 2025, 17:50 -
-
-
Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, Binaj: Do të sqarojmë procedurat e paqes fiskale
Drejtori i tatimeve foli edhe për kontrollet që do të ushtrohen në sektorin e ndërtimit, që do të shtrihen edhe përgjatë vitit 2026. Këtij sektori do t’i lihen 30 ditë kohë për të reflektuar pas publikimit të listës së pagave.
10 Dhjetor 2025, 16:54 -
2 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve (VIDEO)
Po ashtu, 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë, si edhe 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
10 Dhjetor 2025, 16:53 -
Kuvendi rihap garën për vendin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese, opozita kundër: Po bëni ‘pirueta’ për të kapur GJK
Kuvendi pret deri në fund të muajit që të gjithë juristët që aspirojnë të bëhen gjyqtarë kushtetuese, të aplikojnë për karrigen e fundit të ngelur bosh në këtë Gjykatë, atë të Elsa Toskës, dorëhequr nga detyra shtatorin e vitit 2024.
10 Dhjetor 2025, 16:43 -
-
-
Eduard Zaloshnja: Kur ndodhi dallga më e madhe e emigracionit në 35 vjetët e fundit?
Nga 3.21 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 1989-ës, vetëm 1% banonin jashtë Shqipërisë; nga 4.7 milionë shtetas të regjistruar sot në Gjendjen Civile, rreth 50% banojnë jashtë Shqipërisë.
10 Dhjetor 2025, 16:12 -
DOSJA/ Në tender për t’u shembur pallati që ‘nuk ekzistonte”, si falsifikuan dokumentet 5 zyrtarët e bashkisë Tiranë dhe 3 firmat e ndërtimit
Një pallat i prishur në Kombinat janarin e 2020-s me mjetet dhe shpenzimet e Bashkisë Tiranë, u rifut në një tender bashkë me 14 ndërtesa të tjera që duheshin rrafshuar si të dëmtuara nga tërmeti. Prokuroria e Tiranës, dosjen e të cilës Shqiptarja.com ka siguria, thotë se pallati nr. 140 nuk ishte i vetmi, që dyshohet se u pagua për t'u shembur edhe pse ishte i rrafshuar, por edhe 5 ndërtesa të tjera. Për këtë për 5 zyrtarë të Bashkisë janë vendosur masa sigurie si dhe nën akuzë janë edhe 3 përfaqësues firmash private.
10 Dhjetor 2025, 16:11