-
1.4 mld euro në vit, shtetet prej nga emigrantët dërgojnë më shumë para, surprizë Anglia, Gjermania, SHBA
Italia vijon të kryesojë fronin, me emigrantët që kanë dërguar 370 milionë euro në 2024-n. Në vend të dytë është ngjitur Mbretëria e Bashkuar, nga e cila janë dërguar 243 milionë euro në 2024-n. Në vend të tretë renditet Gjermania dhe në të katërtin, Greqia.
26 Janar, 08:03 -
Sulm me armë në një fushë futbolli në Meksikë, 11 të vdekur! Mes 12 të plagosurve edhe një fëmijë
Persona të armatosur hapën zjarr në një fushë futbolli në Salamanca të dielën duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12 të tjerë. Dhjetë persona vdiqën në vendngjarje dhe një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital.
26 Janar, 07:55 -
Zv.ministri i Jashtëm rus: Putin i ka bërë ftesë Trump-it për të vizituar Moskën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një ftesë për të vizituar Rusinë gjatë takimit në Alaskë me udhëheqësin rus Vladimir Putin në gusht, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov, në një intervistë për TASS.
25 Janar, 22:53 -
-
Protesta e PD/ Murrizi: Nuk rrëzohet qeveria me fishekzjarre, Rama u votua nga deputetët e opozitës për të përfaqësuar vendin në 'Bordin e Paqes'
Murrizi thekson se pretendimi për rrëzimin e qeverisë brenda datave 24–25 bie poshtë nga vetë zhvillimet politike, pasi kryeministri Edi Rama mbetet në detyrë dhe madje është votuar më 22 edhe nga disa deputetë të opozitës për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes.
25 Janar, 21:58 -
Braçe krahason protestën e PD me kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998: 28 vite me zjarr, po e njëjta ndërtesë dhe i njëjti qëllim
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është po e njëjta ndërtesë ku janë zhvilluar të dyja ngjarjet dhe i njëjti qëllim për pushtet.
25 Janar, 21:12 -
Ylli Pata: Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?
Në Europë, ka mjaft shembujsh të organizmave sindikalë apo shoqërorë që kanë pasur efekte politike në zgjedhjet e radhës. “Jelekët e verdhë” që terrorizuan Parisin, nuk ishin gjë tjetër veçse katalizatorë të rritjes së majtës ekstreme në Francë, e cila tashmë është një forcë determinante e vendit, etj etj.
25 Janar, 20:39 -
'Nuk do të doje të jetoje brenda kokës së tij': Dilema e diplomatëve në epokën e presidentit Donald Trump!
Kjo analizë e Patrick Wintour për gazetën The Guardian thotë se stili i paparashikueshëm, i rrëmujshëm dhe i mbingarkuar me fjalë i presidentit Donald Trump e ka kthyer punën e diplomatëve në një proces lodhës interpretimi të vazhdueshëm, ku çdo dalje publike mund të fshehë vendime me pasoja globale.
25 Janar, 19:36 -
Të ardhurat për frymë këtë vit shkojnë në 11.899 euro! Prodhimi kombëtar do arrijë 27.8 mld €, rritet me 1.4 mld €
Prodhimi Kombëtar i Shqipërisë pritet të arrijë në 27.8 miliardë euro gjatë këtij viti, duke u rritur me gati 1.4 miliardë euro në raport me vitin 2025. Në kuadrin makroekonomik 2027-2029 thuhet se ky trevjeçar do të shoqërohet me rritje të ardhurave për frymë dhe ulje të borxhit publik.
25 Janar, 19:30 -
Alban Daci: Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!
Alban Daci thotë se lidershipi aktual i PD-së erdhi në 2021 me premtimin se do ta sillte partinë në pushtet, por pas pesë vitesh dështimi dhe mungese perspektive, demokratët po mbahen në një pritje pa fund, ndërsa sakrifikojnë pa marrë asnjë përgjigje apo rezultat.
25 Janar, 19:23 -
Paradoksi i politikës së Donald Trump në Minneapolis: 2 amerikanë të vrarë në “gjuetinë” ndaj emigrantëve të paligjshëm!
Një operacion masiv kundër emigracionit të paligjshëm në Minneapolis, i ndërmarrë në kuadër të politikave të ashpra të president Donald Trump, ka përfunduar me vrasjen e dy qytetarëve amerikanë, duke nxitur reagime të forta dhe akuza për mënyrën e zbatimit të aksionit.
25 Janar, 18:55 -
Rritet çmimi i cigareve, konsumi mbetet i pandryshuar! Mjekja Qirjako: Efektet tek të rinjtë nuk shfaqen menjëherë
Çmimet e cigareve po pësojnë një tjetër rritje edhe këtë vit, duke u luhatur nga 10 deri 30 lekë më shumë për një paketë. Rritja e taksave mbi produktet e duhanit shihet si një mënyrë, për të ulur interesin e duhapirësve për shkak të kostove. Por në Shqipëri faktet tregojnë se konsumi në vend ka ardhur duke u rritur ndër vite.
25 Janar, 18:34 -
Protesta e dhunshme e PD-së, reagon Braçe: Molotovi është armë vdekjeprurëse, të reflektohet në Kodin Penal!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar të dielën pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike që u mbajt një ditë më parë në kryeqytet, duke e cilësuar përdorimin e bombave molotov si “armë vdekjeprurëse” dhe duke kërkuar që Kodi Penal të trajtojë qartë pasojat që shkaktojnë ato.
25 Janar, 18:04 -
Ministrja e Brendshme britanike njofton krijimin e FBI-së britanike: Reforma më e madhe në polici
FBI-ja britanike d o të bashkojë punën e agjencive ekzistuese, siç është Agjencia Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe njësive rajonale të krimit të organizuar, nën të njëjtën organizatë, duke blerë teknologji të re.
25 Janar, 17:46 -
Premier League/ Man. United përmbys 2-3 Arsenalin, rihap garën për titullin kampion në Premier League! Chelsea likuidon me tre gola Crystal Palace, tri pikë për Aston Villan e Nottingham
Pas raundit të 23-të, Arsenali prin tabelën me 50 pikë, katër më shumë se Man. City dhe Aston Villa. Pas tyre Man. United me 38 pikë.
25 Janar, 17:37 -
Përkujtohet 1 vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh
Në këtë ditë përkujtimore morën pjesë krerë të komuniteteve fetare, ambasadorë, përfaqësues të lartë të Këshillit Botëror të Kishave, të Komunitetit të Sant’Egidios, të Qendrës së Krishterë Misionare në Amerikë, si dhe besimtarë të shumtë.
25 Janar, 17:26 -
-
-
Arben Dervishi: Protestë me 'Nerv Artificial', pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën
Kur retë e molotovit u shpërndanë mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ajo që mbeti nuk ishte frika e pushtetit, por qeshja e tij. Kjo nuk ishte protestë. Ishte simulim i zemërimit. Një inskenim i varfër politik, ku flaka përdoret për të fshehur zbrazëtinë dhe zhurma për të mbuluar mungesën e besimit.
25 Janar, 16:34 -
Blerja e shtëpisë në 2026-ën/ Bankat ‘dorështrënguara’, rrisin kërkesën për kolateral! Janar-nëntor 2025 u morën 590 mln € kredi për blerje banese
Bankat po u kërkojnë më shumë kolateral qytetarëve që kërkojnë të marrin kredi për blerje banese. Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se huaja për blerje shtëpie do të jetë e vështirë edhe për vitin 2026 për shkak edhe të kufizimeve që ka caktuar banka prej korrikut të vitit të kaluar.
25 Janar, 16:21 -