-
‘Protesta e PD me skenar, caktohet kush do hedhë molotovë’, Mentor Kikia: Opozita e përçarë? Partitë e vogla nuk bashkëpunojnë me Berishën
Analisti Mentor Kikia thotë se protesta e PD më 24 janar ishte me skenar dhe se këtë radhë ishte rritur doza e agrisivitetit. Kikia shtoi se Sali Berisha ka vite që bën deklarata për rrëzimin e Edi Ramës, por është ende në opozitë.
26 Janar, 13:56 -
Sherri familjar që po prodhon para! 20 vite pas debutimit muzikor, Victoria Beckham rikthehet në majat e klasifikimeve
Më shumë se 20 vjet pas debutimit solo, Victoria Beckham është rikthyer në krye të klasifikimeve me këngën “Not Such an Innocent Girl”, në mes të një konflikti të fortë familjar me djalin e saj Brooklyn. Përplasja ka rritur vëmendjen mediatike dhe interesin për këngët e saj. Kriza familjare është shndërruar në një fenomen tregtar, ku nostalgjia dhe kureshtja kanë luajtur rol kyç.
26 Janar, 13:55 -
-
VIDEO/ Hap pas hapi, si SPAK shkatërroi grupin e mashtruesve përmes Call Center në Tiranë! Frika për operacionin: Aty është ambasada izraelite
Emisioni "Le Iene" ka publikuar pamjet nga operacioni i SPAK për goditjen e Call Centerit mashtrues që operonte në kullat luksoze të Tiranës. Ishte agjenti i infiltruar italian, i cili ka filmuar të gjithë veprimtarinë e rrjetit mashtrues.
26 Janar, 13:26 -
12 vite pas aksidentit në alpet franceze, Michael Schumacher ngrihet nga shtrati! Kampioni i Formula 1 komunikon me sy
12 vite pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi teksa skijonte në alpet franceze, kampioni i madh i Formula 1 Michael Schumacher, nuk e ka më të nevojshme të qëndrojë në shtrat.
26 Janar, 12:52 -
-
‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
Në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Report Tv mëson se bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet.
26 Janar, 12:48 -
-
Strategji e re për mbrojtjen, Vengu: Rritje pagash dhe personeli ushtarak, këtë vit nis prodhimi i municioneve
Brenda muajit shkurt, në Shqipëri do të nisë prodhimi i dronëve. Kontrata e bashkëpunimit me një kompani izraelite është një nga 6 të tilla të firmosura nga ndërmarrja ushtarake Kayo, me partnerë privat, vendas e të huaj. Bëhet fjalë për prodhime që shkojnë nga armatimt te uniformat apo mjetet e blinduara.
26 Janar, 12:21 -
Izraeli do të hapë kufirin me Gazën, përfundojnë kërkimet për trupin e fundit të pengut izraelit
Kalimi i Rafahut ka qenë i mbyllur që nga maji i vitit 2024. Ai ishte parashikuar të rihapej gjatë fazës së parë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili nisi në tetor. SHBA dhe ndërmjetës të tjerë vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi të dyja palët për avancimin e planit të paqes të presidentit Trump.
26 Janar, 12:18 -
Nga uniforma te mandati: brenda botës sekrete të agjentëve federalë që ndezën protestat në SHBA
Incidentet e fundit në Minneapolis, ku protestat kundër agjentëve federalë të imigracionit u përshkallëzuan pas vdekjes së Alex Prettit, kanë rikthyer sërish vëmendjen ndaj ICE agjencisë kryesore amerikane që zbaton ligjet e emigracionit në territorin e SHBA-së.
26 Janar, 12:11 -
Tetë kompani shqiptare marrin pjesë në panairin Gulfood 2026 në Dubai
Pjesëmarrja e kompanive shqiptare bëhet e mundur falë mbështetjes së International Trade Centre (ITC) dhe Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO), në kuadër të përpjekjeve për të nxitur eksportet, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të mbështetur ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare.
26 Janar, 12:06 -
-
Zelensky: Marrëveshja për garancitë e sigurisë me SHBA-në është gati për t'u nënshkruar
Volodymyr Zelensky tha se Kievi ishte gati ta dërgonte marrëveshjen në Kongresin e SHBA-së dhe parlamentin ukrainas për ratifikim. Udhëheqësi ukrainas theksoi gjithashtu përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, duke e quajtur atë një “garanci sigurie ekonomike”.
26 Janar, 11:48 -
-
Nëndeklarimi/ Rreth 118 mijë punonjësve në ndërtim iu rritën pagat pas aksionit antiinformalitet! Malaj: Rivlerësimi i pronave nis në shkurt
Sektori i ndërtimit dhe agjencitë imobiliare do të jenë në fokus të administratës tatimore deri më 23 maj të këtij viti. kontrollet do të fokusohen kryesisht tek nëndeklarimi i pagave, burimi i të ardhurave në ndërtim si dhe tek çmimet e deklaruara të shitjes së pronave.
26 Janar, 10:54 -
-
Vrau dhe dogji të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Ilirjan Selmanin
Sipas hetimeve, Kozeta Teço u vra me thikat që u gjendën në një qese në tualetin e banesës së saj. Në xhepin e pasëm të pantallonave të Ilirjan Selmanit, është konstatuar gjaku i viktimës. Në përfundim të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, u arrit në konkluzionin se shkaku i vdekjes së 52-vjeçares ka qënë si pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik.
26 Janar, 09:59 -
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë, arrestohet në Dubai aleati i grupit të Rrajave! Ishte në kërkim nga SPAK (EMRI)
Bujar Sefa ishte në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit të Rrajave që u godit në dhjetor 2020 pasi dyshohet se kishin trafikuar të paktën 2.4 tonë marjuanë e kokainë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian.
26 Janar, 09:48 -
Vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos! Marrin 'kthesë' hetimet, autor dyshohet një 44-vjeçar shqiptar
Sipas mediave greke, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që vrasësi të jetë dikush tjetër. Tashmë dyshohet se autori i vrasjes është një tjetër i dënuar 44-vjeçar shqiptar, i cili sapo ishte transferuar në burgun e Koridallos dhe ndodhej në qelinë ngjitur me atë të Aliajt.
26 Janar, 09:40 -
Kreu 11 grabitje, 7 prej tyre duke përdorur pistoletë lodër, pranga 30-vjeçarit në Tiranë! Dogji dhe një automjet e kanosi ish-vjehrrën (EMRI)
Emiljan Nikolli ka kryer vjedhje në një karburant, në një market, si dha ka grabitur 4 taksistë, ku ka përdorur një pistoletë lodër. Ai ka vjedhur edhe në katër raste, në markete e banesa.
26 Janar, 09:12