-
OKB: Dy të tretat e popullsisë së Sudanit Jugor rrezikohen nga uria në 2023
Të enjten, agjencitë e Kombeve të Bashkuara deklaruan se deri në 7.8 milionë njerëz në Sudanin e Jugut, mund të përballen me mungesa të rënda ushqimore gjatë sezonit të varfër të vitit të ardhshëm prill-korrik për shkak të përmbytjeve, thatësirës dhe konfliktit.
3 Nëntor 2022, 21:19 -
Report Tv pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë që dyshohet se i përket Renato Hamzës, ekspertiza pritet të zbulojë fatin e të riut
Më datë 25 prill 2015, pak muaj pas zhdukjes së këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, e cila i përket një personi ende të paidentifikuar.
3 Nëntor 2022, 20:52 -
Turqi/ 20 vite që nga ardhja e Erdoganit në pushtet
20 vite më parë erdhi në pushtet Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e themeluar nga presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Filloi si një lëvizje konservatore pluraliste dhe u shndërrua në një parti autoritare. Ndërsa këtë vit, Erdogan njoftoi se do të kandidojë për presidencën edhe në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara të mbahen në pranverën e vitit 2023.
3 Nëntor 2022, 20:18 -
Deklaratat e forta të eurodeputetit francez ku cilësoi UÇK-në si organizatë terroriste, Balla: Janë fyese dhe diskriminuese! Do i kërkojmë zyrtarisht PE-së të marrë masa
Kreu i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Evropian, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetit francez Nicolas Bay pasi konsideroi UÇK-në si një organizatë terroriste dhe se serbët mbrojtën territorin nga terroristët shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
3 Nëntor 2022, 19:50 -
Ana Brnabić: BE-ja po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, shprehu pakënaqësi që Bashkimi Evropian, siç tha ajo, toleron veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe nuk e detyron atë që të zbatojë marrëveshjet e Brukselit, që janë arritur vite më parë. Brnabić tha se ka pasur një bisedë me Josep Borrell, dhe Mirosllav Lajçak, ku kanë biseduar për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.
3 Nëntor 2022, 19:28 -
Lëmshi i padive për fatin e PD-së në Apel! 3 gjyqtarët që kanë alarmuar Berishën mund t’i heqin nga duart partinë që i dha Agron Zhukri
Tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e PD-së nëse i takon Berishës apo Alibeaj kanë kaluar Vetingun me sukses. A është kjo arsyeja se pse Berisha është shqetësuar dhe po ushtron presion për të mbajtur në fuqi vendimin e Agron Zhukrit?
3 Nëntor 2022, 17:43 -
Pushtimi i Ukrainës në këmbim të hakerave rus për të fituar zgjedhjet e 2016-s, ‘plas bomba’ në mediat ndërkombëtare për marrëveshje Putin-Trump
Presidenti rus dyshohet se i ofroi Trumpit, në këmbim të miratimit të tij për "operacionin special ushtarak", mbështetjen e hakerëve të Moskës në fushatën e tij zgjedhore të vitit 2016, të cilën në fakt fitoi.
3 Nëntor 2022, 15:23 -
-
-
Shijaku bëhet bashkia e parë në vend që përfundon procesin e rindërtimit: 802 qytetarë marrin shtëpi private
Ditën e sotme ka nisur procesi për shorteun e shpërndarjes së apartamenteve në 31 pallatet e fundit të rindërtuara në Bashkinë e Shijakut, duke e bërë këtë bashki që të jetë e para e cila përfundon rrugën e gjatë të procesit të rindërtimit dhe mbylljen e shpërndarjes së bonuseve të qirasë
3 Nëntor 2022, 13:26 -
Pedagogët tërhiqen nga greva e urisë, do të vijojnë me protesta
Pedagogët kanë njoftuar se do të tërhiqen nga greva e urisë. Ky vendim vjen një ditë pasi ata paralajmëruan se do të futen në grevë nëse presidenti u siguron jetën, por pas një mbledhje mes anëtarëve të sindikatës së pedagogëve është vendosur të mos futen në grevë.
3 Nëntor 2022, 12:57 -
Zhvarroset një kufomë në Librazhd, dyshohet se mund të jetë ‘Reni i Elbasanit’ i zhdukur në 2014-ën
Autoritetet mund të jenë drejt zbulimit të fatit të Renato Hamzës, i njohur ndryshe si ‘Reni i Elbasanit’ si këngëtar i famshëm tallavaje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit, që mbetet ende e paidentifikuar.
3 Nëntor 2022, 12:21 -
Anëtarëve të KPA iu sigurohet jeta dhe shëndeti, Bylykbashi: Shpenzim luksi në kohë krize, fondin ta përdorin për nevoja tjera! Shtylla: Kemi kërcënime
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projekt buxhetin për vitin 2023. Shtylla kërkoi rritje të buxhetit, ndryshe nga çfarë është parashikuar për KPA për vitin 2023.
3 Nëntor 2022, 12:10 -
Borxhi publik i parashikuar për vitin 2023, Ibrahimaj: Synojmë uljen e tij në 67.5%, eurobondi i ri minimalisht do të jetë në vlerën e 500 milionë eurove
Ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar për deficitin dhe borxhin publik të parashikuar për vitin 2023. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në komision se synohej që vitin e ardhshëm borxhi publik të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto.
3 Nëntor 2022, 11:49 -
Këta janë 8 diplomatët ndërkombëtarë që do të dëshmojnë pro Thaçit në Hagë
8 diplomatë të lartë ndërkombëtarë, pritet të japin dëshminë e tyre pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit po akuzohet për krime lufte nga Dhomat e Specializuara. Avokati i Thaçit tashmë ka bërë publikë emrat e këtyre diplomatëve, të cilët i ka siguruar gazeta Nacionale.
3 Nëntor 2022, 11:25 -
Përfundon afati, kush janë 3 kandidatët për kreun e ri të SPAK
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre emrave, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në mesnatë u mbyll afati për përshfaqjen e kandidaturave, teksa emra që përfliteshin si kandidatë të mundshëm nuk u bën pjesë e garës
3 Nëntor 2022, 10:28 -
‘Kuzhinieri i Putinit në qendër të vëmendjes’, Yevgeny Prigozhin është i uritur për pushtet, karizma e tij prej djalli mund të sfidojë liderin rus
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Petersburg e quajtur Concord Catering and Management, ishte e drejtpërdrejtë: Kryetari i zgjedhur i qytetit të dytë më të madh të Rusisë është mashtrues, sugjeroi deklarata
3 Nëntor 2022, 10:27 -
-
Trump zgjidh padinë me protestuesit që pretendojnë se janë sulmuar nga rojet e tij të sigurisë
Ish-presidenti Donald Trump arriti një marrëveshje të mërkurën me një grup protestuesish që ngritën një padi duke pretenduar se ishin sulmuar nga rojet e tij të sigurisë jashtë ndërtesës 'Trump Tower' në vitin 2015, thanë avokatët e të dyja palëve.
2 Nëntor 2022, 22:55 -
Samiti Arab mbështet palestinezët, bën thirrje për zgjidhje politike në Siri
Samiti arab i organizuar nga Algjeria të mërkurën përsëriti mbështetjen për popullin palestinez. Ai bëri thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit sirian. Liderët arabë theksuan rëndësinë e çështjes palestineze dhe mbështetjen e tyre absolute për të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez.
2 Nëntor 2022, 21:25 -