-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
Drejtori i Institutit shqiptar për gjeopolitikë, Sadri Ramabaja e ka cilësuar marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër si jo më të mirën e mundshme, por pozitive tani për tani. Në një intervistë në “Shtypi i ditës dhe Ju” me gazetarin e Report Tv Andi Kapxhiu, ish anëtari i Vetëvendosjes, u shpreh se marrëveshja gjithsesi nuk është më e mira e mundshme përsa kohë nuk përfshin njohjen de jure të shtetit të Kosovës.
20 Mars 2023, 09:03 -
-
U kap me 113 mijë euro në makinë, Altin Morina ishte përjashtuar edhe në 2015 nga policia për dhunë dhe zbatim të urdhrit të gabuar! E riktheu në punë Apeli
Altin Morina efektivi i RENEA i arrestuar me 113 mijë € në makinë, rezulton se është përjashtuar disa vite më parë nga Policia e Shtetit për ushtrim dhune dhe moszbatimin e urdhërit të eprorit. Përjashtimi i tij është bërë në 2015 nga ish Drejtori Artan Didi, por Morina është rikthyer në detyrë nga Gjykata Administrative e Apelit madje ka detyruar shtetin t'i paguajë si dëmshpërblim edhe 8 paga.
19 Mars 2023, 15:51 -
Mashtrim, humbje historike: Reagimi i opozitës ndaj Kurtit për marrëveshjen në Ohër
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
19 Mars 2023, 14:36 -
Nga 1 Prilli rriten pagat policëve bashkiakë të Tiranës! Veliaj: Janë të parët kudo, edhe aty ku humbet një fëmijë, por janë të fundit që shpërblehen
Nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai vlerësoi punën e uniformave të Policisë Bashkiake, të cilët tha Veliaj vetëm gjatë ditës së verës arritën të gjejnë 2 fëmijë të humbur në Tiranë të cilët më pas i bashkuan me prindërit e tyre.
17 Mars 2023, 18:59 -
SKEMË MASHTRIMI/ FBI-ja arrestoi miliarderin kinez që sponsorizoi sulmet ndaj Hunter Biden
Miliarderi kinez Guo Wengui, i lidhur me ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon, u akuzua për mashtrim pasi SHBA-ja i sekuestroi dhe 634 milionë dollarë në lidhje me dyshimet për krimet e kryera prej tij.
17 Mars 2023, 15:35 -
Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi thirret në SPAK: U denonova nga qytetari që ishte kryer 3 ndërtime pa leje! Dje dëshmoi për 3 orë Vangjush Dako
Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi në SPAK. Report Tv me gazetaren Keti Banushi ka bërë me dije se ndaj Bushit ka pasur 7 kallëzime, ndërkohë që 3 prej tyre është regjistruar procedim, 2 janë dërguar gjykatat e rretheve, ndërsa 2 të tjera janë pushuar si çështje.
17 Mars 2023, 10:28 -
Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Escobar merr pjesë si vëzhgues
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut
16 Mars 2023, 18:53 -
-
Juristi Romeo Kara: Ja si pastroi para ‘vëllai’ i Ilir Metës në një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, provat që do çojnë në burg ish-presidentin dhe Berishën për aferën ‘CEZ-DIA’
Për juristin, kjo deklaratë, jo vetëm që konfirmon fajësinë e Metës, por edhe atë të Berishës, i cili ka qenë në dijeni të kësaj afere, të zhvilluar nën hundën e tij, por, që ai e ka toleruar, duke thyer te gjitha normat etike të qeverisjes dhe ligjet e vendit
15 Mars 2023, 16:19 -
20 vitet e sundimit të Erdoganit në Turqi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandidon për një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet e majit, shënon të martën 20 vjet në pushtet. 69-vjeçari, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2003-2014 dhe më pas si president, filloi si një reformist që zgjeroi të drejtat dhe liritë, duke bërë të mundur që vendi i tij me shumicë myslimane të fillonte negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian
15 Mars 2023, 08:05 -
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton drejt Strasburgut për takimin me eurodeputetët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në
14 Mars 2023, 22:35 -
-
Kreu i OKB-së kërkon shkurtime urgjente të emetimeve: Planeti ynë është në udhëkrye, po shkojmë drejt një pike pa kthim
Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje shkencëtarëve që të ofrojnë fakte të forta për t'i shtyrë qeveritë të bëjnë politika që frenojnë ndryshimet klimatike përpara se të kalohet një prag kyç i ngrohjes globale.
13 Mars 2023, 17:11 -
A ‘ndërroi mendje’ për asocacionin? Kurti: Jemi duke parë 15 modelet e propozuara nga Lajçak, do vendosim për më të favorshmen
Edhe pse i ka parashtruar 6 kushte ndërkombëtarëve si kusht për të pranuar asociacionin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ai bashkë me ministrat e këshilltarët, janë duke i trajtuar 15 modelet e Asociacionit të propozuara nga kryediplomati Lajçak.
13 Mars 2023, 14:46 -
-
Diplomatët e dëbuar rusë strehohen në Beograd, lidhje të forta me inteligjencën e Moskës
Në muajt pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, vitin e kaluar, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Disa nga to përmendën dyshimet për spiunim si arsye për dëbimin e diplomatëve
13 Mars 2023, 12:24 -
-
-
Pasuria e Arben Ahmetajt, nuk janë deklaruar 3 vilat dhe 2 apartamentet që po hetohen nga SPAK, mister burimi i një llogarie 300 mijë euro dhe i një investimi 310 mijë euro
Përveç mungesës së deklarimit të 5 pasurive, mbet i paqartë burimi i një llogaria 300 mijë euro, i një investimi 310 mijë euro, i një shtëpie në Qerret, Benzi 30 mijë euro, shitja e një makine 25 mijë euro dhe 2 mijë m2 tokë
11 Mars 2023, 18:43 -
