-
Ekonomia nën pandemi/ Biznesi 948 mln € humbje në 2020-n, COVID 'goditi' industrinë nxjerrëse, 261 mln euro më pak shitje! Ndërtimi e 'mundi' koronavirusin
Pandemia e COVID-19, goditi ndjeshëm bizneset në vitin 2020, të cilat kanë realizuar 948 milionë euro më pak shitje se në 2019. Sektori më i goditur ka qenë industria nxjerrëse me 261 milionë euro humbje. Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT ndërtimi ishte sektori që mundi pandeminë dhe arriti të sigurojë 70 milionë euro më shumë nga shitjet.
13 Nëntor 2021, 15:26 -
Mesazh Berishës përmes vettingut në politikë? Basha: I jep fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar
Vettingu i politikanëve është një nga shtyllat kryesore ku po përqendrohet aksioni i opozitës, për këtë arsye kryedemokrati Lulzim Basha kujdeset që në çdo dalje publike të vë theksin mbi rëndësinë e saj.
13 Nëntor 2021, 14:01 -
Rëndohet pandemia në Evropë, kufizime në disa shtete! Në një javë u shënuan 2.1 milionë infektime, 9 vende konsiderohen me risk të lartë
Evropa është kthyer sërish në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit, ku disa shtete po rivendosin masa kufizuese me qëllim që të frenojnë rritjen rasteve të reja
13 Nëntor 2021, 13:46 -
Infektohet me COVID-19 i penduari i drejtësisë! Luftar Reçi i dënuar në Drenovë, e çojnë në spitalin e Korçës
I penduari i drejtësisë i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës është infektuar me Covid-19. Luftar Reçi ka rezultuar pozitiv para pak ditësh dhe për trajtim më të specializuar është transportuar në spitalin e Korçës, ditën e djeshme
13 Nëntor 2021, 11:19 -
Falsifikoi dokumentet për të favorizuar Viktor Ymerin, ish-juristi: Firmën e vuri drejtori! 'Rrëfeu 2 vrasje të bujshme në qeli?!' -Nuk bie dëshmia e të penduarit të drejtësisë
Gjykata e Posaçme vendosi masën "arrest në burg" për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit. Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.
13 Nëntor 2021, 10:53 -
Vit i vështirë për sipërmarrjet e energjisë
Situata e pafavorshme hidrike dhe problemet e shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar negativisht në ecurinë e kompanive energjetike në vend, në hallkat e shpërndarjes përmes OSHEE Group, dhe prodhimit përmes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ndërsa më pozitive ishte situata për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST).
13 Nëntor 2021, 03:58 -
Sulmi ndaj Capitol Hill - 6 fletëthirrje për aleatët e Trump
Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Michael Flynn dhe pesë bashkëpunëtorë të tjerë të ish-presidentit Donald Trump akuzohen për përkrahjen e dezinformatave rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar
12 Nëntor 2021, 19:50 -
Debati në Report Tv/ Propozimi për 'Kodin e Familjes', avokatja e Këshillit Ndërfetar: Të mos birësojnë fëmijë personat nën 35 vjeç! Drejtori i qendrës për mbrojtjen e fëmijëve: E palogjikshme
Këshilli Ndërfetar ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve që të marrë parasysh disa kërkesa të tyre në lidhje me projektligjin e 'Kodit të Familjes’. Në atë që kërkon Këshilli Ndërfetar lidhet me rritjen e moshës së birësimit dhe insiston për mosndryshimin e konceptit të martesës dhe bashkëjetesës, pra mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur 18 vjeç.
12 Nëntor 2021, 13:06 -
KE rrit parashikimin për ekonominë shqiptare, e çon në 6.9%! Dy rreziqet, vaksinimi i ulët dhe çmimet e energjisë
Komisioni Europian, në parashikimin e vjeshtës, ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar në 6.9%, nga 4.1% që ishte vlerësimi në pranverë.
12 Nëntor 2021, 12:46 -
Reformimi i sektorit të Energjisë, nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë Franceze për Zhvillim, Shqipëria merr 50 mln euro kredi të butë
Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshje huaje ndihmë për Reformën në Sektorin e Energjisë. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 mln euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, ku do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.
12 Nëntor 2021, 11:40 -
3- mujori i tretë, 6 qarqe të vendit me tkurrje natyrore të popullsisë, lindjet në rënie të shpejtë
Pa marrë në konsideratë emigracionin popullsia e vendit po shkon drejt tkurrjes së natyrshme prej rënies sistematikë të lindjeve dhe rritjes së vdekshmërisë, së fundi edhe prej pandemisë COVID-19.
12 Nëntor 2021, 07:23 -
-
Aktorët protagonistë infektohen me COVID, Teatri Kombëtar njofton anulimin e tre shfaqjeve
Teatri Kombëtar ka njoftuar anulimin e tre shfaqjeve. Bëhet fjalë për shfaqjet “Ferma e Kafshëve”, shfaqjes së Teatrit “Skampa”, “Një Madam nga Argjentina”, autorët protagonistë të së cilave kanë rezultuar të infektuar si dhe shfaqja “Edmond”, si pasojë e aksidentimit të aktorit Lulzim Zeqja.
11 Nëntor 2021, 14:47 -
Falsifikoi dokumentet për të liruar të 'fortin' e Vlorës Viktor Ymerin e Bandës së Gaxhait, SPAK prangos ish-Shefin e sektorit ligjor të Burgut të Peqinit, e kishte të përsëritur
Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, Gani Shehu është arrestuar sot nga SPAK. Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se Gani Shehu paraqiti të dhëna të rreme për një të burgosur që t’i mundësonte lirimin.
11 Nëntor 2021, 13:33 -
-
Niveli më i ulët historik/ Kredia e keqe zbret në 6.49%, Banka e Shqipërisë: Përmirësim i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritje e fuqisë paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin shtator kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.49%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
11 Nëntor 2021, 10:24 -
Konflikti Poloni-Bjellorusi me refugjatët në kufi, BE përgatitet për të shtuar sanksionet kundër Lukashenkos
Bashkimi Evropian ka shkuar një hap tutje në ndëshkim të Bjellorusisë për krizën në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku qindra migrantë nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, vazhdojnë të qëndrojnë në ambiente të ftohta dhe me pak ushqim.
11 Nëntor 2021, 09:27 -
Shitjet e bizneseve ranë me 932 mln euro nga pandemia, ndërmarrjet e mesme më të goditurat
Rënia e aktivitetit lidhet me efektet negative të pandemisë Covid-19, ku gjatë gjysmës së parë shumica e bizneseve mbyllen tërësisht aktivitetin për gati tre muaj, ndërsa kufizimet në lëvizje që shoqëruan të gjithë vitin 2020 shkaktuan tkurrje të shitjeve, sidomos në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve në tërësi.
11 Nëntor 2021, 08:24 -
-
-
Shkolla u rrënua nga tërmeti, nxënësit në Dimal mësim në lokal, kryebashkiakja: Prindërit asnjë ankesë për kushtet, në të kundërtën do i zhvendosim në një fshat më larg
Rreth 300 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Dimal të Beratit, bëjnë mësim në një lokal, marrë me qira nga Bashkia. Shkolla e tyre e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ende nuk është rikonstruktuar. Report Tv kërkoi informacion nga kryetarja e Bashkisë së Dimalit Juliana Memaj, e cila sqaroi se bashkia ka aplikuar pranë sekretariatit teknik për sigurimin e fondeve për ndërtimin e shkollës së re.
10 Nëntor 2021, 18:16
