-
'Situata po përkeqësohet',Et'hem Ruka: Kemi një valë të dytë të COVID-19, më të rëndë
Ruka shkruan se numri i të shtruarve në spital është 82, që është i njëjtë me situatën në muajin prill kur u arrit piku. Gjithashtu shton se tashmë po vjen një valë e dytë e COVID-19, të cilën e parashikon më të fortë se e para dhe nuk dihet se kur do arrijë piku.
22 Qershor 2020, 20:38 -
Besa Shahini e revoltuar: Kritikat nga opozita për shqipen time, gati raciste
Akuzat e opozitës ndaj ministres së Arsimit duke iu drejtuar shpesh dhe shprehjen "Kthehu prej nga ke ardhur", ka revoltuar Besa Shahini duke thënë se këto deklarata po nxisin anti-shqiptarizmin dhe është një shprehje raciste.
22 Qershor 2020, 19:05 -
Ekskluzive/ 60% e pagës 'ngec' në dekretin e gjyqtarëve, SPAK 2 kërkesa Kuvendit: Duam shtesën! Kreun e BKH-së e keni lënë pa rrogë
Prokurorët e SPAK prej 6 muajsh nuk marrin shtesën e pagës 60% për vështirësinë e punës, mbi të cilën kanë zgjedhur këtë detyrë. Shkak është bërë përfshirja e tyre në të njëjtin ligj me betimin e gjyqtarëve kushtetues, të cilin presidenti Meta e ka kthyer pas në Kuvend. Dekreti ka mbetur në Parlament, pa u marrë ende në shqyrtim, edhe pse SPAK i ka dërguar 2 shkresa Kuvendit, ndër të cilat kërkon që të caktohet edhe paga e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
22 Qershor 2020, 17:06 -
Ekskluzive/ 6 anëtarët e KLGJ-së që u rreshtuan pro Metës dhe shkarkuan Ardian Dvoranin, më e ‘zjarrta’ Brunilda Kadi
Anëtarja Brunilda Kadi kërkoi jo vetëm largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë, por edhe moslejimin e tij për t’u bërë gjyqtar në Apel. Maksim Qoku, Medi Bici, Naureda Llagami dhe Brikena Ukperaj kundër kërkesës së Ilir Metës
22 Qershor 2020, 16:02 -
Socialistët 'përplasen' për pasuritë e krimit, Lleshaj: Paratë do shkojnë në dy drejtime! Fino: Agjencia s'mund të mbajë lekët e konfiskuara
Përdorimi i parave të sekuestruara nga krimi ka shkaktuar debate në komisionin e ligjeve. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se do të përdoren për të luftuar krimin, dhe do të jenë nën menaxhimin e Agjencisë së Konfiskimit të Pasurive, Por ky vendim nuk u përkrah nga deputetët socialistë.
22 Qershor 2020, 15:52 -
-
"Të honksha shaminë", Kujtim Gjuzi i nervozuar me batutën e Ramës: Jemi shqiptarë dhe vetëm njëherë e djegim shaminë e beqarit (VIDEO)
Deputeti Kujtim Gjuzi në një deklaratë për mediat thotë se ka marrë garancinë nga kryeparmanentari Gramoz Ruçi për ndryshim të Kodit Zgjedhor.
22 Qershor 2020, 14:07 -
Denoncimi i 7 gjimnazisteve të “Gramoz Palushit” në 2019-ën që zbuloi abuzimet seksuale të rojës së 9-vjeçares (LETRA)
Prej tetorit 2019, 7 nxënëse të gjimnazit “Gramoz Palushi” në Paskuqan, kanë denoncuar në një letër për dijeni edhe policisë, se si roja i 9-vjeçares Abaz Dogu i ngacmonte me veprime të turpshme. Ishte kjo letër, që pas investigimit të mësuesve dhe drejtorit Abaz Hoxha, solli në atë kohë largimin nga shkolla “Azem Hajdari” të 65-vjeçarit, që sot është në bankën e të akuzuarit për abuzim seksual prej 1 viti me një 14-vjeçare.
22 Qershor 2020, 13:16 -
-
Fluturimet rinisën sot pa protokoll në Rinas/ S'ka plotësim formulari, vetëm dezinfektim! Qytetari: Çmimi i biletës i arsyeshëm (VIDEO)
22 qershori shënon rinisjen e fluturimeve nga Aeroporti "Nënë Tereza", megjithatë kjo vlen vetëm për rezidentët, ato që janë arsye shëndetësore apo biznesi, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.
22 Qershor 2020, 11:46 -
-
-
Nuk vuante nga sëmundje shoqëruese, COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit, sot 33 raste, rriten të shtruarit, Shëndetësia po vlerëson rihapjen e spitalit të dytë COVID
Në 7 ditët e fundit janë shënuar 10 viktima, 45 në total. COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit. Rritet numri i të shtruarve në spital duke thyer edhe rekordin që ishte në 2 prill me 81 të prekur në këtë spital. 790 raste aktive në të gjithë vendin.
22 Qershor 2020, 10:31 -
'Drogë e armëmbajtje pa leje'/ OFL i dërgon formularin 3 të dënuarve në Berat e Poliçan (EMRAT)
Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në Berat dhe Poliçani, ku u kërkon tre të dënuarve të deklarojnë burimin e të ardhurave. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
22 Qershor 2020, 10:30 -
-
Nga sot rihapet transporti detar vetëm për pasagjerët e huaj, rezidentët, ata që punojnë në Itali dhe për arsye shëndetësore! Turistët e qytetarët nga 1 korriku
Dita e sotme, 22 qershor 2020 shënon hapjen e të gjitha linjave të transportit ndërkombëtarë të pasagjerëve, por vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët që janë rezidentë dhe që punojnë në Itali, ndërsa për turistët dhe pasagjerët e thjeshtë lëvizja do të bëhet nga 1 korriku.
22 Qershor 2020, 07:10 -
-
Pogradeci çel sezonin turistik, Klosi: Operatorët të përgatisin oferta promovuese për pushuesit
Klosi theksoi se ajo se çfarë duhet të bëjë biznesi është pikërisht ofrimi i ofertave dhe paketave pozitive,në këtë mënyrë Klosi ka nxitur operatorët dhe hoteleritë të përgatisin sa më shpejt oferta të përbashkëta për t'i promovuar.
21 Qershor 2020, 16:44 -
-
COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit nga Tirana, 71 raste të reja, 15 të shtruar në 24 orë te Infektivi, 10 në terapi intensive, një intubuar
Në 6 ditët e fundit janë shënuar 9 viktima, 44 në total. Tirana, e para për rastet aktive dhe viktimat. Ministria e Shëndetësisë: 71 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit. Të prekurit; 31 në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. 10 të shtruar në terapi intensive, një është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.
21 Qershor 2020, 10:33 -
Makinat me qira zbulojnë përfshirjen e dajë e nip në atentatin e Hekuran Billës, tregtari u nxori emrin në polici (Detajet)
Viktor Marku, hasmi i Hekuran Billës rezultonte prej 19 janarit 2020 jashtë Shqipërisë. Hyri ilegalisht në Shqipëri, mori “Smart-in” me qira në Shkodër dhe planifikuan vrasjen e Billës. Nipi i tij Sebastiani mori makinë me qira për të dashurën, por koordinoi sulmin me armë ndaj Hekuran Billës.
21 Qershor 2020, 09:11
