-
Ekskluzive/ Analiza e ADN-së zbardhi grabitjen e çiftit Laze, autori u arrestua në Rinas: Më shtyu Markelian Cungu
Një analizë ADN-je ka sjellë zbardhjen e grabitjes dhe tentativës së vrasjes në Allias të ndodhur mesnatën e 19 janarit 2020 në dëm të Petrit dhe Afërdita Lazes. Kjo analizë shkencore është arritur të kryhet falë, marrjes së një kampioni pështyme në një nga maskat e gjetura që ka idientifikuar njërin prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje Fatjon Mertënikaj.
4 Shkurt 2020, 14:47 -
Paketa anti-KÇK shkon në Kuvend, afati për ta miratuar dhe 5 arsyet pse nisma nuk e pengon SPAK-un, por e ndihmon
Këshilli i Ministrave ka depozituar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend paketën ligjore për goditjen e njerëzve të krimit të organizuar dhe terrorizimin, përmes bllokimit të pasurive, izolimin fizik dhe heqjen e të drejtës për të marrë para publike në çfarëdolloj forme. Sipas nenit 101 të Kushtetutës, akti e humbet fuqinë, në qoftë se nuk miratohet nga Kuvendi brenda 45 ditëve.
4 Shkurt 2020, 14:08 -
-
Vila me pishina, toka dhe makina, OFL e Anti-KÇK-së sekuestron pasuritë në emër të familjarëve të të kërkuarit për pengmarrjen e Prengës (VIDEO)
Në ditën e dytë të aksionit anti-KÇK, Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur pas Shijakut në Shkodër për të goditur pasurinë e pjesës tjetër të grupit të pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar. Sekuestrohet pasuria e të afërmve të Gentian Doçit të cilët duhet të provojnë në gjyaktë se i justifikojnë pasuritë në emër të tyre. Nesër sipas burimeve të Report Tv, OFL-ja do të jetë në Vlorë, ndërsa në mesjavë në kryeqytet.
4 Shkurt 2020, 08:14 -
Del foto-ja/ Basha në avion me Edmond Begon
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat nga selia blu ka ricikluar edhe një herë akuzat ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla.Në daljen për media Alibeaj pretendon mes të tjerash se numri dy i PS-së ka kryer disa udhëtime me të dënuarin për tra fik dro ge, shtetasin Edmond Bego.
3 Shkurt 2020, 19:32 -
-
Foto/ Në shkelje të ligjit, audituesi i KLSH-së aktron në videon e inskenuar të Lulzim Bashës
Përmes kësaj videoje, kryedemokrati ka dalë sërish bllof me inskenimin e tij, pas të cilit fshihen në çdo rast përkrahës dhe militantë të partisë demokratike që hiqen si qytetarë të zakonshëm në përkrahje të Bashës. Në videon e publikuar gjatë ditës së sotme, Basha shfaqet i shoqëruar nga një djalë i ri teksa bashkëbisedojnë për “vizionin” e kryedemokratit.
3 Shkurt 2020, 17:44 -
Aksioni kundër informalitetit, vetëm në janar 40 % e bizneseve kanë kryer shkelje
Rreth 40% e bizneseve të kontrolluara gjatë muajit janar janë konstatuar në shkelje. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shkeljet më të shumta të identifikuara kanë të bëjnë me moslëshim të kuponit tatimor, punonjës të padeklaruar dhe mallra pa faturë. Vetëm në janar janë identifikuar 872 biznese me shkelje.
3 Shkurt 2020, 16:47 -
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, peng i VKM
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme ende nuk ka nisur, pavarësisht se ligji ka hyrë në fuqi më 14 janar 2020. Kjo, për shkak se Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës ende nuk kanë përfunduar së hartuari udhëzimin dhe VKM-në përkatëse që të plotësohet baza ligjore. Pjesë e rivlerësimit mund të bëhet çdo pasuri e paluajtshme, përfshirë edhe toka.
3 Shkurt 2020, 16:41 -
-
'Preja' e parë emergjente e Anti-KÇK-së kompleksi 'Golden' i Altin Hajrit në Shijak! Pas konfiskimit i kalon në pronësi Ministrisë së Brendshme
Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se janë sekuestruar nga efektivët e "Operacionit Forca e Ligjit", veç kompleksit "Golden" edhe tre shtëpi dhe 1 pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Të njëjtat burime thanë se lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte.
3 Shkurt 2020, 14:57 -
-
-
-
Nga dorëheqja tek beteja ligjore, Tahiri kontratë 20 mijë euro me kompaninë e lobimit për të rilidhur 'urat e komunikimit' me SHBA
Ish-ministri i Brendshëm i shqetësuar nga deklaratat e Ambasadës Amerikane ndaj tij, dyshon se mund të kenë ndikuar tek dënimi nga Krimet e Rënda, kompania lobuese do të angazhohet me e-maile, telefonata, letra dhe takime për ndryshimin e imazhit
3 Shkurt 2020, 13:45 -
-
-
Skandali/ Gjonaj: Një i burgosur zhvilloi 850 takime në vit! Maliqi: Ismaili e dinte për Dajtin! Kërcënimi? E bën kastile, që të ruhet me policë (VIDEO)
Interpelanca e dytë e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi që është zhvilluar në Kuvend ka qenë në lidhje me situatën në burgje. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj u shpreh se pas ngjarjeve të fundit, referuar lirimit të Endrit Dokles anëtarit të bandës së Durrësit, ka kërkuar informimin për të gjitha praktikat që shkojnë në gjykatë për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie
3 Shkurt 2020, 11:47 -
Borrell dhe Barnier: Drejt një partneritet të ri midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar
Përfaqësuesi i Lartë e Zëvendëspresidenti Josep Borrell dhe Shefi i UKTF-së Michel Barnie shprehen se: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë një partner të cilit mund t’i besoni. Një mbrojtës i palëkundur i multilateralizmit të bazuar në rregulla, që punon me partnerët tanë për ta bërë botën më të sigurt dhe më të drejtë.
3 Shkurt 2020, 07:25 -
-
Londra mbledh yjet e kinematografisë... zhvillohet ceremonia e çmimeve BAFTA 2020
Ceremonia që paraprin “Oscars” këtë vit mbahet në Royal Albert Hall dhe filmi më i nominuar është amerikan. Bëhet fjalë për Joker që është nominuar plot 11 herë duke e bërë filmin më të vlerësuar të momentit si nga publiku ashtu edhe nga kritikët.
2 Shkurt 2020, 21:12
