-
East Gate i Grupit BALFIN në Shkup mirëpret së shpejti H&M: Objektivi, 10 milionë vizitorë në vit
East Gate Mall në Shkup të Maqedonisë së Veriut, një nga investimet madhore të Grupit BALFIN, të udhëhequr nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, duket se ka ecur përtej pritshmërive në 6 muajt e parë të hapjes së tij.
29 Prill 2022, 13:58 -
-
EKSKLUZIVE/ Pas akuzave të Berishës, DASH nuk tërhiqet: Kemi informacione të besueshme, korrupsioni i tij jehonë në të gjithë rajonin edhe sot! Të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë
DASH konfirmon për Report Tv se të dërguarit e SHBA-së në Shqipëri do të këmbëngulin që zyrtarët e lartë në vend që kryejnë shkelje dhe abuzime të dalin përpara drejtësisë dhe të mos i shpëtojnë pandëshkueshmërisë.
29 Prill 2022, 13:54 -
Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet
Ndikimi i luftës në Ukrainë do të ndjehet edhe në ekonominë e vendit për një periudhë të gjatë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë thonë se sipas një vrojtimi të kryer me bankat vërehet se ndikimi negativ i luftës në ekonomi do të jetë mbi 1 vit.
29 Prill 2022, 11:35 -
Kuvendi voton me 79 vota pro kredinë 40 mln euro për rehabilitimin e Fierzës! Të gjitha votimet në seancë
Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali.
28 Prill 2022, 19:39 -
Lajmi i mirë/ Drejtori i Gjendjes Civile në Report Tv: Nga 1 maji, çdo emigrant do marrë elektronikisht një certifikatë në 6 gjuhë
Nga data 1 maj, çdo emigrant shqiptar që do të kërkojë për të marrë një certifikatë në gjuhën angleze dhe jo vetëm, do të ketë mundësi që ta marrë atë në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë që të vijë në atdhe, e të presë me orë të tëra në sportele.
28 Prill 2022, 19:36 -
Ylli Pata: Sherri i fundit mes dy Berishë-ve në 'Vatra', pasojë e një infektimi toksik të diasporës me hallet e Doktorit
Një fjalim i vitit 1963 në versionin audio i Fan Nolit që qarkullon në Yutube, përveçse shumë popullor e i pëlqyer thuajse unanimisht, është një pasqyrë ky natyrisht do të duhet të shohin veten të gjithë ata që e kanë përdorur “Vatra”-n e madhe për qëllime krejt të vogla personale e tribale.
28 Prill 2022, 17:59 -
-
SPAK, mesazh politikanëve të korruptuar e bosëve të krimit, po ngrihet struktura që heton pasuritë e paligjshme! Ja si do të rekrutohen 8 hetuesit
SPAK nis procedurat për ngritjen e sektorit të hetimit financiar, një nga armët kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përmes goditjes së pasurive. Hetuesit duhet të heqin dorë nga privatësia, të lejojnë kontrollin e komunikimeve dhe llogarive bankare, si dhe duhet të kalojnë vetingun e pasurisë dhe kontrollit të figurë.
28 Prill 2022, 14:34 -
Zhupa i kërkon llogari për largimin e Komitetit të Helsinkit nga Komisioni për Azilin e Refugjatët, Ministri i Brendshëm: S'morëm përgjigje për 3 muaj
Në seancën e sotme plenare, deputetja Ina Zhupa thirri në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, të cilit i kërkoi llogari për mungesën e një anëtari të Komisionit Shqiptar të Helsinkit në përbërje të Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët.
28 Prill 2022, 10:24 -
Në karrige me rrota, i rrethuar nga efektivë, flet në SPAK polici Budani! I ruante shtëpinë, por iu vranë në praninë e tij babë e bir në Elbasan, dosja e bujshme pret të zbardhet (VIDEO)
Në një video të siguruar nga Report Tv Budani duket se është shoqëruar dje për në SPAK nga policia, në gjendje të të rëndë shëndetësore, duke lëvizur me karrocë me rrota dhe me një plagë në këmbën e djathtë.
28 Prill 2022, 09:29 -
-
Menaxhimi i Butrintit, debat në Kuvend! Zhupa: E jepni me koncesion, do e çojmë në SPAK! Rama: Ju i gjetët pronarin teatrit antik, budallallëkun e keni në ADN
Menaxhimi i Butrintit ishte tema e nxehtë e një tjetër diskutimi në seancën e sotme plenare. Deputetja e PD, Ina Zhupa po fliste për të drejtën e informimit dhe u ndal tek çështja e Butrintit, për të cilën ka pasur debate me ministren e Kulturës Elva Margariti në Komision. Në debat ndërhyri edhe Kryeministri Rama.
28 Prill 2022, 07:39 -
Ekskluzive/ Luftar Reçi: Ja kush janë dy personat në burg që mund të marrin në qafë Çapjat, dinë shumë detaje, plan për të vrarë Erjon Llapushin
Report Tv zbulon detaje tjera nga letra sekrete dhe e pazakontë që i penduari i SPAK Luftar Reçi i dërgon Erjon Llapushit, në fund e mbyll letrën duke i kërkuar para për t’i ndihmuar familjen
27 Prill 2022, 17:12 -
Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama: 62.1% më shumë vizitorë të huaj gjatë marsit krahasuar me 2021, sinjal pozitiv për ekonominë
Vetëm katër ditë na ndajnë nga çelja e sezonit turistik, ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan se rritja e numrit të turistëve në vendin tonë tregon sinjale pozitive për ekonominë.
27 Prill 2022, 16:02 -
Shqiptarët kursyen më shumë gjatë pandemisë, rritet me 10% fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave
Ndonëse pandemia nga të gjithë ekspertët konsiderohet një periudhë e vështirë, kjo nuk i ka penguar shqiptarët të kursejnë më shumë dhe të rrisin kursimet në banka. Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave rezulton se gjatë 2021 në 12 bankat e vendit depozitat u rritën me 11.4%, ndërsa 9.9% rritje pësuan depozitat në shoqëritë e kursim-kredive.
27 Prill 2022, 15:42 -
Lorenc Vangjeli: Demokratëve u duhet dëshpërimisht Meta, por demokratët nuk e duan Ilirin
Në temperaturat e larta të kuriozitetit për emrin e ri të presidentit të ri të Republikës, shumëkënd e kanë zënë ethet për fatin e nesërm të presidentit në largim të Republikës. Dy versionet që qarkullojnë e shohin Ilir Metën të rikthyer në partinë e tij dhe sfidant të Erion Veliaj për bashkinë e nesërme të Tiranës.
27 Prill 2022, 14:46 -
-
-
'Shteti në e-Albania', nga 1 maji të gjitha shërbimet online, mbyllen sportelet! Rama: Stacion historik i Revolucionit Digjital! S'ka më radhë, zvarritje e bakshishe
Duke nisur nga 1 maji të gjitha shërbimet publike do të ofrohen online. Duke e cilësuar këtë një Revolucionit Digjital që i jep fund radhëve por edhe korrupsionit, kryeministri Rama garantoi se nuk do të hiqet nga puna asnjë punonjës sportelesh, por do të angazhohen në një proces tjetër punë.
27 Prill 2022, 11:16 -
Kuçovë, ndërpriten punimet në lagjen ‘Llukan Prifti’, investimi 77 mln lekë duhej të kishte përfunduar në gusht 2021! Bashkia: Pengesë shpronësimet
Punimet për rikualifikimin e lagjes "Llukan Prifti" në Kuçovë janë ndërprerë, duke lënë rrugët me çakull e baltë. Investimi me vlerë 77 milionë lekë duhet të përfundonte në gusht 2021, por bashkia tha se nuk ka dalë ende vendimi i qeverisë për të shpronësuar objekte
27 Prill 2022, 10:16
