-
Bizneset duhet të fiskalizojnë faturat deri më 31 gusht! Tatimet: Do lëshohen blloqe tatimore deri në 15 gusht
Të gjitha bizneset do të kenë mundësi që deri në fund të gushtit të lëshojnë fatura nëpërmjet kasave fiskale si dhe të përdorin blloqet tatimore. Drejtoria e Tatimeve thotë se bizneset që nuk kanë nisur fiskalizimin në 1 korrik, dhe vijojnë me sistemin e vjetër kanë afat deri në 31 gusht që të fiskalizojnë transaksionet e tyre.
14 Korrik 2021, 19:48 -
-
Ylli Pata: Problemet e PD-së së Lulzim Bashës, nuk janë prekjet e shpeshta të statutit
Është krejt e çuditshme në fakt, që debati mbi ndryshimet strukturore, pra në statutin e PD-së, po bëhen kryesisht nga ata njerëz që Lulzim Basha i ka degdisur jashtë selisë blu, ndërsa kanë heshtur hartuesit e këtyre ndryshimeve, por edhe mbështetësit mediatikë të kreut të PD-së.
14 Korrik 2021, 17:22 -
8 raste të reja me COVID, asnjë humbje jete! Shkon në 101 numri i qytetarëve aktiv me koronavirus
Asnjë humbje jete për shkak të COVID! Sakaq në vend, nga 4136 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 8 qytetarë. Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë
14 Korrik 2021, 16:47 -
-
Statuti i partisë, Komisioni Statutor kalon vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen draftet e Kadillit dhe Harxhit
Komisioni i Përhershëm Statutor në PD shqyrtoi sot propozimet për ndryshimin e statutit. Në përfundim të mbledhjes që zgjati me shumë se dy orë, kaluan vetëm propozimet e Bashës, të cilat anëtari i Komisionit Enno Bozdo i quajti thjesht rregullime të statutit aktual. Ai tha se duhet të merreshin parasysh edhe idetë e Kadillit, që reformojnë më tej partinë.
14 Korrik 2021, 13:40 -
Taulant Balla për mediat në Gjirin Persik: Emiratet e Bashkuara Arabe fanar i paqes e stabilitetit në rajon, njësoj si Shqipëria në Ballkan
Sekretar i Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka cilësuar Emiratet Arabe një fanar të paqes dhe tolerancës në rajon.
14 Korrik 2021, 11:10 -
Doni të punoni me SPAK? Ambasada e SHBA: Tani është mundësia juaj, ja si mund të aplikoni
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka hapur pozicionin vakant 'Koordinator për Marrëdhëniet me Median'. Nisur nga kjo thirrje e SPAK, ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë e cila shkruan se kjo është një mundësi e mirë për tu bashkuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
14 Korrik 2021, 10:53 -
Përgjimet/ Toto Riina përmendi 'një burrë nga Shqipëria' kur foli për masakrat! Misteri i shqiptarit që po 'mundon' hetuesit italianë! Pjesëmarrës te vrasja e Borsellinos apo masakrës së Chinnici?
Një shqiptar mund të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i Toto Riinës, kreut të mafias italiane Cosa Nostra për dekada, në njërën prej vrasjeve më të rënda mafioze në historinë e Italisë. Ai është ende i paidentifikuar. Mediat italiane kanë publikuar disa përgjime të reja në lidhje me vrasjet mafioze të ndodhura në Palermo në vitet ’80 dhe ’90 të urdhëruara nga kryemafiozi famëkeq Toto Riina.
14 Korrik 2021, 09:35 -
Nga Tepelena vidhnin kamionçina në Lushnjë, në pranga 2 të rinj, njëri prej tyre ishte në arrest shtëpie
Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit’ që e kishte lënë të parkuar. Saktësisht janë arrestuar Andi Orucai 19 vjeç dhe Mariglen Kondi 25 vjeç. Dy të rinjtë vinin nga Tepelena dhe vidhin kamionçina në Lushnjë.
14 Korrik 2021, 08:34 -
20-vjeçari pret gishtat në vendin e punës, pronari turk e hedh në rrugë: Donaldi çun i mirë, kujdes jo
Emisioni Stop ka trajtuar një histori të dhimbshme, por dhe problematike. Bëhet fjalë për një aksident në punë, që një djali të ri të quajtur Donald Tufi 20 vjeç i ka kushtuar gishtin e njërës dorë.
13 Korrik 2021, 22:32 -
Situata me plehrat në Spille, Landfilli i Sharrës: Përgjegjësi e kreut të Bashkisë Kavajë, refuzoi të jepte sasinë e mbetjeve
Pas deklaratës së Kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, i cili bëri fajtor Landfillin e Sharrës për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit, ka reaguar 'Integrated Energy'. Landfilli i Sharrës përgënjeshtron kryetarin e Bashkisë Kavajë. Sipas tyre kreu i Bashkisë ka refuzuar të jepte sasinë e mbetjeve dhe situata e krijuar është përgjegjësi e tij.
13 Korrik 2021, 21:04 -
Mori 2000 euro nga 2 gra për të futur njërën në punë, GJKKO 'arrest shtëpie' për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të përfshirat! Avokatja nga Durrësi që bëri ndërmjetësen
Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
13 Korrik 2021, 20:47 -
Shpërndarja e mandateve të deputetëve, 'Kushtetuesja' publikon vendimin e arsyetuar: Masa e herësit është e madhe, s'është respektuar proporcionaliteti
Pas vendimit të marrë më 30 qershor, ku ka pranuar pjesërisht kërkesën e Bindjes Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit, Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e argumentuar. Ndryshe nga siç u interpretua Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij.
13 Korrik 2021, 19:27 -
Një ditë pasi mori detyrën në krye të AMA-s, Armela Krasniqi merr vendimin e parë
Një ditë pasi ka marrë zyrtarisht detyrën kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka vendosur të anulojë procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, “Fëmijët dhe Reklamat” në televizione dhe portale”.
13 Korrik 2021, 19:02 -
-
-
Në vetëm 4 muaj gati 1 ton kokainë u zbulua në Portin e Durrës, 5 operacionet e suksesshme të autoriteteve në Shqipëri
Kapja e 12 kilogramëve kokainë sot në Portin e Durrësit është sasia më e vogël, e krahasuar me të gjitha ngarkesat e sekuestruara nga autoritetet shqiptare në muajt e fundit. Vetëm në 4 muajt e fundit 4 operacione të tjera janë realizuar me sukses dhe kanë rezultuar në sekuestrimin e 928 kilogramëve kokainë.
13 Korrik 2021, 17:31 -
-
Afera me Fatos Tushen 'maja e ajsbergut'? Bujar Murati edhe 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, vlera miliona euro! Historia nga arrestimi në 2009 tek prangosja nga SPAK
Biznesmeni Bujar Murati që u arrestua për aferën me kanalin e ujit bashkë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe grupin e tij, ka marrë edhe 18 tendera të tretë me flamur të kuq me vlerë miliona euro, pa garë, duke ‘eliminuar’ konkurrentët dhe me oferta fituese gati sa fondi limit. Gjatë katër viteve të fundit 66 kontrata publike, shumica me bashkitë.
13 Korrik 2021, 16:47 -
Raporti/ Në maj 2021 shtohet sipërfaqja e kultivimit të kanabisit, rritet edhe forca goditëse nga policia! Asgjësohen 43 mijë rrënjë në gjithë vendin
Në muajin Maj i këtij viti rastet e zbuluara më kanabis kanë qenë me të larta krahasuar me vitet e kaluara, por sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, edhe forca goditëse ka qenë më e lartë pasi vetëm në një muaj u asgjësuan rreth 43 mijë rrënjë kanabis.
13 Korrik 2021, 16:17
