-
10 fotografi që tregojnë se si kanë ndryshuar fytyrat e modeleve të njohura me kalimin e kohës
Është e vështirë ta besosh, por Cindy Crawford mbushi 55 vjeç në 2021, Naomi Campbell është 51 vjeç, ndërsa Heidi Klum është 48 vjeç. Christie Brinkley kohët e fundit mori pjesë në një fushatë reklamuese për produktet e kujdesit për lëkurën dhe kur shikon këto foto, është e vështirë të imagjinohet se gruaja në to është 67 vjeç.
9 Korrik 2021, 20:43 -
Njerëzit e drejtësisë që po falin ‘kamikazët’ e rrugës, Binas Nina e Miranda Konica vetëm 4 vite burg për Behar Pemën që vrau dy vajza në 2020, Gjykata e Tiranës liroi Jehon Breçanin
Gjyqtarë dhe prokurorë pa Veting po shfrytëzojnë hapësirat në Kodin Penal duke shpëtuar vrasësit e rrugës. Behar Pema ia hodhi me 4 vite burg pasi goditi për vdekje në gjendje të dehur me makinë dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia. Gjykata e Tiranës liroi nga qelia djalin e Erzen Breçanit që i këputi këmbën me maminë 23-vjeçares Xhesina Gega
9 Korrik 2021, 17:23 -
Asnjë viktimë për shkak të COVID, rriten rastet e reja, shënohen 15 të infektuar me koronavirus
Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, por rastet e reja kanë ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2108 testime të kryera janë regjistruar 15 raste të reja, ndërkohë që aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin
9 Korrik 2021, 16:21 -
-
Sezoni turistik 2021, policia publikon masat e marra: Janë angazhuar 1607 punonjës policie, patrulla me biçikleta në plazhe, lokalet të respektojnë masat anti-COVID
Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat e marra gjatë sezonit turistik të vitit 2021. Policia bën me dije se si rrjedhojë e masave të marra dhe e statusit të vendit tonë “si një vend i hapur dhe i sigurt” edhe përsa i përket pandemisë së COVID-19, për shkak të pritshmërisë së ardhjes së pushuesve vendas dhe të huaj janë angazhuar 1607 punonjës të Policisë
9 Korrik 2021, 15:44 -
Nga 1 qershori programacionin e Digitalb nuk mund ta ndiqni më në TiBO, ndërpritet bashkëpunimi
Të gjithë abonentët që do të kenë në vijim abonime me platformën dixhitale TiBO nuk do të kenë mundësi të ndjekin kanalet e DigitAlb dhe programacionin e tij. Njoftimi është bërë nga vetë Digitalb, i cili bën me dije se më 1 qershor ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqërinë TiBO
9 Korrik 2021, 14:56 -
-
-
Arrestimi i kolegëve për ryshfet, mjekët në ditën e dytë të protestës! Stroni: Drejtësia në presion e merr vendime abuzive, distancohemi nga aktet korruptive
Mjekët e Spitalit të Traumës vijojnë ditën e dytë të protestës për për arrestimin e 2 mjekëve Serdi Meminit, 34 vjeç, dhe Ervin Sulajt, 45 vjeç, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës
9 Korrik 2021, 09:17 -
-
Pas 20 vitesh luftë, Biden: Me 31 gusht përfundon tërheqja e trupave amerikane! Afganët duhet të vendosin vetë për të ardhmen
Presdienti Joe Biden ka njoftuar se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të përfundojë me 31 gusht. Në një deklaratë për shtyp, Joe Biden u shpreh se se populli afgan duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij, pasi nuk mund të sakrifikojnë një brez tjetër amerikanësh në një luftë të pamposhtur.
8 Korrik 2021, 22:34 -
Çështja e Luan Dacit në dorë të Gjykatës së Lartë! KPA: Pezullojmë hetimin disiplinor deri në një vendim të gjykatës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor për pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci deri në një vendim nga Gjykata e Lartë, Luan Daci ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin e KPA për shkarkimin nga detyra dhe për vendimin e GJKKO ku e ka dënuar atë më 1 vit shërbim prove për falsifikim dokumentesh.
8 Korrik 2021, 19:48 -
Nga 2 amnistitë, lista e zezë me përdhunuesit tek përgjysmimi i pagave për deputetët, 30 nismat ligjore që do shqyrtohen nga Kuvendi i ri në shtator
Kuvendi aktual mbylli legjislaturën pa miratuar 30 nisma ligjore të rëndësishme që janë propozuar nga qeveria dhe deputetët. Projektligjet nuk janë tërhequr, por do të jenë pjesë e agjendës së punimeve të Kuvendit të ri. Nismat më të ‘nxehta’ janë amnistia për paratë dhe pasuritë e padeklaruara, fshirja e gjobave gjatë pandemisë, propozimi për përgjysmimin e pagës dhe privilegjeve të deputetëve, ligji për referendumet, ndryshime në Kodin Penal, Kodin e Familjes dhe krijimi i një regjistri me personat e dënuar për krime seksuale.
8 Korrik 2021, 17:28 -
-
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM i kërkon Komisionerit Publik ankimimin e vendimit për gjyqtarin e Tiranës, Gerd Hoxha
Komisioneri Publik pritet që të ankimojë në KPA vendimin e KPK për Gerd Hoxhën, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur ditën e sotme Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
8 Korrik 2021, 16:56 -
-
Miku i ngushtë i Koço Devoles publikon bisedat e aktorit të njohur para se të humbte betejën nga COVID: Spitali më duket si burg, u mërizta që ditën e parë
Gazetari i njohur, Mitro Çela ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me mikun e tij, humoristin e ndjerë Koço Devole, para se ky i fundit të humbte jetën nga COVID-19. Çela ka treguar se pesë vitet e fundit qëndronte gjithë kohën me Koço Devolen dhe Filip Çakullin, ndërkohë që shton se “rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë. Ky rit përsëritej çdo ditë”.
8 Korrik 2021, 14:30 -
Investimet amerikane në Shqipëri, Kim: Janë rritur por ka potencial edhe më shumë! 40 rekomandimet e Dhomës Amerikane për klimën e biznesit
Investimet që po arrihen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara po rriten por ka gjithmonë për të bërë më shumë. Deklaratën e ka bërë vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila përmes një postimi në twitter thotë se investimet po rriten ndërsa korrupsioni po luftohet.
8 Korrik 2021, 13:54 -
-
Arrestimi i 2 mjekëve me akuzën se i morën ryshfet të plagosurit në masakrën e Velipojës, mjekët në protestë: Bakshishe do jepen gjithmonë, problem sistemi
Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor kanë dalë sot në një protestë në shenjë revolte për arrestimin e 2 mjekëve Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës
8 Korrik 2021, 08:39 -
Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, vala e tjetër e pandemisë nuk krijon recesion
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përmirësoi pritshmëritë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe në dy vitet në vijim. Në projeksionet e reja për 23 vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria instituti rishikoi me rritje projeksionet për ekonominë e 20 vendeve.
8 Korrik 2021, 07:56
